LIVE UPDATES
Bota

Pse SHBA do të dërgojë bomba thërrmuese në Ukrainë?

Vendimi ka të ngjarë të nxisë zemërim tek disa aleatë dhe grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që prej një kohe të gjatë kanë kundërshtuar përdorimin e bombave thërrmuese.

7 Korrik 2023, 22:58 Nga I.A
Pse SHBA do të dërgojë bomba thërrmuese në
ushtare

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të dërgojnë bomba thërrmuese në Ukrainë për ta ndihmuar atë në luftën kundër Rusisë. Administrata e Presidentit Biden pritet të njoftojë të premten se do të dërgojë mijëra bomba të tilla, si pjesë e një pakete të re ndihme ushtarake me vlerë 800 milionë dollarë, tha një zyrtar në dijeni të vendimit, por që nuk është i autorizuar të fliste publikisht deri në njoftimin zyrtar të tij.

Vendimi ka të ngjarë të nxisë zemërim tek disa aleatë dhe grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që prej një kohe të gjatë kanë kundërshtuar përdorimin e bombave thërrmuese. Përkrahësit e këtij vendimi argumentojnë se Rusia ka përdorur bomba të tilla në Ukrainë. Po çfarë janë bombat thërrmuese, ku janë përdorur ato dhe përse Shtetet e Bashkuara planifikojnë dërgimin e tyre në Ukrainë tani?

ÇFARË JANË BOMBAT THËRRMUESE?

Bombat thërrmuese përbajnë një numër të konsiderueshëm ‘bombash më të vogla’ që përhapen në një zonë të gjerë. Këto bomba të vogla janë projektuar për të goditur disa objektiva njëherësh, për të shkatërruar tanke, pajisje, apo për të goditur njësi.

Lloji i bombës thërrmuese që planifikojnë të dërgojnë Shtetet e Bashkuara bazohet në një bombë të zakonshme 155 mm, që aktualisht, po përdoret gjerësisht në luftime.

Në konfliktet e mëparshme, është shënuar një numër i lartë rastes i mos shpërthimit të bombave, që do të thotë se mijëra bomba të vogla, të pashpërthyera, mbetën në terren, duke shkaktuar vdekjen apo gjymtimin e njerëzve dekada të tëra pas konflikteve.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur bombat thërrmuese në luftën në Irak, në vitin 2003 dhe vendosën të ndërprisnin përdorimin e tyre pas zhvendosjes së konfliktit në zona më urbane me densitet më të lartë të popullsisë civile.

Të enjten, gjeneral brigade Pat Ryder tha se Departamenti i Mbrojtjes ka "variante të shumta" municionesh të këtij lloji, por po "shqyrton mundësinë për t'i dërguar Ukrainës ato lloje me normë të lartë shpërthimi dhe jo variantet e vjetra”.

PSE BOMBAT THËRRMUESE PO DËRGOHEN TANI?

Për më shumë se 1 vit, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur rezervat e tyre të predhave të artilerisë Howitzer 155 dhe kanë dërguar më shumë se 2 milionë predha në Ukrainë. Aleatët në të gjithë botën kanë dërguar qindra mijëra të tjera.

Një predhë 155 mm mund të godasë objektiva 24 deri në 32 kilometra larg, duke bërë të mundur që trupat tokësore ukrainase të godasin objektivat armike nga distanca, kur një gjë e tillë të konsiderohet e nevojshme.

Forcat ukrainase harxhojnë mijëra predha në ditë gjatë luftimeve më trupat ruse.

Yehor Cherniev, deputet i Kuvendit të Ukrainës, tha për gazetarët në fillim të pranverës, se Kievit do t’i nevojitet të përdorë 7 - 9 mijë predha në ditë gjatë luftimeve të intensifikuara në kuadër të kundër sulmit ndaj trupave ruse.

Mundësimi i kësaj sasie armatimi është një trysni të fortë për rezervat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate.

“Bombat thërrmuese janë një opsion tërheqës sepse do të ndihmonin Ukrainën të shkatërronte më shumë objektiva me më pak predha. Sikurse Shtetet e Bashkuara nuk i kanë përdorur ato në konflikte që nga ndërhyrja në Irak, në rezervat e saj gjendet një sasi e madhe që mund të përdoret shpejt”, thotë Ryan Brobst, analist në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

Sipas një letre të marsit të këtij viti, të dërguar administratës së presidentit Biden nga ligjvënës republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin amerikan, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 3 milionë bomba thërrmuese në gjendje për t’u përdorur. Në letër i bëhej thirrje Shtëpisë së Bardhë për dërgimin e tyre për të lehtësuar trysninë ndaj SHBA-ve për furnzimimin me armatime.

A PËRBËN KRIM LUFTE PËRDORIMI I TYRE?

Përdorimi i bombave thërrmuese nuk bie ndesh me asnjë ligj ndërkombëtar, por përdorimi i tyre ndaj civilëve përbën shkelje.

“Nuk lidhet me përdorimin e armatimeve, por mënyrën se si ato janë përdorur”, thotë për Associated Press, Mark Hiznay nga organizata Human Rights Watch’.

Më shumë se 120 vende janë bërë pjesë e një konvente që ndalon përdorimin e bombave thërrmuese. Vendet kanë rënë dakord të mos përdorin, të mos prodhojnë, transferojnë apo të kenë rezerva të tyre.

Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nuk e kanë firmosur konventën.

Bombat janë përdorur në disa prej konflikteve të fundit.

Sipas organizatës “Human Rights Watch”, Shtetet e Bashkuara i kanë cilësuar bombat thërrmuese si pjesë kyçe të arsenalit të tyre gjatë ndërhyrjes në Afganistan, që nisi në vitin 2001.

Sipas organizatës, koalicioni i udhëheqëur nga Shtetet e Bashkuara lëshoi më shumë se 1500 bomba thërrmuese në Afganistan gjatë tre viteve të para të konfliktit.

Trupat e qeverisë siriane shpesh kanë përdorur bomba thërrmuese, të dërguara nga Rusia, gjatë luftës civile të vendit, shpesh duke goditur objektiva dhe instrastrukturën civile.

Izraeli i ka përdorur ato në zona civile në jug të Libanit, përfshirë gjatë luftës së 1982.

Gjatë luftës 1-mujore të vitit 2006 me Hezbollahun, organizata “Human Rights Watch” dhe Kombet e Bashkuara, akuzuan Izraelin se kishte lëshuar 4 milionë bomba thërrmuese në Liban. Bombat e pashpërthyera të asaj periudhe paraqesin kërcënim për civilët libanezë edhe në ditët e sotme.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen është akuzuar për përdorimin e bombave thërrmuese në luftën ndaj rebelëve Houthi të mbështetur prej Iranit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 2017, Jemeni renditej në vend të dytë shkallën e vdekshmërisë për shkak të bombave thërrmuese, pas Sirisë.

Fëmijët janë vrarë apo gjymtuar edhe pas një kohe të gjatë pas lëshimit të bombave, duke e bërë të vështirë që të përcaktohet sakte sa është numri i fëmijëve të vrarë apo gjymtuar.

Në vitet 1980, rusët përdorën masivisht bomba thërrmuese gjatë luftës së tyre 10 vjeçare në Afganistan. Për pasojë, toka afgane mbetet edhe sot e kësaj dite një prej vendeve më të minuara në botë.

ÇFARË PO NDODH NË UKRAINË?

Sipas udhëheqësve ukrainas, grupeve mbikqyrëse dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcat ruse kanë përdorur në një sërë rastesh bombat thërrmuese në Ukrainë. Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë thënë se edhe Ukraina i ka përdorur ato.

Në fillimet e luftës, grupe si organizata "Human Rights Watch" përmendte raste të përsëritura të përdorimit të bombave thërrmuese ruse, përfshirë kur trupat ruse qëlluan pranë një shkolle në qytetin Okhtyrka.

“Bellingcat”, një organizatë me seli në Amsterdam që analizon të dhënat e zbulimit të disponueshme publikisht, ka raportuar se janë përdorur bomba thërmuese gjatë atij sulmi, si edhe gjatë sulmeve në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, si edhe në verilindje të vendit.

Së fundmi, në mars, Rusia goditi me raketa dhe dronë një sërë zonash urbane, duke përfshirë sulmet e vazhdueshme në qytetin e Bakhmutit, në rajonin lindor të Donetskut.

Sulme me raketa pati edhe ndaj qytetit Kostiantynivka që kontrollohet nga Ukraina dhe gazetarët e Associated Press në qytet panë të paktën katër të plagosur të cilët u dërguan në një spital rajonal. Policia tha se forcat ruse sulmuan qytetin me raketa S-300 dhe bomba thërrmuese.

Vetëm një muaj më vonë, guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, akuzoi forcat ruse se sulmuan një qytet me bomba thërrmuese, duke shkaktuar plagosjen e një personi. Sipas bazës së të dhënave publike “War Crimes Watch Ukraine, të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe rrjetit investigativ “Fronltine”, Rusia ka përdorur bomba thërrmuese.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi joe biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet