30 Tetor 2024, 13:55
Nga M.B
Foto nga takimi
KOSOVA- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të mërkurën se bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat nga Serbia që hyjnë në Kosovë. Më 7 tetor, Qeveria e Kosovës e zëvendësoi vendimin për ndalimin e importit të mallrave me origjinë nga Serbia me një të ri që lejon importin, por vetëm përmes kufirit në Merdare dhe me kontroll të detajuar të sigurisë. Vendimi i saj erdhi pas një trysnie të vazhdueshme nga Gjermania.
“Zyrtarët tanë shtetërorë po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim, me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve 'X', që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare”, tha Sveçla në Facebook.
Në vendkalimet e tjera u paralajmërua se do të lejohet importi vetëm kur të sigurohen skanerët, të cilët do t’i ndihmojnë Doganës së Kosovës në kontrollin e mallrave, pa ndërhyrje fizike. Ambasada gjermane tha se blerja e këtyre skanerëve është në proces, “në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret e vlefshme për prokurimin publik”.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha më herët se do ta monitorojë procesin e importit të mallrave nga Serbia, pasi vendi i tij i kërkoi Kosovës heqjen e ndalesës, në mënyrë që të zhbllokohej CEFTA, apo Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore, dhe të përparonte Procesi i Berlinit - një nismë kjo që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Sveçla tha se e falënderoi Sarrazin për “angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal”.
“Diskutuam për ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit dhe rikonfirmova përkushtimin tonë si palë aktive për angazhim të mëtejmë në kuadër të këtij procesi”, tha ai.
Kosova thekson se vendimi për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, në mes të korrikut të vitit 2023, u mor për “arsye sigurie”, pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe./ REL
kosova
Bota
30 Tetor 2024, 12:57
M.B
Naim Qassem
LINDJE E MESME- Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, e emëroi më 28 tetor Naim Qassemin si sekretar të Përgjithshëm,...
Bota
30 Tetor 2024, 12:28
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” nga një legjislacion që e miratoi Par...
Bota
30 Tetor 2024, 12:26
M.B
Foto ilustruese
GJEORGJIA- Prokurorët gjeorgjianë e kanë thirrur presidenten e vendit, Salome Zurabishvili, për të dëshmuar, ...
Bota
30 Tetor 2024, 12:23
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SPANJA- Të paktën 51 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme...
Bota
30 Tetor 2024, 09:54
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, du...
Bota
30 Tetor 2024, 09:11
M.B
Foto ilustruese
GJEORGJIA- Procesi i pranimit të Gjeorgjisënuk ka gjasa të ecë përpara edhe ca kohë. Zëdhë...
Bota
30 Tetor 2024, 09:07
M.B
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, e kritikoi ish-presidentin Donald Trump si njeri të paqëndrues...
Bota
30 Tetor 2024, 08:19
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Pentagoni tha të martën vonë se një “numër i vogël” i trupave koreanoveriore janë d&e...
Bota
30 Tetor 2024, 07:43
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Raportet e vazhdueshme të inteligjencës, që tregonin se mijëra trupa të Koresë së Veriut jan&eu...
Bota
30 Tetor 2024, 07:40
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në...