LIVE UPDATES
Bota

Marianne Williamson, kandidatja e parë demokrate që sfidon Biden për zgjedhjet e 2024

70-vjeçarja, këshilltarja shpirtërore e dikurshme e Oprah Winfrey-t, duket se do të bëjë opozitë simbolike - një tregues kjo se sa të bashkuar janë demokratët rreth Joe Biden-it.

4 Mars 2023, 22:45 Nga k.m.
Marianne Williamson, kandidatja e parë demokrate që sfidon Biden
Marianne Williamson

Shkrimtarja Marianne Williamson, njoftoi zyrtarisht të shtunën kandidimin për Presidente, duke u bërë demokratja e parë që sfidon zyrtarisht Presidentin Joe Biden për zgjedhjet e vitit 2024.

"Nga sot, unë jam kandidate për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara", tha ajo në çeljen e fushatës në kryeqytetin e vendit.

70-vjeçarja, këshilltarja shpirtërore e dikurshme e Oprah Winfrey-t, duket se do të bëjë opozitë simbolike - një tregues kjo se sa të bashkuar janë demokratët rreth Joe Biden-it.

Fushata e zonjës Williamson përfshin slogane si: "Një fillim i ri" dhe "Trazojeni sistemin".

Ajo planifikon të bëjë fushatë në shtetet me votime të hershme në kalendarin zgjedhor për vitin 2024, përfshirë Nju Hempshërin, që kërcënon të sfidojë një plan të mbështetur nga Presidenti Biden dhe Komiteti Kombëtar Demokratik që gara për nominimet të fillojë në Karolinën e Jugut. Joe Biden, 80 vjeç, është presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të ishte 86 vjeç në fund të një mandati të dytë.

Shumica e njerëzve në Shtetet e Bashkuara – madje edhe shumica e demokratëve – thonë se nuk duan që ai të kandidojë përsëri, sipas një sondazhi nga Qendra për Kërkime për Çështjet Publike të Associated Press-NORC.

Presidenti pritet të njoftojë në javët e ardhshme se do të kandidojë sërish.

Zonja e Parë Jill Biden i tha kohët e fundit agjencisë Associated Press se presidentit nuk i mbetej për të bërë asgjë më "shumë" veçse të zgjidhte një kohë dhe vend për të shpallur ambicien e tij për t’u rizgjedhur.

E lindur në Teksas, por me banim në Beverly Hills, Kaliforni, zonja Williamson është autore e më shumë se 10 librave. Në vitet 1980, ajo hapi “Qendrën për të Jetuar” në Los Anxhelos dhe më vonë në Nju Jork, në mbështetje të personave me HIV dhe AIDS. Ajo drejtoi një fushatë të pasuksesshme si kandidate e pavarur për të qenë përfaqësuese e Kalifornisë në Kongres në vitin 2014 dhe mbështeti Senatorin e Vermontit Bernie Sanders në vitin 2016 përballë kandidates së ardhshme demokrate për presidente Hillary Clinton./VOA

marianne williamson

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet