11 Dhjetor 2024, 13:18
Nga M.B
Pamje e Kremlinit
MOSKA- Rusia tha të mërkurën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë aq konfrontuese, saqë qytetarët rusë nuk duhet të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe disa vende të Bashkimit Evropian, meqë rrezikojnë të ndiqen nga autoritetet amerikane.
Duke folur në një konferencë për gazetarët në Moskë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se marrëdhëniet me SHBA-në janë në prag të prishjes.
“Në kontekstin e konfrontimit në rritje... udhëtimet në Shtetet e Bashkuara - privatisht ose për nevoja zyrtare - bartin rreziqe serioze”, tha Zakharova, transmeton Reuters.
“Ne ju bëjmë thirrje që të vazhdoni të përmbaheni nga udhëtimet në Shtetet e Bashkuara dhe shtetet satelitore aleate të tyre - përfshirë, para së gjithash, Kanadanë dhe vendet e Bashkimit Evropian me disa përjashtime - gjatë këtyre festave”, tha ajo.
Diplomatët rusë dhe amerikanë thonë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të këqija se në çdo kohë tjetër që nga kriza e raketave kubane, më 1962, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth luftës në Ukrainë.
Ato arritën kulmin e krizës muajin e kaluar, kur SHBA-ja dhe Britania e Madhe i lejuan Ukrainës t’i përdorë raketat e tyre për të goditur në territorin rus. Për rrjedhojë, Rusia uli pragun për përdorimin e armëve bërthamore. Rusia dhe SHBA-ja akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën për arrestimin e qytetarëve të tyre nën akuza të sajuara./ REL
rusia
Bota
11 Dhjetor 2024, 12:33
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Numri i të vrarëve në një sulm të Rusisë në një klinikë në qytetin Zaporizhja t&...
Bota
11 Dhjetor 2024, 12:05
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rreth 2.2 miliardë raste të malaries u parandaluan q&e...
Bota
11 Dhjetor 2024, 12:03
M.B
Udhëheqësi suprem i Iranit
LINDJE E MESME- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se përmbysja e presidentit siri...
Bota
11 Dhjetor 2024, 11:05
ZH.LL
protesta
GJEORGJI- Protestuesit proevropianë u mblodhën në rrugët e Tbilisit për natën e 13-të me radhë, për t...
Bota
11 Dhjetor 2024, 08:18
ZH.LL
Meloni
ITALIA- Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni është personi më i fuqishëm në Evropë sipas gazet&e...
Bota
11 Dhjetor 2024, 08:15
M.B
Kim Yong-hyun
KOREA E JUGUT- Ish-ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun ka tentuar t'i japë fund jet&eu...
Bota
11 Dhjetor 2024, 08:08
ZH.LL
vendngjarja
HAGË- Autoritetet në Holandë kanë arrestuar tre të dyshuar në lidhje me shpërthimet shkatërruese që...
Bota
11 Dhjetor 2024, 08:07
M.B
I dyshuari
PENSILVANI- 26-vjeçari i akuzuar për vrasjen e drejtuesit të kompanisë së sigurimit shëndetësor UnitedHealt...
Bota
11 Dhjetor 2024, 07:49
ZH.LL
Mohammed al-Bashir
SIRI- Udhëheqësi i ri i përkohshëm i Sirisë, Mohammed al-Bashir njoftoi të martën se do të merr...
Bota
11 Dhjetor 2024, 07:40
ZH.LL
burgu
SIRI- Sirianët e dëshpëruar po i drejtohen mediave sociale për ndihmë teksa kërkojnë për të dashurit e t...