LIVE UPDATES
Bota

“Kur të refuzojnë, përballesh me limitet e tua”, diskriminim që nga tekstet shkollore

Ajo vjen nga Vitia - pjesa juglindore e Kosovës - dhe studimet i kreu në Prishtinë, rreth 60 kilometra larg qytetit të saj. Atëkohë jetonte në një konvikt të Qendrës së Studentëve në kryeqytet. Por, meqë banjat aty ishin të përbashkëta, mendoi që të kalonte në një konvikt tjetër, ku secila dhomë kishte banjën e vet.

4 Maj 2024, 14:04 Nga N.F
“Kur të refuzojnë, përballesh me limitet e tua”,
Mimoza Zejnullahu

KOSOVË- Kur një studente refuzoi ta ndante dhomën e konviktit me të, Mimoza Zejnullahu ndjeu se aty ishin limitet e saj.

“Kur dikush nuk të pranon në dhomë për faktin se je e verbër... është një emocion i fortë. Aty ballafaqohesh fiks me limitet e tua”, thotë ish-studentja e psikologjisë.

Ajo vjen nga Vitia - pjesa juglindore e Kosovës - dhe studimet i kreu në Prishtinë, rreth 60 kilometra larg qytetit të saj. Atëkohë jetonte në një konvikt të Qendrës së Studentëve në kryeqytet. Por, meqë banjat aty ishin të përbashkëta, mendoi që të kalonte në një konvikt tjetër, ku secila dhomë kishte banjën e vet.

“Kam dashur ta ndërroj dhomën, por kjo më ka bërë ta përjetoj shijen e hidhur që ta jep diskriminimi - u refuzova nga një vajzë që ishte aty dhe nuk deshi ta ndante dhomën me mua”, kujton Mimoza për Radion Evropa e Lirë.

Ajo e humbi shikimin në vitin 2012, kur ishte 31 vjeçe, si pasojë e një problemi të papritur shëndetësor. Atë vit e quan “vit i territ”. Iu desh ta kalonte edhe një vit tjetër, derisa vendosi të bëhej pjesë e organizatës së personave të verbër në Gjilan, e pastaj edhe të fillonte studimet për Psikologji të Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës.

“Ka qenë vështirë të përshtatem me mësimin përmes dëgjimit, sepse për një person që është shkolluar duke shkruar vetë, është sfidë pastaj edhe mbajtja e shënimeve, sepse nuk kam ditur brajl [alfabetin për personat e verbër]”, thotë Mimoza - sot edhe me nivelin master të përfunduar.

Përpara se ta niste këtë edukim, ajo punonte si infermiere në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Dhe kalimi në psikologji nuk i ndodhi rastësisht.

“E kam përjetuar vetë mungesën e një ndihme psikologjike kur e kam humbur shikimin. Kam pasur shumë nevojë të flas me dikë, por nuk kam mundur ta gjej, ose nuk kam pasur burime që më kanë drejtuar diku”, thotë Mimoza, sot 43 vjeçe.

Diskriminimi i kategorive të caktuara të shoqërisë në Kosovë ka një zanafillë edhe më të hershme - qysh në librat shkollorë.

“Djali i zgjuar dhe i verbëri” është një fjali e përdorur në një tekst të librit të klasës së gjashtë.

Ky shembull dhe të tjerë u identifikuan së voni në disa tekste shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë, nga autorë të ndryshëm, gjatë rishikimit të 38 syresh - 21 në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe 17 të Matematikës. Kjo është faza e parë e rishikimit që u realizua në kuadër të një projekti për arsimin, KosEd, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Raporti tashmë është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës dhe, sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, problemet e identifikuara do të adresohen me Ligjin e ri për tekste shkollore, i cili është në shqyrtim. Ajo thotë se ligji parasheh rishikimin e vazhdueshëm të teksteve shkollore - çdo vit.

“Pra, gjithçka do të evidentohet dhe përmirësimi do të adresohet në kohë reale”, thotë Nagavci për Radion Evropa e Lirë.

Raporti tashmë është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës dhe, sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, problemet e identifikuara do të adresohen me Ligjin e ri për tekste shkollore, i cili është në shqyrtim. Sipas Nagavcit, tani në proces të fillimit të rishikimit janë tekstet e shkencës. Nagavci thotë se këto rishikime kanë nisur duke marrë për bazë edhe rezultatet e testit PISA.

Kosova, për disa vite, ka dalë gati në fund të listës në këtë test, që mat aftësitë e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë. Ragip Gjoshi, bashkautor i njërit prej teksteve të rishikuara, thotë për Radion Evropa e Lirë se tekstet me gabime është dashur të kthehen tek autorët për përmirësim.

“Nuk më kujtohet [ndonjë gabim], sepse ne kemi pasur detyra të ndara - dikush, për shembull, pjesën e teksteve letrare, dikush joletrare, dikush ka pasur gramatikën...Por, nuk do të thotë që jam i përkryer, prandaj libri kalon nëpër duart e recensentëve, kalon nëpër duar të lektorëve që të finalizohet. Dhe, kur të shkojë në duart e nxënësve, të jetë pa defekte”, thotë Gjoshi.

Lidhur me gabimet e identifikuara gjatë rishikimit të teksteve shkollore, ministrja Nagavci thotë se do të ketë masa ndaj recensentëve, që i lejuan përmbajtjet e tilla.

“Tashmë kemi recensentë, të cilët, jo vetëm sivjet por edhe viteve të kaluara, janë përjashtuar nga përfshirja dhe dhënia e mundësisë që ata të jenë në pozita të njëjta”, thotë Nagavci.

Ajo shton se me ligjin e ri është paraparë që emrat e recensentëve të jenë publikë që nga fillimi. Në raportin e rishikimit u identifikuan edhe tekste me përmbajtje bullizuese, si për shembull për personat mbi peshë. Gjithashtu u vlerësua se kopertinat e disa teksteve nuk janë kreative dhe nuk i motivojnë nxënësit për mësim.

Përmbajtja dhe ilustrimet në disa raste u vlerësuan si jo të duhura për moshën, të cilët e kanë nxënësit që mësojnë me atë libër. Aty u identifikua edhe diskriminim gjinor.

“Ema si princeshë - në këtë tekst ka shumë paragjykime për Emën, duke e përqeshur se ajo është e shëndoshë. Në klasa ka nxënës me mbipeshë, kështu që mund të ndjehen të prekur”, thuhet në raportin e rishikimit të një prej teksteve të lëndës Gjuhë Shqipe.

“Shembulli i figurës me të gjithë nxënësit e bardhë në klasë, në mungesë të komuniteteve dhe nxënësve me vështirësi fizike”, “Nxori dy zogj shëmtarakë” - janë edhe disa shembuj nga raporti i rishikimit.

Rinor Qehaja, njohës i fushës së arsimit dhe udhëheqës i Institutit EdGuard, thotë se rishikimi i teksteve shkollore duhet të jetë në shërbim të autorëve dhe shtëpive botuese, në mënyrë që gabimet e identifikuara të kthehen në cilësi më të rritur të teksteve shkollore.

“Shpresoj shumë që ky rishikim i iniciuar të kthehet në mekanizëm të qëndrueshëm, që nxit përmirësim të vazhdueshëm të teksteve shkollore”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Qehaja shton se miratimi i teksteve shkollore bëhet nga recensentët si autoritete kryesore, por se “rishikimi i vazhdueshëm i tyre është ajo që garanton se teksti shkollor, me të vërtetë, është në shërbim të mësimdhënies cilësore”.

Tringa Visoka, psikologe, thotë për Radion Evropa e Lirë se tekstet e tilla kanë ndikim negativ te fëmijët, sidomos në aspektin psikologjik. Sipas saj, në këtë mënyrë rrezikon të instalohet bullizmi dhe diskriminimi te fëmijët brenda vetë institucioneve arsimore.

“Raste të tilla kanë efekte negative, si: bullizimi i mëtejmë, ngacmimet, shuarja e dëshirës për lexim të teksteve etj.”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thotë se mësimdhënësit duhet të mbajnë ligjërata me nxënës dhe të flasin për dukuri të tilla negative, në atë mënyrë që të parandalohen rastet e diskriminimit.

Visoka thotë se rastet e bullizimit në Kosovë janë shumë të përhapura edhe te të rinjtë dhe ato mund të shkaktojnë pasoja të rënda emocionale, sipas saj.

“Këto mund të parandalohen përmes ndihmës së psikologëve dhe aktiviteteve në klasë”, thotë Visoka.

Mimoza pajtohet. Ajo sot është mbështetje për shumë njerëz me aftësi të kufizuara, pasi është pjesë e grupeve joformale që ofrojnë terapi online.

“Mblidhemi shpesh me aktivitete të ndryshme përmes organizatave dhe e përkrahim njëri-tjetrin. Janë grupet e vetëpërkrahjes”, thotë ajo.

Nga këto takime thotë se ka mësuar se sa shumë përvoja të hidhura kanë njerëzit, vetëm pse janë të verbër.

“Kur ti lexon diçka në libër, e merr të mirëqenë. Nëse ne duam ta luftojmë diskriminimin, atëherë duhet të fillojmë prej aty, prej bazës ku ti ke shkuar të edukohesh”, thotë Mimoza.

Marrë nga REL

kosove verberi diskriminim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet