LIVE UPDATES
Bota

Çfarë do të ndodhë pas votimit të dielën në veri të Kosovës?

Popullata shumicë serbe në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok nuk i pranon kryetarët shqiptarë, por ka shumë mundësi që, më 21 prill, të mos votojë për largimin e tyre. Kjo, pasi Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi - i ftoi në bojkot.

19 Prill 2024, 09:57 Nga N.F
Çfarë do të ndodhë pas votimit të dielën në
Foto ilustruese

KOSOVË- Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të sigurt, nëse nuk zëvendësohen nga pjesëtarë të komunitetit serb të dielën, thotë për Radion Evropa e Lirë Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës. Ai thekson se nëse votimi për shkarkimin e kryetarëve më 21 prill nuk rezulton i suksesshëm, nisma e re për këtë qëllim nuk do të mund të merret në 12 muajt e ardhshëm.

“Kjo rrethanë është domethënëse, sepse e bën të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në ato komuna, sidomos nëse e kemi parasysh edhe faktin se në vitin 2025 do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat zakonisht shpallen në tremujorin e dytë të vitit paraprak [në këtë rast më 2024]”, thotë Cakolli. Në anën tjetër, politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiç, vlerëson se kryetarët shqiptarë që mbeten në pushtet, mund ta thellojnë krizën dhe t’i rrisin sërish tensionet në terren.

Popullata shumicë serbe në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok nuk i pranon kryetarët shqiptarë, por ka shumë mundësi që, më 21 prill, të mos votojë për largimin e tyre. Kjo, pasi Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi - i ftoi në bojkot. Për shkarkimin e kryetarëve duhet që opsioni “Po” të rrethohet nga së paku 50 për qind plus një votues me të drejtë vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Sërgjani nga Leposaviqi thotë se nuk sheh rrugëdalje. Ai beson se situata, pas votimit të së dielës, do të mund të normalizohet vetëm me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

“Është kohë e vështirë, askush nuk e di se si do të jetë [pas së dielës]. Zgjedhjet duhet të mbahen, por si - kjo është një çështje që do marrëveshje më të madhe”, thotë ai. “Kjo krizë vështirë se do të ketë fund”, thotë Stojadini, gjithashtu nga Leposaviçi.

Edhe Bogdani nga Mitrovica e Veriut beson se kriza do të thellohet dhe shton se “parashikimet për popullin serb në Kosovë nuk janë të mira”. Për bashkëqytetaren e tij, Marija, “gjendja e serbëve në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e keqe”.

“Ka rryma të mëdha politike që luajnë rol këtu dhe çdo gjë do të rëndojë mbi kurrizin e qytetarëve”, thotë ajo. Votimi më 21 prill organizohet në bazë të Udhëzimit Administrativ që hartoi Qeveria e Kosovës, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

Kryetarët shqiptarë morën pushtetin atje, pasi Lista Serbe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë zgjedhjet e prillit 2023, të cilat u organizuan pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 - edhe atëherë me iniciativën e Listës Serbe. Kjo parti, ndërkohë, kërkoi zgjedhje të reja, mbështeti peticionin e qytetarëve për shkarkimin e kryetarëve, por, më 7 prill, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve.

Si një prej arsyeve, Lista Serbe përmendi listën e vjetruar të votuesve. Gogiç thotë se Lista Serbe zgjodhi “vijën e rezistencës më të vogël” dhe shton se duhej të bënte më shumë përpjekje dhe t’iu shpjegonte qytetarëve përse është e rëndësishme që votimi i 21 prillit të jetë i suksesshëm.

“Ata e panë se e kanë të vështirë të mobilizojnë njerëz në numër të mjaftueshëm dhe më pas, për të mos i dhënë legjitimitet kësaj vote, zgjodhën bojkotimin”, thotë Gogiç, duke kujtuar se ky qëndrim u kritikua edhe nga vendet e QUINT-it: SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Gjermania.

Gogiq thotë se pas votimit të së dielës, kryetarët shqiptarë do të ndihen “të fuqishëm”, sepse nuk do të zëvendësohen dhe do të mund të vazhdojnë të marrin vendime që popullata lokale serbe nuk i mbështet. Në këtë mënyrë, sipas tij, ata do ta thellojnë hendekun që tashmë ekziston.

“Problemi këtu nuk është vetëm se nuk ka kryetarë komunash që e pasqyrojnë vullnetin e popullatës, por se strukturat komunale janë joefektive, marrë parasysh se edhe zyrtarët komunalë janë larguar nga institucionet [në vitin 2022] dhe nuk ka pasur zëvendësim adekuat të personelit”, thotë ai. Nenad Radosavleviç, drejtor i Departamentit për sport, rini dhe kulturë në Komunën e Leposaviqit, konfirmon se komunat nuk punojnë me kapacitetin e tyre të plotë.

“Më me rëndësi është shpenzimi i buxhetit për disa projekte shumë të rëndësishme dhe ai po ec shumë ngadalë. Nuk kemi njerëz të kualifikuar për të shpallur procedura të tenderit... Kemi problem të madh, po angazhojmë njerëz nga komuna të tjera. Por, kjo nuk do të mund të vazhdojë nëse nuk reagon Qeveria e Kosovës”, thotë Radosavleviç për Radion Evropa e Lirë.

Radsoavleviç ka thënë më herët se ka pranuar të jetë drejtor i Departamentit për sport, rini dhe kulturë në Komunën e Leposaviçit, në mënyrë që të shfrytëzohet buxheti i planifikuar, derisa kriza në veri të vazhdojë.

Tani, ai shfaq besimin se do të gjendet një mënyrë për t’i shpallur zgjedhjet e reja në komunat në veri dhe se çdo gjë “do të kthehet në normalitet”. Edhe pse duket se votimi i së dielës do të jetë i pasuksesshëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit. Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “Po” ose “Jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të Kosovës të shkarkohet.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00. Por, ajo që nuk dihet ende, është se ku do të hapen qendrat e votimit. Zgjedhjet e fundit lokale, në prill të vitit 2023, u mbajtën në kontejnerë, për shkak se drejtorët e institucioneve arsimore nuk dhanë leje që qendrat e votimit të hapeshin në ambientet e tyre - gjë që ishte praktikë më herët. Institucionet arsimore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë punojnë nën sistemin serb.

KQZ-ja tha se 33 institucione arsimore refuzuan t’i ofrojnë objektet e tyre për votimet për ose kundër largimit të kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Gjithashtu, u tha se po punohet në mënyrë intensive për gjetjen e lokacioneve të reja alternative, që do të shërbejnë si qendra votimi më 21 prill, ndonëse ligji “i detyron komunat dhe drejtorët e shkollave t’i ofrojnë ambientet publike për qëllime votimi”.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha më 18 prill se policia apo Ministria e Brendshme janë të gatshme t’i ndihmojnë KQZ-së për të organizuar një votim të mirë dhe paqësor.

Marrë nga REL

votim kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet