LIVE UPDATES
Bota

Plani i paqes i hartuar nga Donald Trump nuk ekziston më? Dokumenti i miratuar përmban vetëm 19 pika! Trump: Jemi afër, fjalën do ta ketë Putin

Ky është rezultati final i bisedimeve që u zhvilluan në Gjenevë mes delegacionit amerikan, të drejtuar nga sekretari i Shtetit Marco Rubio, atij të Kievit dhe përfaqësuesve evropianë.

25 Nëntor 2025, 07:54 Nga M.L
Plani i paqes i hartuar nga Donald Trump nuk ekziston më?
Donald Trump

SHBA- Plani i paqes i hartuar nga Donald Trump nuk ekziston më... të paktën jo në formulimin e bërë publik ditët e fundit. Ka një të ri, me shumë pikëpyetje që do të duhet të zgjidhen me një takim ballë për ballë midis presidentit amerikan dhe Volodymyr Zelensky.

Ky është rezultati final i bisedimeve që u zhvilluan në Gjenevë mes delegacionit amerikan, të drejtuar nga sekretari i Shtetit Marco Rubio, atij të Kievit dhe përfaqësuesve evropianë. Një “kthesë” që do të duhet të përpunohet në detaje, por ka të ngjarë të sjellë një "jo" nga Moska.

Dokumenti i dakordësuar mbrëmë vonë në dhomat e Hotel Intercontinental dhe në selinë e misionit diplomatik amerikan në Gjenevë përbëhet vetëm nga 19 pika. Sidomos ka zhdukur elementin kryesor të përplasjes me Ukrainën: dorëzimin Rusisë të territoreve të pushtuara nga trupat e Putin. Emisarët e Zelenskyt, mes tyre besniku Yermak, i kanë bërë të ditur bashkëbiseduesve se ligji ukrainas do të kërkonte të paktën një referendum para se të pranohej ky “transferim” dhe se asnjë autoritet nuk do të mund të pranonte të nënshkruante një dokument “contra legem”.

Argumente që për disa orë të së dielës krijuan një tension shumë të lartë, në kufijtë e një përçarjeje. Në fund gjithçka u rikuperua dhe, siç shpjeguan përfaqësuesit e Kievit, "vërejtjet tona u dëgjuan dhe u morën parasysh". Dhe në fakt është zhdukur nga plani edhe tavani prej 600 mijë ushtarësh për ushtrinë ukrainase, përdorimin “e kufizuar” të aseteve ruse të ngrira dhe edhe raportin me NATO-n.

Me pak fjalë, një kuadër shumë i ndryshëm nga ai i mëparshmi, megjithëse anulimi i këtyre elementeve ishte vetëm një mënyrë për të shtyrë vendimin final që pritet të merret në një takim në Uashington midis Trump dhe Zelensky. Takimi nuk do të zhvillohet menjëherë, për të shmangur që reagimi i mundshëm i manjatit të përmbysë sërish tryezën.

Afati përfundimtar për të pranuar zgjidhjen, i caktuar nga Shtëpia e Bardhë për të enjten e ardhshme, pritet të shtyhet të paktën me një javë. Duhet marrë gjithashtu në konsideratë se si Ukraina, ashtu edhe SHBA-të janë angazhuar të diskutojnë me Evropën çështjet që prekin drejtpërdrejt Kontinentin e Vjetër. Mbi të gjitha, Bashkimi Evropian është përpjekur të mos e irritojë aleatin e saj amerikan, duke specifikuar se nuk ka asnjë "kundërplan", edhe pse faktet kanë treguar të kundërtën.

"A është vërtet e mundur – u shpreh dje presidenti amerikan me një nuancë optimizmi – që po bëhen përparime të mëdha në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e beso deri sa ta shohësh, por mund të ndodhë diçka e mirë".

Nga ana tjetër, megjithatë, ndryshimet po e irritojnë tashmë Moskën. Putin, në një bisedë me presidentin turk Erdogan, ka konfirmuar se është i gatshëm për një zgjidhje diplomatike. Por Kremlini ka paralajmëruar se propozimet e BE-së janë të papranueshme: "Absolutisht jo konstruktive – paralajmëroi Yuri Ushakov, këshilltar për politikën e jashtme – dhe nuk janë të pranueshme për ne". Kësaj here, pas një telefonate me Uashingtonin, edhe lideri kinez Xi ka theksuar dëshirën që "të gjitha palët të vazhdojnë të ulin divergjencat e tyre dhe të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe detyruese për të zgjidhur këtë krizë në rrënjë".

Për Zelensky,  çështja kryesore mbeten territoret: dorëzimi i tyre armikut "do të shkelte parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit". Në krah të tij është rreshtuar BE-ja (me disa dallime radikale nga Hungaria dhe taktike nga Italia). Dje samiti i 27 liderëve, në kuadër të takimit me Unionin Afrikan në Angola, konfirmoi mbështetjen për Kievin. "Territori dhe sovraniteti i Ukrainës – tha Ursula von der Leyen – duhet të respektohen". "Çështjet – i bëri jehonë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa – që lidhen drejtpërdrejt me BE-në, si sanksionet, zgjerimi apo asetet e bllokuara, kërkojnë përfshirjen tonë të plotë". Rruga që të çon drejt paqes, megjithatë, është ende e gjatë.

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet