LIVE UPDATES
Bota

Kriza politike në Malin e Zi/ Çfarë ndodhi në Podgoricë? Mijëra qytetarë protestuan kundër Abazoviç, s'i kursyen as ofendimet

Protesta nisi rreth orës 21:00, ku mijëra protestuesit me pankarta në duar brohorisnin "Dritane pederu". Në krye të kësaj proteste ishte profesoresha dhe aktivistja Jasmina Nikçeviç, e cila theksoi rëndësinë e marshimit nga qytetarët për mbrojtjen e shtetit të Malit të Zi.

18 Nëntor 2022, 10:08 Nga a.l
Kriza politike në Malin e Zi/ Çfarë ndodhi në
Protesta në Mal të Zi

MAL I ZI- Mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit protestuan ditën e djeshme në Podgoricë, kërkuan tërheqjen e ndryshimeve të Ligjit për Presidentin, miratimin e marrëveshjes për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi. Protesta nisi rreth orës 21:00, ku mijëra protestuesit me pankarta në duar brohorisnin "Dritane pederu". Në krye të kësaj proteste ishte profesoresha dhe aktivistja Jasmina Nikçeviç, e cila theksoi rëndësinë e marshimit nga qytetarët për mbrojtjen e shtetit të Malit të Zi.

Krah protestuesve, në marshim morën pjesë gjithashtu edhe deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Jevto Erakoviç, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Aleksandar Bogdanoviç, nënkryetari i DPS-së dhe kryetari në largim i Podgoricës Ivan Vukoviç, deputetët e DPS-së Ivan Mitroviç, Andrija Nikolić, Branimir Gvozdenović, Petar Ivanović, shefi i klubit parlamentar të DPS-së, Danijel Živković, zëdhënësi dhe deputeti i DPS-së Millosh Nikolić, lideri i socialdemokratëve Damir Shehović, lideri i Partisë Liberale Andrija Popović si dhe zyrtarë të partisë Jovobreć Jovannov. Në takim marrin pjesë edhe zyrtari i SDP-së, Mirko Staniç, zyrtari i SD-së, Marko Rakoçeviq, deputeti i DPS-së, Nikolla Janoviç dhe drejtori Danilo Marunoviç.

Tubimi i sotëm, si dhe tubimet e mëparshme dhe të ardhshme, nuk janë protesta të asnjë partie. Asnjë grupi partiak, asnjë individi. Është një thirrje për mbrojtjen dhe ruajtjen e rendin kushtetues dhe institucioneve të shtetit në Malin e Zi,”-tha Nikçeviç.

Nebojsha Mrvaljeviç nga Forumi i Qytetarëve të Lirë “Luça” tha se 30 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat i ka nisur Lëvizja “Ima nas”. Ai bëri thirrje për një marshim nëpër "institucionet e kapura", përgjatë rrugës "Stanko Dragojevića", nëpër Sheshin e Pavarësisë dhe përsëri në Kuvend.

Gjatë protestës, deputeti i DPS-së, Nikolla Janoviç, i tha “familjes në pushtet” se Mali i Zi nuk është vendi i tyre.

"Është e trishtueshme t'i shohësh ata duke përkulur kurrizin nën kërkesat e të tjerëve".

Gjatë kësaj jave janë mbledhur mbi 15 mijë nënshkrime në mbështetje të peticionit të qytetarëve. Ata kanë treguar qartë se ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjidhjen e krizës politike në Malin e Zi.

Shumica parlamentare, e cila ka 41 deputetë, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus me Demokratët dhe lëvizjen URA të kryeministrit në largim, Dritan Abazoviç, mbështesin zgjedhjen e një qeverie të re, mandatari i së cilës do të ishte kandidati i tyre Miodrag Lekiç. Nga ana tjetër, blloku i opozitës dhe partive të pakicave të udhëhequr nga partia e presidentit Milo Gjukanoviç mendon se parlamenti duhet të shpërndahet dhe të organizohen zgjedhje të reja.

Kjo është protesta e dytë që nga fillimi i këtij muaji. Me 8 nëntor protestuesit kundërshtuan ndryshimet në Ligjin për Presidentin, përmes së cilit partitë në pushtet synojnë kufizimin e përgjegjësive kushtetuese të presidenti aktual Milo Gjukanoviç dhe kalimin e tyre te parlamenti./ Dosja.al

protesta ne mal te zi


Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin