LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Analiza e REL: Si po i përdor Teherani taktikat negociuese të Kremlinit?

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Luke Coffey, hulumtues i lartë në Institutin Hudson, i cili merret me sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet transatlantike, thotë se Irani duket se po e përdor drejtpërdrejt strategjinë negociuese të Rusisë.

16 Maj 2026, 18:24 Nga D.S

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Analiza e REL: Si po i përdor Teherani

SHBA- Derisa Uashingtoni po i shqyrton hapat e ardhshëm ndaj Teheranit, disa analistë thonë se po shohin shfaqjen e modeleve të njohura, jo nga Lindja e Mesme, por nga libri i strategjive të Kremlinit.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Luke Coffey, hulumtues i lartë në Institutin Hudson, i cili merret me sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet transatlantike, thotë se Irani duket se po e përdor drejtpërdrejt strategjinë negociuese të Rusisë. Pra, t’i zvarrisë bisedimet, të kërkojë lëshime gradualisht dhe ta shmangë angazhimin domethënës duke u paraqitur njëkohësisht si diplomatik.

Radio Evropa e Lirë: Kur shikoni reagimin e Iranit ndaj propozimeve të fundit për paqe, a shihni paralele me qasjen e Rusisë ndaj negociatave për Ukrainën, duke e përqafuar publikisht diplomacinë ndërsa privatisht duke rritur kërkesat?

Luke Coffey: Ka shumë ngjashmëri, sepse Irani ka vëzhguar “manualin” e [të dërguarit special amerikan Steve] Witkoff gjatë vitit të fundit me Rusinë. Iranianët e dinë se çfarë mund të arrijnë pa pasoja. Ata dinë si t’i zgjasin diskutimet, ta bëjnë të duket sikur Trump po arrin diçka, kur në realitet nuk do të arrijë asgjë. Dhe, këtë e kanë mësuar nga rusët.

Radio Evropa e Lirë: Si Moska ashtu edhe Teherani duan lehtësim të sanksioneve para se të bëjnë lëshime të mëdha. A është kjo diplomaci apo politikë presioni e maskuar si diplomaci?

Luke Coffey: Nga këndvështrimi i tyre, ka kuptim që kjo të ndodhë në këtë mënyrë. Ata do ta kërkojnë këtë, pavarësisht se do t’i heqë sanksionet paraprakisht administrata Trump. Mbetet për t’u parë.

Në rastin e Rusisë, mund të argumentohet se ndoshta heqja e sanksioneve ndaj naftës së papërpunuar ruse – për të cilën shumë vëzhgues mendonin se lidhej me tregjet globale dhe Iranin – në fakt ishte një lëshim që administrata Trump ia bëri Rusisë.

Po të isha Irani apo Rusia, do të doja që sanksionet ndërkombëtare të hiqeshin. Do të doja që asetet e ngrira të liroheshin. Por, do të ishte gabim të ndodhte kjo në këtë pikë, sepse Rusia është agresori këtu. Në rastin e Iranit, Irani ka një histori 47-vjeçare të kryerjes së terrorizmit në rajon, veçanërisht duke shënjestruar interesat amerikane. Duhet të jetë detyra e tyre të bëjnë hapin e parë, jo e Shteteve të Bashkuara.

Radio Evropa e Lirë: Rusia kërkon kthimin e aseteve të ngrira, ndërsa Irani kërkon qasje në fondet e ngrira dhe normalizim ekonomik. Sa e rrezikshme është kur negociatat bëhen më pak për paqe dhe më shumë për rimëkëmbje financiare të regjimeve autoritare?

Luke Coffey: Është një terren i rrëshqitshëm dhe kjo është një nga arsyet pse asgjë nuk duhet të dakordohet derisa gjithçka të dakordohet kur bëhet fjalë për këto bisedime paqeje, qoftë me Rusinë apo me Iranin. Të dyja do të përpiqen të marrin çfarë të munden duke dhënë sa më pak të munden.

Radio Evropa e Lirë: Irani dëshiron që negociatat të lidhen me veprimet e Izraelit në Liban. Rusia flet për adresimin e “shkaqeve rrënjësore” të luftës së saj në Ukrainë. A është kjo e njëjta taktikë, pra zgjerimi i konfliktit për ta shmangur përgjegjësinë?

Luke Coffey: Situata është pak më ndryshe, sepse faktorët motivues janë të ndryshëm.

Për Rusinë, kjo ka të bëjë me rindërtimin e një perandorie, ndërsa për Iranin ka të bëjë me përhapjen e një revolucioni. Po të kishim të bënim me Bashkimin Sovjetik, ndoshta do të kishte më shumë ngjashmëri. Por, meqë kemi të bëjmë me Rusinë perandorake, Rusia me të cilën kemi të bëjmë sot është si ajo e kohës së carit. Kemi një Rusi të shekullit XXI me ambicie të shekullit XIX.

Një ngjashmëri është kjo ndjenjë pothuajse e superioritetit etnik. Rusët etnikë mendojnë se janë superiorë ndaj grupeve të tjera etnike përbërëse, qoftë brenda Federatës Ruse apo atyre që dikur ishin pjesë e perandorisë sovjetike, pothuajse në nivel snobizmi.

E njëjta gjë ndodh me Iranin dhe arabët, veçanërisht shtetet e Gjirit, ku persianët e shohin veten si një pushtet me rrënjë të thella - diçka si “paraja e vjetër” - ndërsa shtetet e Gjirit si arabë të pasuruar rishtazi që nuk dinë si të sillen apo si t’i menaxhojnë burimet e tyre të reja.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni kaluar vite duke studiuar NATO-n dhe strategjinë ruse. A mendoni se Teherani ka mësuar nga lufta në Ukrainë se këmbëngulja në fund e lodh politikisht Perëndimin?

Luke Coffey: Mendoj se ata e shikojnë çfarë po ndodh në Ukrainë. Por, mendoj se nxjerrin edhe më shumë mësime nga përvoja e Amerikës në Irak dhe Afganistan, si dhe nga mungesa e vullnetit - ose mungesa e oreksit politik - për të dislokuar forca ushtarake amerikane në terren në Iran.

Ata e dinë se është shumë e pamundur që presidenti Trump të pajtohet me këtë, kështu që e dinë se ndoshta mund ta përballojnë këtë luftë. Mund t’i absorbojnë dhe t’i përballojnë bombardimet, sulmet ajrore dhe të mbijetojnë në fund.

Dhe, krejt çka duhet të bëjë Irani është të mbijetojë. Nuk e ka patjetër të nevojshme fitoren. Nëse SHBA-ja nuk është e gatshme të vendosë trupa në terren, atëherë arritja e disa synimeve të përshkruara nga Trump duket vërtet e vështirë, në mos e pamundur.

Radio Evropa e Lirë: Trump e quajti përgjigjen më të fundit të Iranit “plotësisht të papranueshme”. A është ky një Iran që po e teston Uashingtonin - apo po e teston personalisht Trumpin - sepse beson se Shtëpia e Bardhë ende dëshiron marrëveshje aq shumë sa të qëndrojë në tryezë?

Luke Coffey: Trump dëshiron marrëveshje dhe Irani e di këtë. Këta iranianë nuk janë budallenj. Janë njerëz shumë të sofistikuar dhe të zgjuar. Mund të jenë ekstremistë, mund të jenë islamistë, por nuk janë të paditur dhe i kuptojnë dinamikat politike në Amerikë.

Ata e kuptojnë se zgjedhjet e mesmandatit po afrohen. E kuptojnë se pushimet verore po afrohen dhe se çmimet e benzinës ndikojnë tek amerikanët.

Ata i panë shifrat më të fundit të inflacionit që u publikuan: 3.8 për qind. Kjo është norma më e lartë e inflacionit në më shumë se tri vjet. Prandaj, ata janë mjaft të lumtur të qëndrojnë në status quo.

Po, është e vështirë për ta. Po, nuk po gjenerojnë shumë të ardhura. Po, Ngushtica e Hormuzit është efektivisht e mbyllur për ta, megjithëse dëgjohen histori për anije që kalojnë përmes bllokadës amerikane. Por, ata janë të gatshëm ta përballojnë këtë sepse, në shoqërinë e tyre, mënyra se si strukturat shtetërore shtypin dhe kontrollojnë popullin do të thotë se mund të durojnë një situatë të tmerrshme ekonomike. Mund ta përballojnë inflacionin në një mënyrë që liderët e zgjedhur në SHBA nuk munden, sepse politikanët amerikanë ndëshkohen në kutinë e votimit.

Trump flet për ndryshim regjimi. Ka njerëz të rinj në Iran dhe ai thotë gjëra të ngjashme për Maduron në Venezuelë. Por, ky nuk është në të vërtetë ndryshim regjimi. Është një ndryshim udhëheqjeje ndërsa vetë regjimi mbetet plotësisht i paprekur. Aparati i sigurisë së brendshme të Maduros, shërbimet inteligjente dhe forcat e armatosura mbeten të paprekura, sikur ai të ishte ende aty. E njëjta gjë vlen për Iranin. Mjetet e përdorura për shtypje të brendshme, si për shembull IRGC [Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike], mbeten plotësisht funksionale.

Po, ata kanë më pak raketa. Kanë më pak dronë. Kanë më pak avionë. Praktikisht nuk kanë marinë. Por, strukturat e sigurisë së brendshme mbeten e njëjta. Derisa këto të dobësohen, populli i Iranit nuk do të ndihet i sigurt apo rehat për të dalë në rrugë. Dhe kjo është dilema me të cilën Trump do të përballet në vazhdim.

Radio Evropa e Lirë: Në cilin moment diplomacia bëhet performative? Kritikët argumentojnë se si Irani ashtu edhe Rusia përdorin negociatat si mekanizma strategjikë vonese ndërsa vazhdojnë presionin ushtarak.

Luke Coffey: Gjithmonë ekziston rreziku që ajo të bëhet performative. Simbolizmi ka rëndësi në marrëdhëniet ndërkombëtare, kështu që ndoshta negociatat janë të paktën pjesërisht në thelb performative, pasi të dyja palët pozicionohen për të hyrë në një pozitë më të fortë negociuese.

Kjo është arsyeja pse duhen burra dhe gra shteti të mençur dhe me përvojë për të përcaktuar kur mund të arrihet një marrëveshje. Kur një marrëveshje nuk mund të arrihet, duhet të largohesh nga tryeza dhe të fillosh të ndjekësh opsione të tjera politike. Por, duhet ta dish kur ke arritur në atë pikë dhe duhet të jesh realist për këtë. Nuk jam shumë i sigurt se pikërisht kështu po ndodh tani me administratën./REL

teheran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet