Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Zeuner, ekonomistët presin një rënie të vëllimit ekonomik të Gjermanisë me rreth 2% deri në pranverën e vitit 2023, si pasojë e rënies së konsumit.
BERLIN- Kriza e energjisë dhe inflacioni kanë çuar në rënie rekord të konsumit në Gjermani. Që nga viti 1991 nuk është matur ndonjë vlerë tjetër më e ulët, sipas institutit të studimit të tregur, GfK.
Atmosfera e konsumit të përgjithshëm Gjermani është keqësuar.
"Shumë ekonomi shtëpiake janë momentalisht të detyruara të shpenzojnë dukshëm më shumë para për energjinë, apo ndryshe të lenë para mënjanë për fatura ndjeshëm më të larta të kostos së ngrohjes", është shprehur Ralf Bürkl nga instituti i studimit të tregut, GfK në Nuremberg.
"Kjo do të thotë që ata kursejnë tek shpenzime të tjera". Klima e konsumit në Gjermani ka rënë në një rekord të ri, ka thënë Bürkl. Indeksi i GfK për tetorin ra në minus 42,5 pikë.
Jörg Zeuner, kryeekonomist i Union Investment sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa është shprehur, se "arsye për këtë është se nuk ka shenja për fundin e luftës në Ukrainë. Që do të thotë, se çmimet e energjisë në Europë edhe më tej do të mbeten të larta dhe inflacioni nuk ka për të rënë kaq shpejt. Këtë e ndjejnë konsumatorët dhe kufizojnë shpenzimet. Pasiguria është e madhe në lidhje me kohëzgjatjen e krizës energjitike dhe sa e shtrenjtë do të jetë në fund fatura. Si gjithmonë në situata të pasigurta, konsumatorët kanë refleksin e kursimit."
Ndërkohë nuk ka shenja të dobësimit të inflacionit, klima e konsumit pritet të mbetet po ashtu e rënduar. "Rënia e shpenzimeve reale për konsum do të forcojnë tendencat e recesionit në ekonominë gjermane", shpjegon GfK. Sipas Zeuner, ekonomistët presin një rënie të vëllimit ekonomik të Gjermanisë me rreth 2% deri në pranverën e vitit 2023, si pasojë e rënies së konsumit. Kurse Alexander Krüger nga Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank, thotë se një vështrim në kuletë e ka rritur dëshpërimin e konsumatorëve. "Çmimet e larta të energjisë dhe artikujve të përditshëm do të ushqejnë edhe më tej pesimizmin." Problematike, sipas Krüger, është se nuk shihet ende dritë në fund të tunelit.
Marrë nga DW
Qyetetarët bëjnë selfie për të filmuar uraganin SHBA- Qytetarët në Florida kanë rrezikuar jetën në pë...
Olaf Scholz BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Scholz ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelens...
Faezeh Hashemi Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e e ish-presidentit, Akbar Has...
Fosilet për hibridizimin e njerëzve të lashtë SHBA- Studiuesit hetuan një numër të madh mbetjesh fosile të nje...
Irlanda IRLANDA- Irlanda duhet të shtojë përpjekjet e saj për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, ka thën&eu...
Pendarovski MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, duke folur para të rinjve që marrin pjesë n&e...
RUSI- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të premten me kërkesë të Rusisë për të disk...
Ilaçi i Alzheimerit SHBA- Një ilaç eksperimental ka ngadalësuar shkallën e rënies së kujtesës dhe të ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Shpërthimet tronditën Detin Baltik para se të zbuloheshin dy rrjedhje të pazakonta në dy tubacione në...
Shenjat e horoskopit SHBA- Me jetën e përditshme dhe lajmet e pakëndshme të vazhdueshme që dëgjojmë, nuk ësht&...