LIVE UPDATES
Bota

Friedrich-Ebert-Stiftung: Draft-statuti i Asociacionit, bazë e mirë për diskutim

Duke folur për Televizionin Happy në Serbi, ai pyeti se si mund të flasë një organizatë joqeveritare gjermane për kompetencat e Asociacionit.

18 Janar 2023, 13:31 Nga I.A
Friedrich-Ebert-Stiftung: Draft-statuti i Asociacionit, bazë e mirë
Mitrovica

GJERMANI- Organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka hartuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë - për të cilën gjë është rënë dakord në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Rene Schlee, nga kjo organizatë, tha se beson se ky draft “është një bazë e mirë, e cila pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.

“Ne do të organizojmë një prezantim publik të draftit në kohën e duhur”, tha Schlee për Radion Evropa e Lirë, por nuk specifikoi më shumë.

Autoritetet në Kosovë nuk e komentuan këtë lajm, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se hartimi i statutit të Asociacionit është punë e ekipit menaxhues, në bazë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, dhe jo e një organizate joqeveritare.

Duke folur për Televizionin Happy në Serbi, ai pyeti se si mund të flasë një organizatë joqeveritare gjermane për kompetencat e Asociacionit.

“Kush jeni ju që të merreni me këtë? Është çështje e serbëve dhe e shqiptarëve - nëse është e dikujt. Pse duhet të përziheni në atë se çfarë do të bëjnë serbët në komunat e tyre”, tha Vuçiq.

Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha këtë javë se drafti i statutit të Asociacionit duhet të bëhet nga ekipi menaxhues, e jo nga një organizatë joqeveritare.

“Përpjekja e një organizate joqeveritare për të marrë përgjegjësi për hartimin e statutit të Asociacionit ia humb kuptimin dialogut dhe shkel marrëveshjet që e përcaktuan këtë çështje”, tha Petkoviq.

Friedrich-Ebert-Stiftung është një fondacion politik gjerman, që promovon një shoqëri të lirë, të bazuar në vlerat e demokracisë. Organizata ka zyrat e saj përfaqësuese në më shumë se 100 vende dhe mbështet politikën e bashkëpunimit paqësor.

Për formimin e Asociacionit është rënë dakord në dialogun që ndërmjetëson Bashkimi Evropian, por çështja, prej vitesh, vazhdon të jetë pengesë në normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Kosova e refuzon formimin e Asociacionit me arsyetimin se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk mund të krijojë asociacione njëetnike. Serbia, në anën tjetër, e kushtëzon normalizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me Kosovën pikërisht me formimin e Asociacionit.

Përfaqësuesi i organizatës gjermane për Kosovën, Rene Schlee, thotë për Radion Evropa e Lirë se statuti është hartuar në bazë të informatave publike për tema me rëndësi publike dhe thekson se një gjë e tillë nuk është kërkuar nga BE-ja, Qeveria e Gjermanisë, SHBA-ja apo ndonjë palë tjetër.

Në tetor të vitit të kaluar, disa media në Kosovë publikuan draft-statutin e Asociacionit, duke pretenduar se ai është hartuar nga ekspertë gjermanë.

Schlee konfirmon se Friedrich-Ebert-Stiftung, në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe, ka punuar në atë version të statutit, por thotë se kur u publikua vitin e kaluar, ai ishte vetëm një dokument pune që tashmë është “vjetruar”.

Ai thotë se nuk dëshiron të zbulojë pjesë nga versioni i ri i draft-statutit, por thekson se është i harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës.

“Një nga rezultatet e dëshiruara të punës sonë është hartimi i një statuti që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, thotë Schlee.

Në draftin origjinal të statutit shkruhej se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “subjekt juridik, i cili formohet në përputhje me ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Kosovës”.

Sipas atij dokumenti, statuti i Asociacionit do të duhej të miratohej nga Qeveria e Kosovës me akt ligjor, në përputhje me Kushtetutën.

Asociacioni do t’i kishte simbolet e veta, përfshirë një stemë dhe një flamur, që do të dizajnoheshin nga bordi i drejtorëve të Asociacionit dhe do të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Gjithashtu, sipas atij dokumenti, Asociacioni do të mund të shpërndahej me vendim të Kuvendit të Kosovës me 2/3 e votave.

Si objektiva të Asociacionit renditeshin: forcimi i demokracisë lokale, zhvillimi i ekonomisë lokale, mbikëqyrja në fushën e arsimit, shëndetësisë parësore dhe dytësore, planifikimit rural dhe urban, e të tjera.

Sipas draft-statutit të hartuar nga organizata gjermane, i cili ndërkohë ndryshoi, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të ketë një kuvend, një kryetar, një nënkryetar, një këshill, një bord dhe një zyrë për ankesa. Asociacioni do të kishte edhe buxhetin e tij, por ai do të ishte subjekt i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar vazhdimisht Kosovës që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar se, në të kundërtën, do të kërkojnë “partnerë alternativë”.

Më 11 janar, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, Escobar ka sqaruar se “partnerë alternativë” mund të jenë: shoqëria civile, grupet multietnike apo institutet - pra subjektet që mund të ofrojnë ide, në bazë të të cilave do të mund të formohej Asociacioni, pa e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Paraprakisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu përgjigjur kërkesës së Shteteve të Bashkuara që Kosova të vendosë në tryezë propozimet për formimin e Asociacionit, ka thënë se çështja mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Formimi i Asociacionit është dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, ndërsa dy vjet më vonë është arritur pajtimi për parimet. Problemet kyçe në lidhje me formimin e Asociacionit lidhen me kompetencat e tij.

Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet e Asociacionit nuk janë plotësisht në frymën e Kushtetutës, përkatësisht nenin 3 për “barazinë para ligjit” dhe kapitujt për “të drejtat dhe liritë themelore” dhe “të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre”. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e tha në konkluzionin e saj se Asociacioni nuk duhet të formohet, por se kompetencat e tij mund të përshtaten me statut.

Marrë nga REL

friedrich-ebert-stiftung rene schlee

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet