11 Dhjetor 2024, 14:35
Nga M.B
Mohammad al-Bashir
SIRIA- Kryeministri i ri i Sirisë u bëri thirrje sirianëve që kanë kërkuar strehim jashtë vendit, të kthehen në Siri, pas përmbysjes së presidentit Bashar al-Assad. Mohammad al-Bashir, i emëruar nga grupet rebele si udhëheqës i Qeverisë kalimtare, i tha së përditshmes italiane, Corriere della Sera, se një nga synimet e tij të para është “kthimi i miliona refugjatëve sirianë që ndodhen jashtë vendit”.
“Kapitali i tyre njerëzor, përvoja e tyre do t’i mundësojë vendit të lulëzojë”, tha Bashir në intervistën e publikuar të mërkurën.
“Kam një thirrje për të gjithë sirianët jashtë vendit: Siria është tani një vend i lirë që ka fituar krenarinë dhe dinjitetin e saj. Kthehuni! Ne duhet ta rindërtojmë, të rilindemi dhe kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve”, tha ai.
Regjimi i Assadit në Siri ra më 8 dhjetor, kur pushtetin e mori organizata Hayat Tahrir al-Sham (HTS) - e shpallur terroriste nga SHBA-ja - dhe aleatë të saj. Lufta civile gati 14-vjeçare në këtë vend la të vrarë 500.000 njerëz dhe detyroi gjysmën e banorëve të largoheshin nga shtëpitë e tyre - miliona prej të cilëve gjetën strehim jashtë vendit. Pas largimit të Assadit, Siria përballet me pasiguri të mëdha.
Shqetësime ka sidomos për dhunën sektare, edhe pse HTS-ja ka bërë përpjekje t’i sigurojë pakicat fetare se do të jenë të sigurta në Sirinë e re. Komunitetet e ndryshme të vendit, përfshirë të krishterët, kurdët dhe alavitët, presin tani të shohin se çfarë qeverie do të udhëheqë Bashiri. Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, bëri thirrje të mërkurën për “respekt të ndërsjellë” midis feve në Siri./ REL
siria
Bota
11 Dhjetor 2024, 13:18
M.B
Pamje e Kremlinit
MOSKA- Rusia tha të mërkurën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë aq konfrontuese, saqë qytetar...
Bota
11 Dhjetor 2024, 12:33
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Numri i të vrarëve në një sulm të Rusisë në një klinikë në qytetin Zaporizhja t&...
Bota
11 Dhjetor 2024, 12:05
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rreth 2.2 miliardë raste të malaries u parandaluan q&e...
Bota
11 Dhjetor 2024, 12:03
M.B
Udhëheqësi suprem i Iranit
LINDJE E MESME- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se përmbysja e presidentit siri...
Bota
11 Dhjetor 2024, 11:05
ZH.LL
protesta
GJEORGJI- Protestuesit proevropianë u mblodhën në rrugët e Tbilisit për natën e 13-të me radhë, për t...
Bota
11 Dhjetor 2024, 08:18
ZH.LL
Meloni
ITALIA- Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni është personi më i fuqishëm në Evropë sipas gazet&e...
Bota
11 Dhjetor 2024, 08:15
M.B
Kim Yong-hyun
KOREA E JUGUT- Ish-ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun ka tentuar t'i japë fund jet&eu...
Bota
11 Dhjetor 2024, 08:08
ZH.LL
vendngjarja
HAGË- Autoritetet në Holandë kanë arrestuar tre të dyshuar në lidhje me shpërthimet shkatërruese që...
Bota
11 Dhjetor 2024, 08:07
M.B
I dyshuari
PENSILVANI- 26-vjeçari i akuzuar për vrasjen e drejtuesit të kompanisë së sigurimit shëndetësor UnitedHealt...
Bota
11 Dhjetor 2024, 07:49
ZH.LL
Mohammed al-Bashir
SIRI- Udhëheqësi i ri i përkohshëm i Sirisë, Mohammed al-Bashir njoftoi të martën se do të merr...