LIVE UPDATES
Bota

"Kontrabanda me armë nga Serbia”, Kisha Ortodokse serbe mohon akuzat e deputetes britanike

8 Korrik 2023, 08:34 Nga f.i
"Kontrabanda me armë nga Serbia”, Kisha Ortodokse serbe mohon
foto ilustruese

SERBI- Kisha Ortodokse Serbe hodhi poshtë pretendimet e deputetes britanike se armët e kontrabanduara nga Serbia janë “magazinuar” në ambientet e kësaj kishe në Kosovë. Institucionet e Kosovës janë duke kryer hetim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 5 korrik se do të ketë informacione pas takimeve me përfaqësuesit e NATO-s në Kosovë dhe institucionet e sigurisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë (REL) për rezultatet e hetimeve të deritanishme. Ndërkohë, zyrtarët serbë kanë kundërshtuar ashpër akuzat në adresë të Kishës Ortodokse Serbe. Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, theksoi për REL-in rolin kontrovers të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, duke thënë se ajo është një aktor politik.

“Kisha Ortodokse Serbe është instrument i ndikimit të autoriteteve serbe, si në Kosovë ashtu edhe në vendet e tjera fqinje”, tha Vogel. Gjithë kësaj i kanë paraprirë pretendimet e deputetes britanike, Alicia Kearns, për deponimin e armëve kontrabandë në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe. Deri në publikimin e këtij teksti, Kearns nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me demantet që pasuan deklaratën e saj.

Çfarë ka deklaruar konkretisht deputetja britanike?

Alicia Kearns, deputete britanike dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, deklaroi në Parlament, më 4 korrik, se armët kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato “deponohen” në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe.

“Në Qeveri [të Britanisë së Madhe] janë të vetëdijshëm, me ushtarët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se armët po kontrabandohen përmes kufirit në kishat ortodokse me autoambulanca. Kur trupat tona përpiqen të marrin leje për të shkuar t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që merret leja, shih befasinë, autoambulanca shfaqet në kishë dhe nxjerr përsëri armët”, tha Kearns.

Të njëjtën ditë ka reaguar edhe Dioqeza e Rashkës - Prizrenit, duke thënë se është “akuzë shumë e rrezikshme, e cila e kriminalizon Kishën Ortodokse Serbe”. Në një deklaratë, Dioqeza kërkoi që urgjentisht të hetohen akuzat e bëra nga deputetja britanike. REL- i është drejtuar Kishës Ortodokse Serbe, me seli në Beograd, për të dhënë një koment, por nga ky institucion udhëzuan t’iu referoheshim komunikatave të Dioqezës së Rashkës- Prizrenit.

Ambasada britanike në Prishtinë: Referojuni KFOR-it

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë nuk iu përgjigj në mënyrë specifike pyetjeve të REL-it se a janë në dijeni lidhur me pretendimet për “kontrabandën e armëve” nga Serbia në Kosovë, që sipas deputetes Alicia Kearns, ishte e përfshirë edhe Kisha Ortodokse Serbe. Ambasada britanike tha shkurt se për këtë çështje është KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s, në kuadër të së cilit vepronte batalioni britanik që kishte marrë këtë informacion. Më 5 korrik, KFOR-i njoftoi se ngjarja e përmendur nga Kearns i referohet vitit 2022, kur Batalioni Mbretëror i Këmbësorisë ishte i përfshirë në veri të Kosovës, për mbështetje të KFOR-it.

“Prezenca e pretenduar e armëve ilegale është raportuar në shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin për këtë, nuk u shfaqën dëshmi për atë që u raportua”, tha KFOR-i.

Reagimet e zyrtarëve në Beograd

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia po zhvillon një hetim kundër deputetes britanike.

“Ne tashmë po bëjmë një hetim kundër jush për të parë pse po e vendosni Serbinë në një pozitë të tillë”, tha Vuçiç në një konferencë për shtyp më 6 korrik.

Një ditë më parë, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka ftuar në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Dominic Otway. Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, pas atij takimi, njoftoi se Daçiq i hodhi poshtë pretendimet e deputetes britanike.

Më 5 korrik, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha për TV Pink se Kisha Ortodokse Serbe është “objektiv i sulmeve të lobistëve shqiptarë”, sepse, siç tha ai, “është një shtyllë e tubimit të popullit serb”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mban lidhje të ngushta me Kishën Ortodokse Serbe. Ai është takuar me kreun e asaj kishe, Porfirije, pas rritjes së tensioneve dhe takimeve të rëndësishme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Analisti Toby Vogel tha se pavarësisht se vepron si instrument i Qeverisë në Beograd, Kisha Ortodokse Serbe përpiqet ta paraqesë veten si aktor autonom në Kosovë, i pavarur nga Qeveria.

Kisha Ortodokse Serbe ka autonomi të madhe në Serbi për nga politika dhe ideologjia e saj dhe në shumë raste ideologjia dhe interesat e saj përputhen me interesat e Qeverisë dhe presidentit”, tha Vogel.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 po zhvillon dialog me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve. Pretendimet për kontrabandë armësh, deputetja britanike i bëri në jehonën e tensioneve të reja në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe.

Ritualet e lutjeve në kulmin e tensioneve në veri të Kosovës

Popullata lokale serbe nuk i pranon kryetarët shqiptarë në komunat në veri të Kosovës. Përshkallëzimi ndodhi më 29 maj kur ata u përleshën me KFOR-in në Zveçan, një nga katër komunat në veri me shumicë serbe. Në këto incidente, pati dhjetëra të plagosur nga të dyja palët. Të njëjtën ditë, peshkopi i Rashkës-Prizrenit, Teodosije, ka mbajtur ritualin e lutjes në kishën e Zveçanit, e cila ndodhet afër ndërtesës së komunës, para së cilës kanë ndodhur trazirat. Peshkopi u tha vendasve se Kisha Ortodokse Serbe “do të jetë gjithmonë me njerëzit e saj në Kosovë”.

Lutjen e ka shërbyer edhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Nga tempulli i Shën Savës në Beogradit, ai bëri thirrje për lutje për popullin e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në dhjetorin e vitit të kaluar, tha se një pjesë e klerit të Kishës Ortodokse Serbe ka mbështetur barrikadat e ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje.

Kritika e Parlamentit Evropian kundër Kishës Ortodokse Serbe dhe ndikimit të Rusisë

Në një rezolutë të marsit 2022, Parlamenti Evropian deklaroi se Kisha Ortodokse Serbe promovon Rusinë në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e vlerësuar këtë si shqetësuese. Eurodeputetët gjithashtu shprehën shqetësimin për “përpjekjet e Kishës Ortodokse në vende si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina, veçanërisht në entitetin Republika Sërpska, për të promovuar Rusinë si një mbrojtëse të vlerave tradicionale familjare dhe për të forcuar marrëdhëniet midis shtetit dhe kishës”. Kisha Ortodokse Serbe i hodhi poshtë këto akuza.

Cili është roli i Kishës Ortodokse Serbe në Ballkanin Perëndimor?

“Modus operandi [kursi i veprimit] i kishës është i ngjashëm në të gjithë rajonin, por sigurisht që zhvillohet në rrethana të ndryshme, nëse shikoni Kosovën dhe Malin e Zi, për shembull”, tha Toby Vogel.
Ai vlerësoi se Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka një marrëdhënie më pak antagoniste me shtetin.

“Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka lidhje më të forta me Qeverinë, me të cilën ka agjendë të përbashkët. Ajo dëshiron të njihet nga Qeveria si një zë legjitim social, ideologjik dhe politik, për të cilën gjë, në masë të madhe, ajo ia ka dalë”.

Në vitet e fundit, ndikimi politik i Kishës Ortodokse Serbe, u ndje në masën më të madhe në Mal të Zi. Protestat e Kishës Ortodokse Serbe për shkak të ligjit për religjionin, të cilin ajo e konsideroi si sulm ndaj pronës së saj, nxitën protesta masive që çuan në shkarkimin e liderit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Millo Gjukanoviq, i cili për 30 vjet mbajti pushtetin.

DPS-ja u rrëzua nga pushteti në gusht, ndërsa ligji i kontestuar u tërhoq në dhjetor të vitit 2020, pas një viti në fuqi. Kjo u pasua me financim më të fuqishëm të Kishës Ortodokse Serbe nga Qeveria e Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore, në gusht të vitit të kaluar, ndërmjet kryeministrit Dritan Abazoviq, dhe patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Nga ana tjetër, Kisha Ortodokse Serbe tejkaloi një mosmarrëveshje që kishte për dekada të tëra me Kishën Ortodokse Maqedonase mbi autoqefalinë. Mosmarrëveshja midis dy kishave u nxit për shkak të ndarjes së Kishës Ortodokse Maqedonase dhe shpalljes së saj si të pavarur, të cilën Kisha Ortodokse Serbe nuk e njohu. Më pas u formua Kryepeshkopata Ortodokse e Ohrit, si autonome në kuadër të Kishës Ortodokse Serbe. Mosmarrëveshja u zgjidh me bashkimin e Kryepeshkopatës së Ohrit në Kishën Ortodokse Maqedonase, në maj të këtij viti, si dhe me njohjen e pavarësisë së Kishës Maqedonase./REL

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet