LIVE UPDATES
Bota

Çështja e dinarit serb/ Kreu i Bordit të BQK-së: Shtyrja e zbatimit të rregullores po diskutohet, pezullimi në asnjë mënyrë

Sipas tij, në diskutim është vetëm shtyrja e zbatimit. Bashkësia ndërkombëtare është duke kërkuar nga Kosova që ta pezullojë zbatimin e rregullores së BQK-së, sipas së cilës, euroja duhet të shërbejë si valutë e vetme për pagesa.

31 Janar 2024, 12:04 Nga N.F
Çështja e dinarit serb/ Kreu i Bordit të BQK-së: Shtyrja e
Bashkim Nurboja

KOSOVË- Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se pezullimi i rregullores së këtij institucioni, që do t'i ndalonte komunitetit serb përdorimin e dinarit të Serbisë, nuk është në diskutim. Sipas tij, në diskutim është vetëm shtyrja e zbatimit. Bashkësia ndërkombëtare është duke kërkuar nga Kosova që ta pezullojë zbatimin e rregullores së BQK-së, sipas së cilës, euroja duhet të shërbejë si valutë e vetme për pagesa. Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, vazhdon ta përdorë dinarin për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe rrogat për institucionet paralele që ka në Kosovë.

“Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores [së BQK-së] sidomos në shkolla dhe spitale, për të cilat, për momentin, nuk duket i zbatueshëm asnjë proces alternativ”, tha grupi i ambasadave të huaja, i njohur si QUINT.

Sipas tij, kjo çështje duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Radio Evropa e Lirë: Shtetet e QUINT-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme. A e ka shqyrtuar BQK-ja një kërkesë të tillë, dhe nëse po, cili është vendimi?

Bashkim Nurboja: Faktikisht, në fillim, është parë se shumë njerëz nuk e kanë kuptuar mirë rregulloren dhe kërkesë e ambasadave të QUINIT-it ka qenë pezullimi i saj. Por, pas informimit të duhur e kanë kuptuar se rregullorja është në të drejtën e BQK-së dhe në të drejtën e rregullimit të institucioneve financiare dhe qarkullimit të parasë. Pasi e kanë pranuar këtë, ka ardhur kërkesa për shtyrjen e zbatimit.

Në përgjithësi, zbatimin e bëjnë institucionet e drejtësisë, nuk e bën BQK-ja.

Ne vetëm e kemi obligim ligjor ta rregullojmë sistemin financiar dhe e kemi bërë këtë rregullore si instrument shtesë për rregullimin e një çështjeje që ka mbetur e parregulluar për një kohë shumë të gjatë, e cila është interes shtetëror, e cila ka të bëjë me valutën. Është edhe e drejtë kushtetuese - Neni 11 e përmend që Kosova duhet ta ketë një valutë. Po ashtu, ka të bëjë me qarkullimin e parasë brenda vendit; është shumë me rëndësi për BQK-në që të dijë për qarkullimin e parasë, sepse është në mandatin e saj.

Kjo rregullore i rregullon këto dhe precizon edhe disa gjëra të ligjit... Tash, institucionet tjera, si Dogana, e fuqizojnë ligjin.

Radio Evropa e Lirë: Cilat institucione të tjera përveç Doganës?

Bashkim Nurboja: Kur euroja definohet si instrument i vetëm i pagesës, atëherë gjërat e kontabilitetit duhet të mbahen në valutën euro. Kjo i bie që blerjet në dyqane duhet të bëhen me valutën euro. Kjo nuk i ndalon kurrsesi valutat tjera, ato mund të këmbehen në këmbimore, vlera e pasurisë mund të mbahet nëpër valuta tjera nëse bankat e ofrojnë atë produkt, siç është dollari, frangu apo çfarëdo valute tjetër. Nuk ka të bëjë me një valutë, por ka të bëjë me euron dhe valutat tjera, nuk ka të bëjë me një valutë specifike.

Radio Evropa e Lirë: I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka përmendur ditën e sotme si afat për ndonjë njoftim rreth kësaj rregulloreje sa i përket zbatimit...

Bashkim Nurboja: Pezullimi [i rregullores] në asnjë mënyrë. Shtyrja është në diskutim e sipër. Lajçaku nuk ka pasur takim me askënd nga BQK-ja. Siç e dini, BQK-ja është institucion i pavarur. Ne jemi duke e diskutuar si çështje, nuk ka vendim përfundimtar ende, sot do të dalim me një vendim se ajo nga nesër hyn në fuqi.

Radio Evropa e Lirë: I përmendët institucionet, por në rregullore nuk thuhet se cilët mekanizma do ta monitorojnë zbatimin e kësaj rregulloreje...

Bashkim Nurboja: Secili institucion i ka obligimet e veta. Ne e kemi rregulluar domenin që e ka Banka Qendrore, e që ka të bëjë me qarkullimin e parasë. Domenet e tjera, çështjen e inspektoratit e rregullojnë institucionet tjera përkatëse. Administrata Tatimore i ka çështjet e veta, Dogana i ka çështjet e veta... Ne i kemi rregulluar çështjet që na takojnë neve si Bankë Qendrore. Ato kanë të bëjnë me evidentimin e qarkullimit të parave dhe asgjë tjetër. Nuk kanë të bëjnë me një valutë specifike, por me euron dhe valutat e tjera.

Radio Evropa e Lirë: Po thirreni në Kushtetutë, por pse është dashur tani të nxirret një rregullore për zbatimin e ligjeve që ekzistojnë?

Bashkim Nurboja: Nëse nuk është fuqizuar ligji, atëherë nuk e fuqizon as rregullorja. Por, kjo rregullore vetëm i përcakton instrumentet dhe aktorët përkatës që kanë përgjegjësi për zbatimin e ligjit. Deri dje ka qenë ligji që e ka specifikuar, por aktorë përkatës nuk ka pasur. Tash, pasi ka qenë në domenin tonë dhe një ligj - Ligji i BQK-së - e përcakton se institucionet tjera duhet ta ndihmojnë BQK-në në zbatimin e rregulloreve dhe ligjeve, atëherë ne veç i kemi precizuar gjërat. Nuk ka diçka shtesë.

Kemi pasur informim publik, guvernatori [i BQK-së] është paraqitur nëpër media të ndryshme ku e ka shpalosur [rregulloren]. E kemi shpalosur nëpër portale të ndryshme, nëpër media të ndryshme se çfarë nënkupton.

Rregullorja është publike. Kështu që kjo nuk e ndalon askënd të pranojë para prej çfarëdo shteti... do të thotë një qytetar, çfarëdo të ardhurash që do të pranojë, shkon e hap në bankë xhirollogarinë dhe i pranon paratë…Dërguesi i dërgon, pranuesi i pranon. Rrugës, paraja konvertohet në valutën e euros.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë masat ndëshkuese nëse kjo nuk zbatohet?

Bashkim Nurboja: Ne nuk mund të ndëshkojmë. Ne e kemi rregulluar një çështje që mendojmë se është obligim i institucioneve të tjera për ta zbatuar, por BQK-ja nuk jep ndëshkim për institucionet e tjera, përpos për institucionet që i rregullon e që kanë të bëjnë me sektorin financiar.

Radio Evropa e Lirë: A është interesuar ndonjë bankë për t’u licencuar në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi Banka Komerciale [nga Serbia] atje po mbyllet?

Bashkim Nurboja: Në pjesën veriore ka filiale të bankave, të cilat operojnë në të gjithë Kosovën; ka institucione jobankare që merren me sistemin e pagesave, të çështjeve të ndryshme të shërbimeve financiare, të cilat operojnë edhe në veri. Është një numër i mjaftueshëm i tyre. Megjithëse, ka edhe banka tash që kanë shprehur dëshirë për t’i hapur filialet atje.

Në Kosovë është mbyllur një bankë me likuidim vullnetar, që ka qenë Komercjalna Banka. Është mbyllur vetë, për shkak të blerjes nga grupi i NLB-së në nivel ndërkombëtar.

Këtu operon NLB-ja dhe krejt bankat janë të licencuara. Të gjitha institucionet financiare duhet të jenë të licencuara për shërbimet e tyre.

Radio Evropa e Lirë: Po në bankat komerciale që operojnë në Kosovë, nëse klienti dëshiron të hapë llogari në dinarë, a mund ta bëjë?

Bashkim Nurbonja: Ai është produkt bankar, varet nga banka. Ne asnjëherë nuk ua ndalojmë, as nuk ua kufizojmë. Është politikë e brendshme [e bankave].

Për shembull, keni banka që jua hapin xhirollogarinë në dollarë, në franga... Nëse e shohin me interes për ta hapur në dinarë, ajo është çështje e tyre. Ne as nuk i kufizojmë, as nuk i detyrojmë.

Kjo është një çështje që ka të bëjë me riskun valutor... janë elemente teknike të institucioneve financiare.

Radio Evropa e Lirë: Edhe një herë - cilat janë gjasat që të shtyhet zbatimi i rregullores, apo do të fillojë nesër [më 1 shkurt]?

Bashkim Nurboja: Nuk mund të komentoj për gjasa, apo me propabilitete. Diskutimet janë të hapura, megjithëse ne e shohim se jemi në të drejtën tonë, është diçka serioze që duhet të rregullohet.

Në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian përmendet si çështje se këtu ka pastrim të parave, financim të terrorizmit... Andaj, ne kemi qenë të detyruar ta përfundojmë, sidomos kur i marrim parasysh edhe gjërat që kanë ndodhur vitin e kaluar. Duhet të kemi më shumë kontroll mbi sistemin financiar.

Marrë nga REL

bashkim nurboja bqk rregullore dinar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet