LIVE UPDATES
Politike

Kosova larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave

Eksperti me seli në Uashington paralajmëron se pasojat ekonomike nuk mund të shkëputen nga sfidat politike dhe të sigurisë. Në kohë krizash, kur vëmendja e partnerëve strategjikë është e shpërndarë, ai thotë se Kosova rrezikon të dalë edhe nga radari i aleatëve të saj më të rëndësishëm.

23 Qershor 2025, 17:29 Nga N.F
Kosova larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave
Foto

KOSOVË- Në kohën kur bota rri pezull nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme dhe pasojat e mundshme të një konflikti me përmasa globale, shtetet e vogla si Kosova gjenden përballë disa pyetjeve thelbësore: sa të përgatitura janë për të përballuar një krizë që mund t’i lëkundë themelet më të qëndrueshme të sigurisë ndërkombëtare, dhe çfarë rreziqesh konkrete u kanosen atyre?

Sipas ekspertit të sigurisë, Adrian Shtuni, natyra e një krize globale është e tillë që askush nuk mbetet imun ndaj pasojave të saj, por jo të gjithë preken njësoj.

“Kosova është e cenueshme përgjithësisht në mënyrë të moderuar, por krahasimisht më shumë sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, thotë ai, duke përmendur arsyet ekonomike, politike dhe të sigurisë.

Për ekspertin e politikave ndërkombëtare, Gëzim Visoka, armiqësia e vazhdueshme e Serbisë përbën kërcënimin më të madh për stabilitetin e Kosovës - një rrezik që, në kohë krizash globale, mund të amplifikohet dhe të shfrytëzohet nga aktorë me interesa destabilizuese.

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?

Që prej disa ditësh, Izraeli ka nisur sulme intensive ndaj Iranit. Qëllimi i tij i deklaruar është shkatërrimi i programit bërthamor iranian, të cilin e sheh si kërcënim ekzistencial për sigurinë e vet.

Irani ka reaguar me sulme ndaj objektivave izraelite dhe ka paralajmëruar përgjigje edhe më të ashpra ushtarake. Në këtë rrëmujë është përfshirë edhe SHBA-ja, e cila ka goditur objektet bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Esfahan.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se “Irani, bullizuesi i Lindjes së Mesme, duhet të zgjedhë paqen. Nëse nuk e bën këtë, sulmi i ardhshëm do të jetë më i madh dhe më i lehtë”. Irani është zotuar se do të hakmerret, duke e rënduar edhe më shumë situatën dhe duke e bërë krizën të paparashikueshme.

Pasojat ekonomike dhe sfidat e sigurisë për Kosovën

Adrian Shtuni, nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, thekson se Kosova është veçanërisht e ndjeshme ndaj pasojave ekonomike që mund të shkaktojë kjo krizë. Ai shpjegon se situata do të përkeqësohej ndjeshëm në rast se Irani vendos të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, nga kalon rreth 20 për qind e konsumit global të naftës dhe gazit natyror.

Për një vend si Kosova, i cili tashmë ka përjetuar një rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike me 16% këtë vit, “rritja e mëtejshme do të ishte një shok për ekonominë”, thotë Shtuni për Radion Evropa e Lirë.

Ai nënvizon se, me një ekonomi të mbështetur fort në importe dhe remitenca - të cilat përbëjnë rreth 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto - çdo tronditje në ekonominë globale do të përkthehej menjëherë në presion mbi familjet kosovare.

“Gjithashtu, fakti që Kosova ka një deficit tregtar të konsiderueshëm, që në dhjetor të vitit 2024 u rrit me 17.5% krahasuar me një vit më parë, e ekspozon atë akoma edhe më shumë ndaj një krize globale, që do të rriste jo vetëm çmimin e energjisë, por edhe të ushqimeve dhe mallrave të konsumit, që vendi kryesisht i importon”, thotë Shtuni.

Eksperti me seli në Uashington paralajmëron se pasojat ekonomike nuk mund të shkëputen nga sfidat politike dhe të sigurisë. Në kohë krizash, kur vëmendja e partnerëve strategjikë është e shpërndarë, ai thotë se Kosova rrezikon të dalë edhe nga radari i aleatëve të saj më të rëndësishëm.

Gëzim Visoka, profesor i Studimeve të Paqes dhe Konfliktit në Universitetin e Qytetit të Dublinit, ndan shqetësim të ngjashëm. Ai thekson se krizat globale krijojnë vakume gjeopolitike që mund të shfrytëzohen nga aktorë destabilizues për të dobësuar Kosovën.

Visoka e sheh armiqësinë e vazhdueshme të Serbisë si “kërcënimin më të madh për stabilitetin e brendshëm të vendit”. Ai, po ashtu, paralajmëron se varësia e theksuar e Kosovës nga prania ushtarake e NATO-s, e bën atë veçanërisht të cenueshme, në rast se Aleanca detyrohet të zhvendosë trupa drejt zonave më të nxehta të konfliktit global.

“Rreziqe të tjera mund të jenë sulmet e fshehta nga qeveri joperëndimore dhe grupe joshtetërore ndaj pranisë ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së në Kosovë”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.

Në të njëjtën linjë, Shtuni shton se aktorët me qëllime jomiqësore ndaj Ballkanit Perëndimor, veçanërisht ata që tradicionalisht janë kundër anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE dhe NATO, mund të shfrytëzojnë amullinë e krizave globale për të destabilizuar rajonin.

Sipas tij, këto kërcënime synojnë dy pika të dobëta, Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën, duke instrumentalizuar përçarjet dhe tensionet ndëretnike në këto dy vende.

Mungesa e integrimit ndërkombëtar, pengesë për menaxhimin e krizave

Të dy ekspertët theksojnë se izolimi ndërkombëtar e bën Kosovën më të pambrojtur ndaj krizave globale. Mungesa e anëtarësimit në OKB, BE apo Interpol, thonë ata, e përjashton vendin nga mekanizmat kolektivë të reagimit dhe mbështetjes ndërkombëtare.

Kjo, sipas Shtunit, “përbën pengesë për bashkëpunimin sa më të fortë dhe efikas në përballjen me terrorizmin apo krimin kibernetik - probleme që mund të shtohen nëse kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet më tej”.

Edhe Visoka paralajmëron se, përderisa Kosova mbetet jashtë organizatave ndërkombëtare vendimmarrëse, ajo nuk ka mundësi reale të ndikojë në proceset globale apo të mbrojë interesat e veta.

“Zëri i Kosovës mbetet kryesisht i padëgjuar”, thekson ai.

Çfarë mund të bëjë Kosova?

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë në detyrë të Kosovës për të pyetur nëse janë marrë masa konkrete për të mbrojtur ekonominë dhe sektorin e energjisë nga një krizë globale e mundshme, por nuk mori përgjigje. Në këtë kontekst sfidues, ekspertët nënvizojnë nevojën urgjente për forcimin e institucioneve dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Shtuni thekson se fakti që Kosova, edhe më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve, nuk ka një kuvend të konstituuar dhe qeveri funksionale, e dobëson rëndë kapacitetin e saj për të përballuar sfidat e sigurisë. Ai e quan këtë një “dobësi të vetëshkaktuar” nga mungesa e vullnetit politik.

“Kjo përbën çarmatosjen më të dëmshme të lidershipit në Kosovë, çarmatosjen nga përgjegjshmëria politike dhe mendimi praktik për zgjidhje kompromisi. Nëse nuk ka vetëdijesim të shpejtë, kjo krizë rrezikon të sjellë pasoja të kushtueshme dhe afatgjata për vendin”, thotë Shtuni.

Visoka thekson, gjithashtu, rëndësinë e ndërtimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe thellimit të marrëdhënieve të sigurisë me aleatët kryesorë të Kosovës.

Ai shton se vëmendja duhet përqendruar edhe në forcimin e sigurisë kibernetike dhe në krijimin e platformave dhe mekanizmave, për të shmangur, siç thotë, “rreziqet që vijnë nga shpërbërja e rendit ndërkombëtar, siç janë çrregullimet me tregti ndërkombëtare, energji, shëndetësi, mjedis, si dhe konflikte kulturore dhe fetare”.

Përvoja nga lufta në Ukrainë

Se si krizat globale mund të prekin drejtpërdrejt edhe vende të vogla dhe gjeografikisht të largëta si Kosova, u dëshmua qartë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Kosova u përball menjëherë me shtrenjtimin e energjisë elektrike, rritjen e inflacionit dhe ngritjen e çmimeve të produkteve bazë – pasoja këto të drejtpërdrejta të krizës globale të furnizimit. Me një ekonomi të mbështetur fuqishëm në importe dhe me kapacitete të kufizuara prodhuese, vendi kishte pak hapësirë për të zbutur efektet.

Qeveria ndërhyri me subvencione për kategori të caktuara të qytetarëve, por goditja ekonomike u ndje gjerësisht. Kriza ekspozoi, gjithashtu, brishtësinë në fushën e sigurisë: Kosova, ende jashtë NATO-s, mbeti pa garanci të plota në një Evropë që po hynte në një fazë të re pasigurie.

Në këtë situatë, presidentja Vjosa Osmani kërkoi përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke paralajmëruar se mungesa e integrimit e lë vendin të pambrojtur ndaj ndikimeve ruse dhe tensioneve rajonale.

Sot, Kosova vazhdon të mbetet jashtë NATO-s, BE-së, Interpolit, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera, dhe bllokimi i anëtarësimit lidhet kryesisht me mungesën e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Për rindezjen e motorit të integrimit në organizatat ndërkombëtare dhe përfitim nga avantazhet që ato ofrojnë, Kosovës do t’i duhet të adoptojë një qasje më proaktive dhe praktike, pa vonesë”, përfundon Shtuni./ REL

kosova lindja e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet