LIVE UPDATES
Bota

“Kur një shtet ndalon dhe kufizon ndikimin...!" Analiza: Mbështetja për luftën e vë Kishën Ortodokse të Rusisë përballë presionit

Ligji ukrainas, tha patriarku Daniil, e vendos kishën ruse ndaj “kufizimeve serioze faktike dhe ligjore”, që përbën “një politikë diskriminuese”.

2 Shtator 2024, 07:34 Nga M.B
“Kur një shtet ndalon dhe kufizon ndikimin...!" Analiza:
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe patriarku Kirill.

RUSIA- Muajin e kaluar, në ditën e njëjtë kur ligjvënësit ukrainas votuan për ndalimin e të gjithë degës të Kishës Ortodokse Ruse, udhëheqësi i Kishës Ortodokse të Bullgarisë publikisht u shpreh kritik për këtë hap historik dhe kundërthënës. Ligji ukrainas, tha patriarku Daniil, e vendos kishën ruse ndaj “kufizimeve serioze faktike dhe ligjore”, që përbën “një politikë diskriminuese”.

Qëndrimi publik i Daniilit në mbështetje të kishës ruse veçse ka nxitur reagime në Bullgari. Patriarku Daniil nuk është i vetmi. Vitin e kaluar, Bullgaria dëboi tre priftërinj – dy bjellorusë dhe një rus – të punësuar nga Kisha Ortodokse Ruse. Dëbimi u bë duke u thirrur në shkaqe sigurie. Në Ukrainë, ku Rusia po zhvillon luftë që 30 muaj, lëvizja e Kievit kundër degës së Kishës Ortodokse që shihet si besnike ndaj Moskës, u pa si një tjetër moment vendimtar në luftën dekadëshe për përcaktimin e identitetit ortodoks të Ukrainë. Disa e panë këtë vendim, ose e keqinterpretuan plotësisht, si sulm ndaj lirisë së besimit.

Por, gjithnjë e në më shumë shtete, kisha ruse po has në vështirësi që të vazhdojë operacionet e saj pasi autoritetet po e shohin me sy kritik praninë e saj, duke argumentuar se në vend se të jetë një organizatë krejtësisht fetare dhe shpirtërore, Kisha Ortodokse Ruse është një mjet aktiv i Qeverisë ruse për fuqi të butë.

“Kur nuk ka qenë sekret që Rusia e përdor kishën dhe vlerat ortodokse si pjesë të rëndësishme të politikës të saj të jashtme”, tha Vladimir Liparteliani, studiues në Universitetin Durham në Britani, i cili ka bërë kërkime për Kishën Ortodokse Ruse.

“Kur një shtet ndalon dhe kufizon ndikimin e Kishës Ortodokse Ruse, në thelb tenton të reduktojë ndikimin e fuqisë së butë ruse”, tha ai. “Për më tepër, për shumë shtete evropiane është jashtëzakonisht e rëndësishme të adresohet kjo çështje sepse narrativët fetarë rusë dhe konservatorë janë jashtëzakonisht antiperëndimorë dhe antiliberalë dhe rreziku nga ta nuk duhet të nënvlerësohet”.

Kisha Ortodokse Ruse, është kisha më e madhe dhe më e pasur në mesin e të gjitha kishave ortodokse perëndimore. Për shekuj të tërë, kjo kishë ka pretenduar se është shtëpia e vërtetë e krishterimit ortodoks. Shefi aktual i kishës, patriarku Kirill është mbështetës i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i luftës kundër Ukrainës. Në shtator të vitit 2022, shtatë muaj pas nisjes të pushtimit rus të Ukrainës, Kirill u tha ushtarëve rusë se “sakrifica gjatë kryerjes të detyrave tuaja ushtarake lanë të gjitha mëkatet”. Më herët gjatë këtij viti, Kirill deklaroi se pushtimi i Ukrainës ishte një “luftë e shenjtë”.

“Sa më militante të jetë retorika e patriarkut dhe sa më i dukshëm bëhet ai në propagandën ruse, aq më fanatik duket nga jashtë dhe më i fuqishëm në forcat centrifugale brenda kishës”, shkroi vitin e kaluar Ksenia Luchenko, hulumtuese në Këshillin Evropian për Raporte me Jashtë. “Duke përdorur forcën në tentim që të mbahen bashkë pjesët e copëtuara të Kishës Ortodokse Ruse që dikur ishin të unifikuara, patriarku vetëm po i largon ato”.

Brenda Ukrainës, Kisha Ortodokse Ruse prej kohësh ka qenë një prej degëve më të mëdha të besimit të besimit ortodoks, që deri vonë është njohur si Kisha Ortodokse e Ukrainës-Patrikana e Moskës. Pas ndarjes të Bashkimit Sovjetik, u shfaq Kisha Ortodokse Ukrainase-Patrikana e Kievit, duke garuar për primatin midis besimtarëve ukrainas. Ajo po ashtu garoi edhe me Patrikanën e Moskës sa i përket pasurisë së paluajtshme.

Pas rritjes së tensioneve që pasuan marrjen nga Rusia të Gadishullit të Krimesë më 2014, kishat ukrainase u larguan edhe më shumë nga Moska. Në fund të vitit 2018, Kisha Ortodokse Ukrainase-Patrikana e Krievit u bashkua me një kishë tjetër më të vogël të quajtur Kisha Ortodokse Autoqefale e Ukrainës, e cila ishte themeluar në kohën e Revolucionit Bolshevik, një shekull më parë.

Kisha e re e formuar pas këtij bashkimi u quajt Kisha Ortodokse e Ukrainës. Në janar të vitit 2019, patriarku ekumenik Bartolomeu i Kostandinopojës, kreu shpirtëror i të gjithë të krishterëve ortodoksë, për herë të parë në histori njohu pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës nga Moska. Nën presionin nga Kievi, Kisha Ortodokse e Ukrainës zyrtarisht hoqi dorë nga lidhjet e saj me Moskën, pas nisjes së luftën në Ukrainë. Por, ligjvënësit ukrainas nuk ishin të bindur dhe më 20 gusht, ata miratuan ligjin që ndalon operimin në Ukrainë të organizatave fetare të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse.

“Për të mbrojtur njerëzit tanë nga agresioni rus, ne duhet ta bëjmë së bashku jo vetëm në fushëbetejë, në sferën informative, diplomatike e të tjera, por po ashtu në sferën shpirtërore”, tha kreu i kishës ukrainase, metropoliti Epifani. “Sepse pa pavarësi shpirtërore nga Kremlini, nga ‘perandoria ruse e së keqes’, ne nuk mund të flasim për pavarësi të vërtetë”.

Ky vendim i Ukrainës ishte pritur me zemërim nga Moska. Në vende të tjera, vendimi u paraqit si sulm ndaj lirive fetare. Edhe kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, e kritikoi ligjin e miratuar, duke thënë se “kam frikë për lirinë e atyre që luten”. Për disa në Ukrainë, megjithatë, ky vendim ishte një përpjekje e mirëpritur për të luftuar përpjekjet e lidhura me kishën e Moskës për të fituar simpatinë e ukrainasve haptazi apo në mënyrë të fshehtë.

Tetyana Derkach, analiste ukrainase dhe studiuese fetare, kritikoi rolin që ka luajtur kisha ruse në minimin e sentimentit kombëtar ukrainas pas protestave të Maidanit më 2014, që çuan në rrëzimin nga pushteti të presidentit prorus të shtetit. Kremlini vazhdimisht ka tentuar që t’i shfaqë këto ngjarje jo si shfaqje publike të sentimentit antiqeveritar, por si grusht shtet.

“Kalkulimi i Kremlinit se Kisha Ortodokse Ukrainase-Patrikana e Moskës do të jetë në gjendje ‘të edukojë’ besimtarët që të jenë besnikë ndaj Rusisë ishte gjerësisht i justifikuar”, tha Derkach. “Në thelb, Kisha Ortodokse Ukrainase-Patrikana e Moskës po përgatiste një plan që njerëzit ta pranonin idenë e bashkimit të Ukrainës dhe Rusisë”.

Në Bullgari, Kisha Ortodokse e Bullgarisë ka qenë nën llupë për pozicionin e saj me kishën ruse, veçmas sa i përket luftës në Ukrainë. Udhëheqja e kishës ka refuzuar që të njohë vendimin e vitit 2018, përmes së cilit iu dha pavarësia Kishës Ortodokse të Ukrainës nga Moska. Dëbimi vitin e kaluar i tre priftërinjve rusë – të cilët ishin të lidhur me Kishën Ortodokse Ruse në Bullgari, po jo me Kishën Ortodokse Bullgare – kishte një dimension tjetër.

