Marshimi për masakrën me tre viktima, Boçi: Sot sundon krim-politika, ka mbështetjen e policisë
2 Nëntor, 12:2...
Bota
FOTO/ Ngritën kampe para "Trinity College", studentët irlandezë protestojnë kundër luftës së Izraelit në Gaza
Kampi u ngrit të premten mbrëma pasi sindikata e studentëve tha se ishte gjobitur me 214,000 euro nga universiteti për humbjet financiare që pësoi.
4 Maj 2024, 13:54Nga S.B
pamje nga ngjarja
IRLANDË- Studentët e ‘Trinity College’ Dublin, duke protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza, ngritën një kamp që detyroi administratën e universitetit të kufizonte aksesin në kampus dhe të mbyllte ekspozitën e ‘Book of Kells’, një nga atraksionet kryesore turistike të Irlandës.
Kampi u ngrit të premten mbrëma pasi sindikata e studentëve tha se ishte gjobitur me 214,000 euro nga universiteti për humbjet financiare që pësoi si rezultat i protestave të muajve të fundit që nuk kishin të bënin ekskluzivisht me luftën në Gaza.
pamje nga mbyllja e Book of Kells
Menaxhmenti i Kolegjit Trinity tha se kishte kufizuar hyrjen në kampus për studentët, stafin dhe banorët për arsye sigurie, duke shtuar se ekspozita e ‘Book of Kells’ do të mbetet e mbyllur sot.
pamje nga mbyllja e Book of Kells
Aktivistët në Trinity po i bëjnë thirrje universitetit më të vjetër të Irlandës që të ndërpresë lidhjet me institucionet izraelite të arsimit të lartë dhe të mos hyjë në marrëveshje me kompanitë që kanë lidhje me Izraelin. Javën e kaluar, Linda Doyle tha se Trinity College po rishikon investimet e tij në kompani të ndryshme dhe se vendimet për të punuar ose jo me institucionet izraelite u lihen profesorëve individualë.