LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në konsullatën e tyre në Damask, Irani "nën presion" për të goditur Izraelin

Tetëmbëdhjetë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike, përfshirë gjeneralë kyçë janë vrarë në Siri në ato që dyshohet se kanë qenë goditje izraelite qysh prej ditëve të para të dhjetorit të vitit të kaluar.

3 Prill 2024, 07:47 Nga M.B
Sulmi në konsullatën e tyre në Damask, Irani "nën
Iranianët duke djegur flamuj izraelitë dhe amerikanë gjatë një proteste të mbajtur në Teheran, më 1 prill.

IRAN- Strategjia parandaluese e Iranit kundër Izraelit është goditur rëndë prej shpërthimit të luftës në Gazë – sidomos pas sulmit të fuqishëm në konsullatën iraniane në kryeqytetin e Sirisë më 1 prill. Tetëmbëdhjetë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike, përfshirë gjeneralë kyçë janë vrarë në Siri në ato që dyshohet se kanë qenë goditje izraelite qysh prej ditëve të para të dhjetorit të vitit të kaluar. Mirëpo, Irani është përmbajtur nga përgjigja direkte ndaj Izraelit dhe ndërkohë ka tentuar të rrisë mbështetjen për “Boshtin e Rezistencës” – rrjetin e vet të aleatëve në rajon – që përmes tij ta luftojë Izraelin.

Megjithatë, sulmet vdekjeprurëse në konsullatën iraniane në Damask mund të nxisin Iranin që të aktivizojë përgjigje direkte, kanë thënë ekspertët. Të rrethuara me ambasadën iraniane dhe atë kanadeze, ndërtesa e konsullatës së Iranit dhe rezidenca e ambasadorit iranian, është raportuar të jenë goditur me gjashtë raketa dhe janë shkatërruar krejtësisht. Shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, përfshirë gjeneralin e lartë të forcave Quds, Mohammad Reza Zahedi, janë vrarë në sulm. Zyrtarët iranianë, sikurse bëjnë vazhdimisht, janë zotuar për hakmarrje, ndërsa lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është zotuar më 2 prill se Izraeli do të “ndëshkohet prej burrave tanë të guximshëm”. Ndonëse kërcënimet e tilla prej Teheranit nuk përbëjnë diçka të re, analistët kanë thënë se iranianët këtë herë do të mund ta përmbushin premtimin.

“Irani nuk ka shumë opsione të mira, mirëpo sulmi i 1 prillit mund t’ia forcojë krahun”, ka thënë Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Qendrën për Qeverisje Globale, me bazë në Gjenevë.

Sulmet e kaluara në interesat iraniane në Siri, që dyshohet se janë kryer prej Izraelit, kanë pasur shënjestër zona ushtarake që përdoren prej Gardës Revolucionare Islamike dhe ndihmësve të tij. Sulmi i 1 prillit ka qenë i pari në një ndërtesë diplomatike të Iranit. Ambasadori iranian në Siri, Hossein Akbari, i ka thënë televizionit shtetëror se në këtë sulm janë vrarë tre persona që kanë pasur kredenciale diplomatike.

Irani e ka akuzuar Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe ka kërkuar që rasti të dënohet në nivel global. Teherani ka kërkuar edhe një takim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Izraeli e praktikon që një kohë politikën e moskomentimit të sulmeve ajrore në Siri. Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime Kombëtare të Sigurisë, me seli në Izrael, ka thënë se ndërtesa e goditur është përdorur prej forcave Quds, krahut të ekspeditës së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, që është shpallur entitet terrorist prej Shteteve të Bashkuara. Ai ka thënë se sulmi ka qenë pjesë e strategjisë së Izraelit “për përshkallëzim të situatës me Iranin, me qëllim të rritjes së presionit në kokën e gjarprit, siç e sheh Izraeli atë”.

Izraeli e ka nisur ofensivën vdekjeprurëse në Gazë, pasi Hamasi, grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, i ka sulmuar disa komunitete në Izrael, më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë 1.200 njerëz, shumica prej tyre civilë. Boshti i Rezistencës – i udhëhequr prej Iranit – e ka sulmuar Izraelin disa herë prej nisjes së luftës në Gazë, dhe madje ka tentuar të vendosë bllokadë detare duke i përdorur rebelët Huthi të Jemenit, të cilët në muajit e fundit i kanë shënjestruar anijet komerciale që i kanë pasur destinacion portet izraelite. Izraeli është përgjigjur duke i goditur këto rrjetëzime që përbëjnë Boshtin e Rezistencës, mirëpo i ka rritur fillimisht sulmet në pozicionet e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, prej dhjetorit të vitit të kaluar.

“Sulmet izraelite në hapësirat diplomatike në Siri mund të jenë përpjekje e Izraelit që Irani të paguajë shtrenjtë për mbështetjen ndaj fushatës së Boshtit të Rezistencës”, ka thënë Sabet.

Pavarësisht se ka humbur dhjetëra zyrtarë të niveleve të ndryshme prej nisjes së luftës në Gazë, Republika Islamike nuk e ka ndjekur direkt Izraelin, pasi një luftë me këtë shtet do të shndërrohej në mënyrë të pashmangshme në luftë me Shtetet e Bashkuara. Në vazhdimësi, Teherani e ka ushtruar atë që konsiderohet “durim strategjik”, duke shmangur konfliktin direkt, me shpresën se vendet aleate të Izraelit janë duke i kërkuar mjaftueshëm këtij shteti që të përmbahet.

“Sulmi i konsullatës shpërfaq gabimin në kalkulim”, ka thënë Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe ato të Sigurisë.

Azizi ka thënë se përmes përshkallëzimit gradual të sulmeve ndaj Gardës Revolucionare Islamike, Izraeli e ka dërguar Iranin në pikën ku “ose rrezikon përballje direke, ose është dëshmitar i gërryerjes së besueshmërisë së vet rajonale”. Duke komentuar mesazhin kërcënues të Khameneit, Azizi ka thënë se duket që “disa ligjvënës iranianë tashmë besojnë se ‘strategjia e durimit’ dhe varësia e plotë në luftën me grupe të rrjetëzuara i ka kufizimet e veta”. Baza e linjës së ashpër brenda Republikës Islamike është duke kërkuar hakmarrje dhe ka qenë kritike e mungesës së një përgjigjeje të ashpër ndaj sulmeve paraprake vdekjeprurëse kundrejt Gardës Revolucionare Islamike.

“Këtë herë do të jetë shumë e vështirë për Iranin që të mos bëjë asgjë”, ka thënë Zimmt, vëzhgues veteran i Iranit në kuadër të forcave izraelite të mbrojtjes.

“Pyetja mbetet se çfarë saktësisht do të bëjnë Irani për të përmirësuar mbrojtjen, mirëpo në të njëjtën kohë që të mos e fusë veten në ndonjë përballje direkte ushtarake me Izraelin [me] mbështetje prej Shteteve të Bashkuara”.

Sabet ka spekuluar që Irani me shumë mundësi do të vazhdojë të përgjigjet indirekt, sikurse janë sulmet në shënjestrat në pjesën kurde në Irak, zonë në të cilën besohet se operojnë forca izraelite. Megjithatë, sulmi shkatërrues në konsullatë mund t’i ndryshojë gjërat. Sabet ka thënë se Irani edhe mund t’i përkeqësojë marrëdhëniet me disa vende nikoqire, duke i sulmuar misionet diplomatike izraelite në ato vende përkatëse. Kjo mundësi duket se gëzon mbështetje te përfaqësuesit e linjës së ashpër brenda Iranit. Hamid Rasaei, klerik ultrakonservator dhe ligjvënës i zgjedhur prej Teheranit, e ka përshkruar sulmin në konsullatë si “sulm në tokën e shtetit tonë”, dhe se diçka e tillë kërkon reciprocitet.

Mirëpo Zimmt ka thënë se sulmet në misionet izraelite, ndonëse janë të mundshme, mund të marrin shumë kohë për t’i planifikuar. Ai e ka rikujtuar taktikën e Iranit duke i shënjestruar disidentët jashtë shtetit, përfshirë ata në vendet perëndimore dhe ka argumentuar se përkeqësimi i marrëdhënieve me disa vende nuk do ta ndalë Republikën Islamike nga kryerja e sulmeve në ambasadat apo konsullatat izraelite. Pavarësisht nëse Irani synon përgjigje direkte ose indirekte, “secila masë e hakmarrjes pritet të jetë e kalibruar dhe e kufizuar në parandalim të pasojave të padëshirueshme”, ka thënë Azizi. “Prapëseprapë, askush nuk do të mund të garantojë diçka të tillë”./ REL

irani izraeli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet