LIVE UPDATES
Bota

Konflikti është neutralizuar por shtypja e kundërshtarëve politikë vazhdon në Teheran

Ai kishte publikuar në Instagram një këngë të titulluar “Në lavd të dëshirës së kombit për liri”.

16 Qershor 2026, 07:32 Nga E.d
Konflikti është neutralizuar por shtypja e kundërshtarëve
Portretet e studentëve të vrarë gjatë protestave kundër qeverisë në Iran në janar.

Raportet e fundit nga Irani sugjerojnë se një shtypje intensive ndaj opozitës politike brenda vendit, e cila nisi gjatë protestave masive në janar, po vazhdon ende. Më 13 qershor, Shoqata e Shkrimtarëve të Iranit njoftoi se Yousef Ansari, një poet dhe romancier i arrestuar më 8 janar, ishte dënuar me katër muaj burgim, si dhe me tetë muaj të tjerë dënim me kusht.

Radio Farda e Radios Evropa e Lirë mësoi se Fereydoun Farahani, profesor i muzikës dhe profesor i ftuar i arkitekturës në Universitetin Pars, ishte arrestuar për postimet që kishte bërë në rrjetet sociale gjatë demonstratave. Ai kishte publikuar në Instagram një këngë të titulluar “Në lavd të dëshirës së kombit për liri”. Në provincën e Isfahanit, gjyqësori njoftoi se 100 “tradhtarëve” do t’u konfiskoheshin pasuritë, pa dhënë hollësi të tjera. Prej disa javësh, autoritetet iraniane kanë shpallur masa të ngjashme kundër qindra personave. 

Grupi për të Drejtat e Njeriut në Iran, një organizatë mbikëqyrëse me seli në Norvegji, raportoi më 8 qershor se të paktën 40 të burgosur, përfshirë 19 protestues, janë varur deri më tani këtë vit nën akuza të motivuara politikisht. Po më 13 qershor, agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, raportoi se një i dyshuar ishte arrestuar për shkak se kishte qenë “në kontakt me elementë të spiunazhit të huaj”.

Ndaras, Këshilli Koordinues i Sindikatave të Mësuesve të Iranit publikoi një deklaratë më 13 qershor, në të cilën dënoi presionin e ushtruar nga forcat e sigurisë, arrestimet, vendimet gjyqësore dhe kufizimet e vendosura ndaj aktivistëve të sindikatave të mësuesve, duke thënë se ato nuk mund të konsiderohen incidente të izoluara.

Veprime të tilla përbëjnë “një model të qartë dhe të organizuar për të dobësuar sindikatat e pavarura të mësuesve dhe për të heshtur zërin e kërkesave të shoqërisë”, thuhet në deklaratë. Një pjesë tjetër e shtypjes ka qenë përdorimi në rritje i një ligji të ri, të miratuar pas luftës 12-ditore me Izraelin vitin e kaluar, i cili zgjeron dënimet për rastet e pretenduara të spiunazhit.

Disa nga të akuzuarit për spiunazh janë ekzekutuar me varje, së bashku me dhjetëra të burgosur të tjerë politikë, gjatë javëve të fundit. Shkalla e shtypjes, e cila nisi pasi forcat e sigurisë vranë mijëra protestues në janar, ka nxitur dënim të gjerë ndërkombëtar.

Ditët e fundit, një numër fituesish të Çmimit Nobel kanë ngritur zërin lidhur me këtë çështje.

Rreth 13 laureatë të Nobelit i thanë Radios Evropa e Lirë se ishin në mesin e 75 fituesve të çmimeve të përmendur në një letër të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), i lidhur me Mojahedin-e Khalq (MEK), një grup opozitar në mërgim që Irani e konsideron organizatë terroriste, por që është hequr nga listat e organizatave terroriste të SHBA-së dhe BE-së më shumë se një dekadë më parë.

Mes tyre ishin Barry Barish dhe Reinhard Genzel, fitues të Çmimit Nobel për Fizikë në vitet 2017 dhe 2020, përkatësisht, Oliver Hart, fitues i Çmimit Nobel për Ekonomi në vitin 2016, dhe Brian Kobilka, fitues i Çmimit Nobel për Kimi në vitin 2012. Në letër shprehet “shqetësim i thellë dhe urgjent për shkeljet e përhapura, sistematike dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Iran”.

“E nënshkrova atë për të protestuar kundër ekzekutimit të të burgosurve politikë”, i tha Radios Evropa e Lirë përmes një emaili Jack Szostak, fitues i Çmimit Nobel për Mjekësi në vitin 2009.

Në një raport të publikuar në fund të majit, Amnesty International njoftoi se të paktën 78 protestues dhe të burgosur politikë të dënuar me vdekje ishin në rrezik ekzekutimi, përfshirë të paktën 41 persona të arrestuar në lidhje me protestat e janarit./REL

irani protesta dënim me kusht

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush