LIVE UPDATES
Politike

Kosova ende pa Kuvend e Qeveri, rrezikohen edhe 90 milionë euro të Bankës Botërore

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.

23 Qershor 2025, 15:08 Nga N.F
Kosova ende pa Kuvend e Qeveri, rrezikohen edhe 90 milionë euro të
Foto

KOSOVË- Ministri në detyrë i Financave, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një financim prej 90 milionë eurosh nga Banka Botërore, i cili është alokuar që nga maji i vitit të kaluar, por ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.

Ligjbërësit u mblodhën të hënën, për herë të 36 radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prilli dhe u larguan shpejt si rendom pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të mërkurën e 25 qershorit.

Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Kjo është hera e 27-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re. Por, deri kjo të ndodh Kosova aktualisht nuk ka as Kuvend e as Qeveri të re, kjo aktualja është vetëm në detyrë pa kompetenca të plota.

Në mungesë të institucioneve Kosova po vazhdon të humb miliona euro. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një financim prej 90 milionë eurosh nga Banka Botërore, i cili është alokuar që nga maji i vitit të kaluar, por ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

“Janë 90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat po presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar,” tha Murati, duke shtuar se “ky lloj financimi është i veçantë sepse ka kamatë 0%”.

Ai thekson se shumë shtete do të dëshironin të përfitonin nga një financim i tillë, por Kosova është ndër shtetet e rralla që e ka marrë atë falë reformave të ndërmarra dhe menaxhimit të mirë të financave publike.

Megjithatë, Murati kritikon opozitën për bllokadën e procesit.

“Partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin, ndërsa tash po e pamundësojnë edhe konstituimin e legjislaturës së re duke mos marrë fare pjesë në votim”, ka shkruar Murati.

Ai paralajmëron se “Banka Botërore e as bota nuk mund të na presin pafundësisht”.

“Nëse marrëveshja për 90 milionë euro me kamatë 0% nuk ratifikohet deri në shtator, ekziston rreziku shumë i lartë që këto mjetet t’i merren Kosovës dhe ti jepen një shteti tjetër”, ka shkruar Murati.

Ministri në detyrë ka apeluar që opozita të reflektojë dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe të votojë këtë marrëveshje.

Deputetja e LDK-së,  Hykmete Bajrami i është përgjigjur kritikave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me mosratifikimin e marrëveshjes prej 90 milionë euro nga Banka Botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami e akuzon Muratin dhe partitë e tij si bllokues të procesit politik dhe për keqmenaxhim të fondeve ndërkombëtare.

“Hekuran mos dezinformo. Bllokuesit jeni ju. Me 48 deputetë, e keni ngujuar vetën dhe vendin politikisht rreth një kandidateje për kryetare të Kuvendit, për të cilën nuk i keni votat,” shkruan Bajrami, duke mohuar përgjegjësinë e opozitës.

Ajo gjithashtu e akuzon qeverinë për “qeverisje arrogante dhe destruktive” që sipas saj ka penguar shfrytëzimin e granteve të Bashkimit Evropian.

“Qindra miliona euro grante nga BE-ja nuk janë shfrytëzuar prej dy vitesh, pikërisht për shkak të masave ndëshkuese që kanë ardhur si pasojë e qeverisjes suaj”.

Duke përmendur situatën në KEK, ajo shton: “A i ke parë sot tymtarët e KEK-ut çfarë po nxjerrin? Pse nuk flet për grantin e BE-së rreth 70 milionë euro për investime në KEK, kryesisht për filtrat, mjete që nuk erdhën për shkak të masave ndëshkuese të BE-së”.

Bajrami shprehet se qeveria ka shkatërruar këtë vend , duke e kritikuar për përpjekjet për të shmangur përgjegjësinë për dështimet e vazhdueshme në katër vitet e fundit.

Po ashtu në rrezik janë  si shkak i mungesës së institucioneve edhe rreth 900 milionë euro nga Komisioni Evropian, të ndërlidhura me agjendën e reformave për zhvillim dhe integrim evropian, si dhe mbi 220 milionë euro nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), që synojnë përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe zhvillimin ekonomik, si dhe investime kapitale në projekte strategjike si ai i autostradave dhe hekurudhave./ Monitor

kuvend qeveri bsh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet