LIVE UPDATES
Bota

Kovaçevski: Ekziston mundësia që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qeverisë

Sipas kryeministrit Kovaçevski, fokusi i qeverisë së tij është zbatimi i agjendës së reformave dhe qytetarët po fillojnë të ndjejnë përfitimet e negociatave me BE-në.

18 Janar 2023, 14:04 Nga I.A
Kovaçevski: Ekziston mundësia që Aleanca për
Dimitar Kovaçevski

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka bërë thirrje për unitet dhe ka theksuar se arritja e qëllimeve të përbashkëta kombëtare dhe shoqërore në vendin e tij duhet të vendoset përpara dallimeve politike dhe ideologjike. Në konferencën për media me zv.kryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiç, lidhur me rrjedhën e skriningut për integrimet e vendit në Bashkimin Evropian (BE), kryeministri Kovaçevski tha se ky proces po zhvillohet me ritmet e pritura. Ai po ashtu theksoi rëndësinë e ruajtjes së momentumit gjatë gjithë procesit të negociatave me BE-në.

Sipas kryeministrit Kovaçevski, fokusi i qeverisë së tij është zbatimi i agjendës së reformave dhe qytetarët po fillojnë të ndjejnë përfitimet e negociatave me BE-në. Ai tha se tani gjithçka është në dorën e tyre dhe nga të gjithë varet jeta e qytetarëve dhe e ardhmja evropiane e vendit.

"Duhet të marrim disa vendime për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, e ardhmja e tyre është përpara të gjitha dallimeve politike dhe ideologjike", u shpreh Kovaçevski.

Duke theksuar se deri më tani vendi ka paraqitje cilësore në të gjitha kapitujt, Kovaçevski tha se sigurisht që çështjet në të cilat duhet të fokusohen në periudhën e ardhshme mbeten të hapura. Ai përmendi reformat në administratën publike, mekanizmat për shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

"Këto tema do të jenë të hapura gjatë gjithë procesit të negociatave, prandaj pres që çdo institucion të jetë në nivelin e detyrës dhe t’i qaset këtij procesi me përgjegjësi. Ky është një proces historik që çdo vend e kalon vetëm një herë", tha Kovaçevski.

Po ashtu Kovaçevski deklaroi sot se Aleanca për Shqiptarët mund të bëhet pjesë e Qeverisë, por se kjo sipas tij varet nga dialogu politik. Kovaçevski me këtë rast ri-përsëriti qëndrimin e tij se të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkëngjiten konceptit për një Maqedoni evropiane, tani është koha që ta bëjnë atë.

“Lidhur me Aleancën për Shqiptarët, kam thënë se Aleanca ka shprehur vullnetin politik, se është për konceptin evropian të shtetit. Se a do të hyjë në qeveri, po, ekzistojnë shanse për këtë, ashtu siç kanë thëne edhe liderët e tjerë politikë. Se a do të ndodh kjo, varet nga dialogu politik, i cili dialog gjithmonë ka dy aspekte, njëri është programor, tjetri është kadrovik, dhe derisa nuk ndodh diçka e tillë nuk mundemi të jemi të sigurt se do të ketë edhe një partner të ri qeveritar. Megjithatë unë kam thënë që para tre muajve se të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkëngjiten konceptit për një Maqedoni evropiane, tani është koha që të bëjmë një gjë të tillë sepse nga ne varet qasja më e shpjete e vendit në BE, këtë qytetarët e presin”, tha Kovaçevski.

Maqedonia e Veriut këtë vit pritet të përballet me sfidën e ndryshimeve kushtetuese, gjë që mbetet një prej kritereve për të vazhduar negociatat me BE-në. Aktualisht, parlamenti i vendit nuk posedon shumicën e nevojshme prej 80 deputetësh për të mbështetur këto ndryshime, ndërkohë zyrtarët në pushtet thonë se po punojnë për këtë çështje dhe sinjalizojnë se ka hapësirë për zgjerim për të gjithë ata që janë në mbështetje të rrugës evropiane.

Kujtojmë se vitin e kaluar Maqedonia e Veriut nisi negociatat për anëtarësim në BE, por negociatat thelbësore për kapitujt nuk do të fillojnë pa ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në të, gjë që parashihet në marrëveshjen e vendit me Bullgarinë bazuar në "propozimin francez" për zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve lidhur me çështjet historike, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet