Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Më 19 prill, Forcat e Armatosura Serbe mbajnë stërvitjet vjetore në poligonin Peshter. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se shefi i këtij misioni, gjeneralmajori, Ozkan Ulutas, do të vëzhgojë stërvitjet në Serbi, për të cilat Beogradi ka njoftuar KFOR-in për përgatitjet për mbajtjen e tyre.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin kërcënim për sigurinë e Kosovës dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Më 19 prill, Forcat e Armatosura Serbe mbajnë stërvitjet vjetore në poligonin Peshter. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se shefi i këtij misioni, gjeneralmajori, Ozkan Ulutas, do të vëzhgojë stërvitjet në Serbi, për të cilat Beogradi ka njoftuar KFOR-in për përgatitjet për mbajtjen e tyre.
Gjatë mbikëqyrjes së punimeve që po bëhen për ndërtimin e një rruge në Klinë, Kurti u pyet nga gazetarët lidhur me situatën në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Ai tha se në veri, organet kosovare të sigurisë janë “të pranishme dhe funksionale”, por shtoi se 30 kilometra larg kufirit me Kosovën, Serbia po kryen stërvitje ushtarake.
“Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime, përveç se është 30 kilometra larg kufirit të Kosovës, është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi. Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori e aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë, që ata nuk e njohin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë”, tha Kurti.
Por, sa i përket pjesëmarrjes të shefit të KFOR-it në këto stërvitjeve në Serbi, zëdhënësi i KFOR-it, koloneli tha pjesëmarrja e Ulutas “reflekton raportin efektiv që KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Serbe kanë zhvilluar përgjatë viteve”, përfshirë edhe përmes kontakteve të rregullta që kanë me shefin e ushtrisë serbe, “por edhe përmes vëzhgimeve në të kaluarën që KFOR-i u ka bërë stërvitjeve të Forcave të Armatosura Serbe”.
Për praninë dhe stërvitjet ushtarake serbe pranë Kosovës, Kosova kishte reaguar edhe më herët. Që nga shtatori i vitit të kaluar, kur një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Zveçan, autoritetet në Kosovë disa herë kanë akuzuar Serbinë se vendosë afër kufirit trupat e saj.
Në mars të këtij viti ishte hera e fundit që Kosova pretendoi se Serbia kishte dërguar njësite ushtarake pranë kufirit, por këto pretendime të bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u hodhën poshtë nga autoritetet serbe. Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.
Marrë nga REL
Memoriali për të vrarët në masakrën e Reçakut. KOSOVA- Gjatë vitit 2023 Prokuroria Speciale e Republikës së ...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në katër komunat në ve...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, gjatë vizitës në kufirin mes Finlandë...
Marrëveshja e arrirë KOSOVË- Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë...
Itamar Ben Gvir LINDJE E MESME- Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir, ka bërë një postim me një...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka kujtuar 11 vjet...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Finlandës Petteri Orpo në një konferencë të përbashk&e...
Foto ilustruese JAPONIA- Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injorim të vlerësimeve ...
Foto ilustruese KOSOVË- Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i...
"Kometa e Djallit" AUSTRALI- "Kometa e Djallit" e gjelbër tani është e dukshme në qiejt australianë, duke ofruar një shans nj...