LIVE UPDATES
Bota

Kufizimet e reja për veshjen “synojnë kontrollin” ndaj grave në Çeçeni

Ministria e Kulturës e Çeçenisë tha se dizajnerëve të veshjeve u ndalohet tashmë të përdorin stile të caktuara që “bien ndesh me zakonet tradicionale dhe vlerat kulturore”.

25 Nëntor 2025, 16:53 Nga E.d
Kufizimet e reja për veshjen “synojnë kontrollin” ndaj
Foto Ilustruese

Çeçenia e ka bërë një ligj të ri për modën e grave, i cili i ndalon veshjet tradicionale që përmbajnë elementë mashkullorë. Edhe pse nuk është hera e parë që autoritetet e republikës ruse vendosin kufizime ndaj veshjes së grave, vëzhguesit thonë se arsyetimi për ligjin më të ri lidhet me kontrollin, e jo traditën, siç pretendohet. Ministria e Kulturës e Çeçenisë tha se dizajnerëve të veshjeve u ndalohet tashmë të përdorin stile të caktuara që “bien ndesh me zakonet tradicionale dhe vlerat kulturore”.

Më saktësisht, autoritetet përmendën gazyrët - rreshta xhepash për plumba të qepur në radhë në lartësinë e gjoksit - mbi veshjen tradicionale çerkeska. Çerkeska është një pallto leshi me qafë të lartë që është pjesë e veshjes tradicionale mashkullore të popujve të Kaukazit.

Pse u veçuan gazyrët?

“Luftëtarët i përdornin ato për t’i ruajtur ngarkesat e barutit”, shpjegoi Ministria. “Me kalimin e kohës, ato u shndërruan në simbol trimërie, nderi dhe fryme mbrojtëse”. “Përdorimi i këtyre elementeve në veshjet e grave shihet si një cenim i simbolikës mashkullore dhe shkelje e traditave shekullore”, përfundoi ajo. Ky është kufizimi i dytë ndaj veshjes së grave nga autoritetet çeçene në më pak se një muaj. Në fund të tetorit, grave iu ndalua të dilnin jashtë pa shami në kokë. Një grua që kapen pa shami në kokë do t’iu nënshtrohet “bisedave sqaruese”, sipas Amir Sugaipovit, një ndihmës i liderit autoritar të republikës, Ramzan Kadyrov. Niqabet, mbulesat myslimane për kokën që mbulojnë të gjitha pjesët përveç syve, janë gjithashtu të ndaluara.

Provë besnikërie për masat

Vëzhgues politikë, historianë dhe aktivistë për të drejtat e grave e kanë kritikuar arsyetimin zyrtar se këto kufizime pasqyrojnë kulturën çeçene. Grupi i krizave, Marem, që mbron të drejtat e grave në Kaukazin e Veriut, tha se nuk është “aspak i habitur” që “burrat nga Ministria e Kulturës vendosën të merren me modën e grave”.

“Ajo që do të donim të shihnim është nëpunës civilë që luftojnë për simbole të tjera të guximit dhe dinjitetit; si t’i japin fund femicidit dhe të heqin dorë nga dhuna ndaj grave”, tha Marem.

Politologu Ruslan Aisin e krahason këtë gjendje me atë të Koresë së Veriut, e cila gjithashtu rregullon çfarë veshin njerëzit, madje edhe se si i qethin flokët. Një regjim totalitar kërkon besnikëri të plotë ideologjike, “që të mos ketë devijime”, tha ai. E njëjta gjë po ndodh në Çeçeni, shton ai, dhe nuk ka të bëjë me traditat, por është më shumë një provë besnikërie për popullin.

“Gjithçka që shteti bën në emër të kulturës është gjithmonë shfaqje dhe gjithmonë synon kontrollin. Së pari, ka kulturë zyrtare, e pastaj kulturë popullore. Ato shpesh përplasen. Nëse shikon traditat çeçene, nuk ka diktator”, shpjegon ai.

Kodi i veshjes dhe politika e trashëgimisë

Kadyrov njihet prej kohësh për rehatimin e anëtarëve të familjes në pozita të fuqishme qeveritare. Ai gjithashtu synon ta shtrojë rrugën për trashëgimtarin e tij të ardhshëm. Isa Ibragimov, një i afërm i Kadyrovit, drejton Ministrinë e Kulturës, e cila shpalli kufizimet e reja. Vajza e Kadyrovit, Aishat Kadyrova, e mbajti këtë post nga viti 2021 deri në vitin 2023, para se të bëhej zëvendëskryeministre për Çështjet Sociale. Kadyrova, 26-vjeçare, dha dorëheqjen në shkurt, duke thënë se puna ishte më e përshtatshme për një “burrë të fortë” dhe se ajo kishte ndër mend të përqendrohej në karrierën e biznesit.

Këto interesa biznesi përfshijnë ndërmarrjen e saj më të njohur, shtëpinë e modës Firdaws.

Sipas uebsajtit e saj, dizajnerët e Firdaws “punojnë në segmentin autentik të modës modeste” dhe prodhojnë veshje që janë “besnike ndaj stilit tradicional çeçen, motiveve vainakh dhe natyrës” për “burra dhe gra që parapëlqejnë stil elegant dhe mbeten besnikë ndaj kulturës së tyre”. Si Kadyrova ashtu edhe Firdaws janë nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Tani që nuk mund të bëjnë më biznes në vendet perëndimore, koleksionet e Firdaws janë bërë edhe më konservatore. Politologu Aisin thotë se Kadyrova mund të përfitojë nga kufizimet e reja në veshjen e grave çeçene.

“Brenda Çeçenisë, po zhvillohet një ndryshim pushteti nga Kadyrovi, nga një model monocentrik në një policentrik, drejt familjes. Kjo kërkon disa veprime, hapa ideologjikë dhe politikë. Në thelb, ata duhet të shpërndajnë pushtetin midis vajzës së tij, djalit, nipërve, dhëndrit dhe kështu me radhë”, tha Aisin.

“Aishat, për shembull, do ta mbikëqyrë këtë. Ajo do të ketë një lloj elementi të jashtëm dhe simbolik të pushtetit. Nuk mendoj se Kadyrov e formulon personalisht kështu, por kjo rrjedh logjikisht nga gjithçka që po bëjnë atje”, thotë ai.

“Ruajtja e rendit’ për Kremlinin

Svetlana Anokhina, themeluese e grupit Marem, tha se përdorimi i “traditave” si bazë për ndalime është një prirje e kahershme në Kaukazin e Veriut. “Burrat gjithmonë e kanë perceptuar çdo ‘shkelje të kufirit’ nga gratë si një cenim ndaj privilegjeve dhe ‘maskulinitetit’ të tyre”, tha ajo. Madje edhe fakti që Kadyrov urdhëron një ndalim të tillë bie ndesh me traditën çeçene, shpjegoi ajo.

“Sipas traditës, një i huaj nuk mund t’i japë urdhra një gruaje. Ai duhet t’i drejtohet asaj përmes burrave të familjes së saj. Por, duket se Kadyrovi e konsideron veten ‘babai i popullit’ dhe vepron në përputhje me këtë: Ai u lejon grave të ndëshkohen, të qortohen publikisht, t’u ndalohet veshja e disa rrobave dhe t’u vendosen kufizime për veshjen”, tha Anokhina.

Fatima Gazieva nga organizata Paqe për Gratë në Botë, me bazë në Belgjikë, tha se autoritetet çeçene po i përdorin këto kufizime jo vetëm për ta forcuar kontrollin brenda republikës, por edhe për të demonstruar besnikërinë dhe aftësinë e tyre për të “mbajtur rendin” para Kremlinit. “Po flasim për respektimin e dinjitetit të grave, i cili ka qenë gjithmonë pjesë e vlerave të mirëfillta e jo të politizuara çeçene”, tha ajo. “Me fjalë të tjera, nëse autoritetet me të vërtetë duan të ruajnë traditën, duhet t’i mbrojnë gratë, jo t’i kontrollojnë”./REL

Çeçeni kufizimet ministria e kulturës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet