LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/ Qeveria përjashton nga shpronësimi disa prona në veri

Qeveria e Kosovës ka filluar procesin e shpronësimit në komunën e Leposavicit dhe atë të Zubin Potokut në mes të janarit të vitit 2023, kur disa toka atje i ka shpallur “pasuri të paluajtshme me interes të veçantë publik - të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.

5 Qershor 2024, 18:45 Nga B.Z
Kosovë/ Qeveria përjashton nga shpronësimi disa prona në
Pamje e fshatit Mekinicë në Leposavic.

KOSOVË - Në vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në Leposaviq dhe Zubin Potok - komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës , janë përjashtuar disa parcela private, por vetëm të atyre qytetarëve që e kanë fituar procesin në gjykatë, konfirmon për Radion Evropa e Lirë Nebojsha Vllajiq, njëri prej avokatëve që kanë përfaqësuar banorët e pakënaqur para gjyqësorit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka filluar procesin e shpronësimit në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut në mes të janarit të vitit 2023, kur disa toka atje i ka shpallur “pasuri të paluajtshme me interes të veçantë publik - të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.

Bazuar në vendimin paraprak të Qeverisë, sipërfaqja e përgjithshme e shpronësimit të planifikuar atëkohë ka qenë rreth 104 hektarë në Leposaviq dhe rreth 33 hektarë në Zubin Potok.

Por, në vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës, të datës 30 maj, thuhet se në Leposaviq do të shpronësohen 96 hektarë, që do të thotë tetë hektarë më pak.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në Leposaviq dhe Zubin Potok, është marrë në përputhje me aktgjykimet e formës së prerë të gjykatave të Kosovës, të cilat kanë kërkuar përjashtimin e disa parcelave nga shpronësimi.

“Gjykata ka qenë e qartë kur ka konstatuar se shumica e paditësve nuk kanë pasur legjitimitet për të nisur procedura ligjore, sepse nuk kanë mundur të dëshmojnë pronësinë e tyre mbi tokën që është subjekt i shpronësimit. Në vazhdën e kësaj, Qeveria ka vepruar në bazë të vendimeve gjyqësore dhe ligjeve në fuqi”, thotë Kryeziu.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar shumicën padive të qytetarëve serbë, të cilët kanë paditur Qeverinë e Kosovës dhe ka kërkuar të “vërtetohet se nuk ekziston interes i veçantë publik për pasuritë e paluajtshme të paditësve”. Gjykata e ka kthyer në rishqyrtim tokën e familjes Jovanoviq nga Leposaviqi.

Pikërisht, toka prej 8 hektarësh e kësaj familjeje është njëra nga tokat e përjashtuara nga vendimi përfundimtar i Qeverisë për shpronësim. Por, sipas avokatit Vllajiq, vendimi i Qeverisë është “një vërtetim i procesit të mëparshëm, që ka qenë tejet i paligjshëm”.

“Tani, ato vendime që janë quajtur paraprake, janë shpallur të formës së prerë, përveçse ato parcela [që janë kontestuar në gjykatë e] që përfaqësojnë një pjesë të vogël, janë përjashtuar”, thotë Vllajiq.

Mashan Jovanoviq, nga fshati Mekiniq i Leposaviqit, ka arritur t’i ruajë tetë hektarë të pyllit të tij.

Jovanoviq thotë për Radion Evropa e Lirë se “drejtësia ka triumfuar” dhe se është i lumtur që nuk i është marrë pylli, i cili gjendet prapa shtëpisë së tij familjare. Ai dhe vëllai i tij, Radomiri, thonë se nuk kanë qenë kurrë të interesuar për kompensim monetar, por se kanë dashur vetëm ta “mbrojnë” tokën e tyre. Ata që nuk kanë fituar në gjykata, tash mund të ankohen vetëm për dëmshpërblimin që do të marrin.

“Ata nuk mund të dëshmojnë më se shpronësimi është i panevojshëm, ose se interesi publik nuk ekziston”, thotë Vllajiq. Jovanoviq shton se i gjithë procesi i shpronësimit nga autoritetet e Kosovës, ka qenë jotransparent dhe se banorët vendas nuk kanë marrë asnjë informacion për procesin.

“Tani kemi mësuar nga mediat se është marrë një vendim përfundimtar”, thotë ai.

Si ka shkuar procesi i shpronësimit?

Kur Qeveria e Kosovës ka filluar procesin e shpronësimit në janar, qytetarët kanë protestuar, ndërsa disa prej tyre u janë drejtuar gjykatave të Kosovës. Ata janë ankuar se procesi nuk ka qenë transparent, se debatet publike nuk janë zhvilluar në kohën e duhur dhe se nuk kanë dashur të heqin dorë nga prona e tyre.

Ndonëse Qeveria nuk ka thënë asnjëherë se çfarë projektesh infrastrukturore do të ndërtohen në ato toka, qytetarët besojnë se bëhet fjalë për ndërtimin e stacioneve dhe bazave policore. Gjykata Themelore në Prishtinë, në fillim të këtij viti, ia ka kthyer Qeverisë së Kosovës për rishqyrtim vendimin për shpronësimin e tokave në veri për disa raste, për shkak se, siç është thënë, procesi nuk ka qenë plotësisht në përputhje me ligjet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë atëkohë se nuk do të heqë dorë nga shpronësimet, por se do të ngarkojë këshilltarë nga ministritë përkatëse që të dalin me një propozim të ri. Tani, në vendimin përfundimtar, i cili është publikuar në Gazetën Zyrtare, çdo person, toka e të cilit është subjekt shpronësimi, mund të ankohet në gjykatat e Kosovës, por vetëm për shumën e kompensimit. Avokati Vllajiq thotë se banorët e zonës nuk kanë protestuar asnjëherë për shkak të dëmshpërblimit, por për faktin se u është marrë toka.

“Vetë vendimi thotë se dëmshpërblimi është pjesë përbërëse e këtij vendimi përfundimtar dhe nuk gjendet askund - askush nuk e di se sa është kompensimi”, thotë Vllajiq. Në vendimin e Qeverisë ka një tabelë me të dhëna për pronarët dhe sipërfaqen e tokës që i nënshtrohet shpronësimit, por jo edhe për dëmshpërblimin që do t’u paguhet.

Interesi publik dhe “ndërtimi i bazave të policisë”

Që nga fillimi i procesit të shpronësimit, Qeveria e Kosovës, në vendimet e saj, i është referuar “ndërtimit të objekteve infrastrukturore me interes publik”. I njëjti formulim është edhe në vendimin përfundimtar. Gjatë muajve të kaluar, Radio Evropa e Lirë ka pyetur disa herë Qeverinë e Kosovës se për cilat projekte infrastrukturore me rëndësi publike bëhet fjalë, por nuk ka marrë përgjigje. Të njëjtën pyetje e ka përsëritur edhe më 3 qershor, por pa sukses.

Avokatët që i përfaqësojnë qytetarët në veri para gjykatave të Kosovës, kanë bërë publik informacionin se Qeveria planifikon të ndërtojë baza apo stacione policore në prona private dhe se disa të tilla tashmë janë ndërtuar, edhe pse procesi i shpronësimit nuk ka përfunduar. Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk janë përgjigjur në pyetjen e REL-it se a janë ndërtuar bazat. Më herët, policia ka konfirmuar për REL-in se në zonën e shpronësuar në fshatin Dren, është planifikuar të ndërtohet një stacion policor.

A mund të ndërtojë Qeveria baza policore?

Ligji për shpronësimin thotë se Qeveria e Kosovës mund të kryejë shpronësime në kushte të caktuara, por se në ato raste komuna, në territorin e së cilës kryhet shpronësimi, ka të drejtë ta kontestojë në gjykatë ligjshmërinë e shpronësimit dhe/ose shumën e kompensimit. Gjithashtu, thuhet se shpronësimi i pronës së paluajtshme mund të bëhet vetëm nëse ajo nuk është zgjedhur për qëllim të zbatimit të ndonjë objektivi diskriminues.

Avokati Florin Lata ka shpjeguar më herët për Radion Evropa e Lirë se, në bazë të këtij ligji, Qeveria e Kosovës mund të bëjë shpronësime për “qëllime legjitime publike”, që mund të jenë edhe “ndërtimi apo zgjerimi i një ndërtese apo objekti, që do të përdoret nga një autoritet publik qendror, për kryerjen e funksioneve të tij publike”. Ai ka thënë se ndërtimi i objekteve, përkatësisht stacioneve policore, konsiderohet i domosdoshëm për kryerjen e funksionit publik të Qeverisë dhe se ajo ka të drejtë të shpronësojë prona për këtë qëllim.

Për shpronësimin e tokave në veri të Kosovës kanë reaguar më herët Bashkimi Evropian, misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës - me thirrjen për Qeverinë që “ta respektojë rreptësisht ligjin”. Bashkimi Evropian ka shprehur, po ashtu, shqetësimin për “krijimin e bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore - në disa raste para fillimit të procedurës së shpronësimit”.

Shpronësimi në veri dhe Këshilli i Evropës

Çështja e shpronësimit është përmendur edhe në raportin e raportueses së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku cilësohet si e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe me “pasoja të gjera politike”. Aty thuhet se me vendimet e Qeverisë së Kosovës, nuk është evidentuar interesi publik për shpronësimin e kësaj toke, siç parashihet në nenin 44 të Kushtetutës së Kosovës dhe me Planin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

“Kjo mënyrë e veprimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe cenon më tej besimin mes komunitetit serb dhe institucioneve të Kosovës. Autoritetet duhet të përmbahen nga çdo shpronësim që nuk është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe sistemin ligjor dhe, në të njëjtën kohë, duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për t’ua komunikuar arsyet e shpronësimit drejtpërdrejt palëve të prekura, si dhe publikut të gjerë”, thuhet në raport.

Qeveria e Kosovës ka nisur procesin e shpronësimit pas daljes së serbëve në veri nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit 2022. Që atëherë, tensionet në këtë zonë kanë vazhduar, si për shkak të disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ashtu edhe për shkak të protestave të popullatës vendase.Kryetarët serbë në veri janë zëvendësuar me kryetarë shqiptarë, pasi popullata lokale i ka bojkotuar zgjedhjet.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në institucionet tjera, siç është Policia e Kosovës, ku serbët e veriut janë zëvendësuar me pjesëtarë të komuniteteve të tjera, kryesisht shqiptarë. Tensionet kanë kulmuar në shtator të vitit 2023, pas një sulmi të armatosur të një grupi serbësh kundër Policisë së Kosovës në veri. Në atë sulm ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë./REL

kosove qeveri shpronesim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet