Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se në historinë e Kuvendit të Kosovës, nuk ka fjalë e lajm që është pritur më gjatë.
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikthyer sot në seancën solemne të përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës, Deklaratën e shpalljes së Pavarësisë që ish-kryeministri Hashim Thaçi e lexoi më 17 shkurt 2008.
“Më lejoni, që duke ndjerë rrahjen e zemrave të stërgjyshërve tanë, unë me nderin dhe privilegjin më të madh, do të lexoj Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se në historinë e Kuvendit të Kosovës, nuk ka fjalë e lajm që është pritur më gjatë.
“Fjalë që peshojnë përherë njëjtë në zemrat e qytetarëve të Kosovës, që përmbledhin një rrugëtim të gjatë historik, një vetëdije të gjerë shoqërore, një kërkesë të drejtë e legjitime politike dhe një aspiratë për t’i dhënë Kosovës emrin e saj të vërtetë: shtet i pavarur e sovran. Çdo 17 Shkurt, kur përsëritet kujtesa e asaj dite historike, e ndjej peshën që kemi pasur të gjithë ne, që fati na zgjodhi për ta nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë, si diçka që na mbanë të lidhur për atë rrugëtim e atë vetëdije”, tha Krasniqi.
Kreu i PDK-së tha se historia e Kosovës moderne është e lidhur me emrat e çlirimtarëve që gjenden në Hagë “për të mbrojtur të vërtetën e luftës së UÇK-së, e veçmas me ish-Kryeministrin dhe ish-Presidentin Hashim Thaçi”.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarë të tjerë, sot janë larg nesh, duke e zhvilluar betejën e fundit, për të vërtetën e luftës sonë për liri. Do të duhej të ishin në këtë sallë bashkë me ne, në një rast solemn si ky që përkujton një ngjarje kaq madhore, protagonistë të së cilës ishin pikërisht ata vetë. E ndonëse ata nuk janë me ne fizikisht, vazhdojnë të mbesin në zemrat e qytetarëve të Kosovës. Dhe duke besuar fuqishëm në drejtësi, nuk kemi as mëdyshje se do të rikthehen si fitimtarë, ashtu siç erdhën dikur, si çlirimtarë. Historia e Kosovës moderne, është e lidhur me emrat e tyre, dhe veçmas me ish-Kryeministrin dhe ish-Presidentin Hashim Thaçi, pa emrin e të cilit, 17 shkurti 2008 si datë dhe shpallja e pavarësisë si ngjarje, nuk mund të kuptohen as si të plota, e as si të sakta”, tha Krasniqi.
Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.
I shpetuari TURQI- Dy burra të moshës 26 dhe 34 vjeç u shpëtuan nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë t...
Kurti dhe Vuçiç me diplomatet Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borre...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e 15 vjetorit të...
Foto Ilustruese FRANCË- Në Francë, platformat nga Instagrami në Pornhub së shpejti mund të duhet të kontrollojnë mo...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për ndër t...
Bajram Begaj KOSOVË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se shteti shqiptar është pranë Kosovës p&...
Ganimete Musliu KOSOVË- Me këngimin e himnit të Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet p&eum...
GJERMANI- Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane ka ndikuar në fluturimet e gati 300.000 pasagjerëve, pasi sindik...
Nikola Sanduloviç KOSOVË- Kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviç, i cili ndodhet në një vizit&eu...
Foto nga tërneti në Turqi RUMANI- Tjetër tërmet në Rumani! Sipas Qendrës Mesdhetare Evropiane (EMSC), vendi është g...