Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Murphy ishte në mesin e senatorëve që më 2 Mars, përmes një deklarate të përbashkët me senatorët e tjerë të Nënkomitetit për Marrëdhënie me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunim Rajonal të Sigurisë, kërkuan nga Kosova dhe Serbia që të pajtohen me planin e zbatimit të Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit mes dy vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i gatshëm të vazhdojë diskutimet për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Këto deklarata ai i bëri gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar të premten mbrëma me senatorin amerikan, Chris Murphy.
Murphy ishte në mesin e senatorëve që më 2 Mars, përmes një deklarate të përbashkët me senatorët e tjerë të Nënkomitetit për Marrëdhënie me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunim Rajonal të Sigurisë, kërkuan nga Kosova dhe Serbia që të pajtohen me planin e zbatimit të Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit mes dy vendeve.
Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë takimit të 27 Shkurtit në Bruksel, u pajtuan se nuk ka më nevojë për diskutime lidhur me propozimin evropian, që ka mbështetjen edhe të SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
BE-ja më pas tha se palët kanë shprehur gatishmërinë që të punojnë në planin për zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejtë një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiçit në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 Mars në Ohër.
Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes mes dy vendeve.
BE-ja dëshiron që në këtë takim palët të pajtohet për një aneks të planit që përfshin një kalendar të qartë se kur duhet të përmbushen të gjitha elementet e saj.
Në propozimin evropian, që është publikuar më 27 Shkurt, nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL
Punë nga shtëpia, kohë pune më fleksibël, më shumë kualifikim, më shumë digjitalizim. Pandemia e Coronës e k...
Zgjedhje MAL I ZI- Ditën e sotme në komunën shqiptare të Tuzit në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Qytetar&eu...
Foto ilustruese Një përpjekje dypartiake e shteteve për të luftuar manipulimin zgjedhor është vënë në epiqend&...
Marianne Williamson Shkrimtarja Marianne Williamson, njoftoi zyrtarisht të shtunën kandidimin për Presidente, duke u bërë demokrat...
Foto ilustruese Vdekjet nga mbidoza me drogën fentanil kanë bërë që komunitetet në të gjithë Shtetet e Bashkuara t&...
Martin Cooper Martin Cooper, i lindur në Çikago në vitin 1928, është një inxhinier amerikan që udhëhoqi ekipin q&...
Francë FRANCË- Një autobus që transportonte 40 nxënës të shkollave fillore në shtëpi nga një udhëtim...
Sergei Lavrov INDI- Komentet e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, u pritën me të qeshura në një konfere...
Foto nga Kuba HAVANA- Kuba po përjeton një eksod masiv. Një krizë politike dhe ekonomike e përkeqësuar më tej nga ndikim...
Foto ilustruese Të dielën në komunën me shumicë shqiptare, në Tuz të Malësisë, mbahen zgjedhjet vendore ku gar...