1 Shtator 2024, 17:34
Nga M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Një tragjedi e trefishtë ka ndodhur në një familje në Itali, ku një 17-vjeçar ka vrarë më thikë dy prindërit e tij dhe të vëllain. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Paderno Dugnano, në provincën e Milanos, ku çifti Fabio C., 51-vjeç dhe Daniela A., 49-vjeç, dhe një nga fëmijët e tyre, Lorenzo C., 12-vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpi.
Bëhet me dije se 17-vjeçari, autori i kësaj ngjarjeje, ka rrëfyer në polici se ai vrau babain e tij pasi kishte goditur me thikë nënën dhe vëllain e tij 12-vjeçar. Djali fillimisht u shpjegoi hetuesve se u zgjua në mes të natës duke dëgjuar britmat e nënës dhe vëllait të tij, që ishin qëlluar për vdekje nga babai i tij. Ai tha se hyri në dhomën e vëllait dhe pa babain të ulur në një karrige me thikë pranë tij, dhe pa trupat e vëllait të vogël në shtrat dhe nënën në dysheme. Në atë moment ai tha se kishte vrarë babain.
Pasi ka kryer krimin, 17-vjeçari ka telefonuar policinë, duke thënë “kam vrarë babin tim, ejani”. Ky version sipas hetuesve ra, për shkak se 17-vjeçari nuk kishte shenja sherri dhe gjatë analizës së banesës u konstatuan disa mospërputhje me dëshminë e tij. Në përfundim të marrjes të gjatë në pyetje, djali ka ndryshuar më pas historinë e tij, duke pranuar se jo vetëm se kishte vrarë të atin, por të gjithë familjen, pa përfshirjen e personave të tjerë.
Raportohet se 3 viktimat janë goditur disa herë me thikë. Trupi me më shumë lëndime është ai i djalit 12-vjeçar. Për këtë, hipoteza e hetuesit është se i pari që është goditur ka qenë i mituri. Trupi i tij u gjet nga karabinierët në dhomën e gjumit që ai ndante me vëllain e tij të madh. Në të njëjtën dhomë, ngjitur me atë të prindërve, janë gjetur edhe trupat e babait dhe nënës. Fqinjët raportuan se ata ishin një familje e qetë dhe e pasur.
italia
Bota
1 Shtator 2024, 17:02
M.B
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, gjatë votimit në zgjedhjet parlamentare.
AZERBAJXHAN- Azerbajxhani më 1 shtator mban zgjedhjet par...
Bota
1 Shtator 2024, 16:21
M.B
Kongresi i Manastirit
MAQEDONIA E VERIUT- Koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut ka reaguar sot ndaj një iniciative që lidhet ...
Bota
1 Shtator 2024, 16:12
M.B
Foto ilustruese
PRISHTINA- Mësimi nuk do të kufizohet vetëm në libra dhe në teori. Do të ketë aktivitete praktike, ...
Bota
1 Shtator 2024, 15:50
M.B
BJELLORUSIA- Pas protestave të papara prodemokracisë që shpërthyen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Bjellorusi m&e...
Bota
1 Shtator 2024, 15:40
M.B
Foto ilustruese
RUISA- Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan dhe shkatërruan 158 dronë, mes tyre dy mbi Moskë dhe ...
Bota
1 Shtator 2024, 15:17
M.B
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov
RUSIA- Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamore...
Bota
1 Shtator 2024, 14:17
r.ll
foto ilustruese
MAL I ZI- Partitë pro-serbe dhe pro-ruse kanë shtuar kërkesat për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës s&e...
Bota
1 Shtator 2024, 14:15
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Tre izraelitë janë vrarë më 1 shtator pasi makina e tyre u sulmua me armë zjarri afër qytetit Hebron,...
Bota
1 Shtator 2024, 13:24
r.ll
foto ilustruese
EUROPË- Më shumë se 20 për qind e cigareve ilegale të konfiskuara vitin e kaluar në kufijtë e Bashkimit ...
Bota
1 Shtator 2024, 12:48
r.ll
miroslav lajcak
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi një vizi...