Kryeprifti që u dëbua, Archimandrite Vassian, u dëbua për shkak të sigurisë kombëtare. Vendimi për të u mor për shkak të punës që ai kreu në Maqedoninë e Veriut. Vassian vazhdimisht e kishte vizituar Maqedoninë e Veriut “për të kryer funksionet e inteligjencës ruse e qëllim që të përçajë kishën maqedonase”, tha atëbotë Atanas Atanasov, ligjvënës nga partia Bullgaria Demokratike.

Dy priftërinjtë e tjerë ortodoksë rusë, të dëbuar nga Bullgaria, ishin shtetas të Bjellorusisë. Njëri nga ta, Yevhen Pavelchuk, shërbeu në një njësi sekrete ushtarake afër Moskës para se të bëhej prift. Ai, po ashtu, sipas hulumtimit të Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë, ndihmoi në themelimin e një klubi për të rinj ortodoksë që u mësonte adoleshentëve aftësi ushtarake, por edhe ide nacionaliste, sikurse “Bota Ruse”.

Pas dëbimeve, Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftim se kisha kryesore ruse në kryeqytetin bullgar, Sofje, do të mbyllej. Patriaku Daniil, i cili u zgjodh si udhëheqës i kishës bullgare në qershor, publikisht kritikoi mbylljen e kishës dhe dëbimin e priftërinjve. Së fundi, ai po ashtu kritikoi vendimin e Ukrainës sa i përket entiteteve të lidhura me kishën ruse.

“Patriarku Daniil në mënyrë kategorike ka dëshmuar se është një peshkop bullgar prorus”, i tha Shërbimit bullgar të REL-it, historiani dhe publicisti me bazë në Sofje, Goran Blagoev.

Bullgaria nuk është shteti i vetëm ku Kisha Ortodokse Ruse po përballet me presion. Në Republikë Çeke, autoritetet kanë shtrënguar presionin si pjesë e një fushate shumëvjeçare për të kufizuar aktivitetin e zyrtarëve rusë dhe entiteteve të lidhura me ta – një fushatë që fitoi momentum të ri pas zbulimeve në vitin 2021 se agjentët e inteligjencës ruse ishin përgjegjës për shpërthimin në dy depo çeke të municioneve më 2014. Autoritetet çeke sanksionuan partiakun Kirill vitin e kaluar dhe dëbuan një klerik rus. Disa ligjvënës i kanë bërë thirrje Qeverisë që të hetojë nëse kishat ruse janë përfshirë në “operacionet e ndikimit” në Çeki.

“Unë nuk e konsideroj Kishën Ortodokse Ruse të Patrikanës së Moskës si kishë dhe përfaqësuesit e saj si klerikë”, tha në gusht ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky. “Është pjesë e makinerisë shtypëse të Kremlinit që është përfshirë në operacionet e ndikimit të Rusisë”.

Në shtete të tjera, ku kishat lokale ortodokse konsiderohen të nënshtruara ndaj Moskës, ka pasur përpjekje për të dobësuar lidhjet me kishën ruse. Në Baltik, autoritetet e kishës ortodokse lituaneze dhe letoneze, me mbështetjen e udhëheqësve politikë, kanë lëvizur drejt pavarësimit, megjithëse strukturat organizative komunale të krishterimit ortodoks e kanë bërë të vështirë këtë proces.

Në Gjeorgji, ndërkaq, situata është krejt ndryshe. Pas vendimit të vitit 2018 të patriarkut Bartolomeu, që i dha pavarësi kishës ukrainase nga Moska, tre nga kishat më të mëdha ortodokse në botë që vetëqeverisen – greke, aleksandriane dhe qipriote – e njohën vendimin. Kisha Ortodokse Gjeorgjiane, e cila po ashtu zyrtarisht është e pavarur nga Moska, ishte një nga kishat kombëtare që e bëri këtë.

Studiuesit gjeorgjianë thanë se ky vendim ishte një kontrast i madh me vendimin e shkurtit të vitit 2023, për njohjen e pavarësisë së kishës ortodokse në Maqedoninë e Veriut. Frika se do të zemërohet kisha ruse ishte arsyeja kryesore për mosnjohjen e pavarësisë së kishës ukrainase, tha teologia gjeorgjiane, Lela Jejelava.

“Çështja e Ukrainës ka përmbajtje shumë më të thellë”, tha ajo për REL-in vitin e kaluar. “Është një çështje politike dhe jo kanonike”.

“Ne kemi një nëntekst që është thjesht politik”, tha ajo. “Në këtë rast, Kisha Gjeorgjiane konfirmon praninë e saj në orbitën e kishës ruse”./ REL

rusia lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet