LIVE UPDATES
Politike

Komiteti Ekonomik dhe Social bëhet institucioni i parë i BE-së që pranon vendet kandidate

Të pranishëm në ceremoninë e kësaj nisme në Bruksel, përveç kryetarit të EESC-së, Oliver Ropke, ishte edhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Millojko Spajiç, që vijnë nga dy shtetet kandidate për anëtarësim në BE.

15 Shkurt 2024, 10:58 Nga M.B
Komiteti Ekonomik dhe Social bëhet institucioni i parë i BE-së
Dy persona kalojnë para selisë së Komisionit Evropian. Fotografi ilustruese nga arkivi.

BRUKSEL- Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni i parë i Bashkimit Evropian që ka pranuar anëtarë nga vendet kandidate. Anëtarët e rinj u emëruan dhe më 15 shkurt morën pjesë për herë të parë në një seancë plenare të këtij komiteti. Të pranishëm në ceremoninë e kësaj nisme në Bruksel, përveç kryetarit të EESC-së, Oliver Ropke, ishte edhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Millojko Spajiç, që vijnë nga dy shtetet kandidate për anëtarësim në BE. EESC-ja merret me çështje sociale dhe ekonomike dhe në këtë komitet marrin pjesë përfaqësuesit e shoqërisë civile, sindikatave, punëdhënësve dhe sektorëve të ndryshme të industrisë. Në BE, ky institucion ka rolin këshillëdhënës.

Anëtarët e këtij komiteti, që vijnë nga vendet kandidate, do të marrin pjesë aktive në punën e EESC-së dhe do të jenë të barabartë me kolegët e tyre nga shtetet e BE-së. Megjithatë, ata nuk do të kenë të drejtën e votës. Në këtë komitet janë pranuar anëtarë nga nëntë shtete kandidate dhe jashtë ka mbetur Kosova, shtet i përfshirë në procesin e zgjerimit, por që është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që formalisht nuk ka statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE. Sipas presidentit të EESC-së, Oliver Ropke, kusht formal për t’u përfshirë në këtë komitet është pasja e statusit të vendit kandidat, që Kosova nuk e ka. Ky komitet ka pranuar si anëtar Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Serbinë, Turqinë dhe Ukrainën. Që të gjitha këto shtete formalisht janë vende kandidate për anëtarësim në bllokun evropian. Ropke tha se kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit gradual të shteteve kandidate, para se ato formalisht të anëtarësohen në BE. Ai tha se pret që kolegët nga këto shtete të sjellin përvojë të dobishme në punën e institucionit që ai udhëheq.

Komisionarja evropiane, Vera Jourova, tha se zgjerimi i BE-së është interes i përbashkët, rrugë e dyanshme që sjell dobi edhe për vendet kandidate, edhe për BE-në. Ajo bëri thirrje që vendet kandidate të fokusohen në vlerat e demokracisë dhe të lëvizin drejt BE-së duke i respektuar vlerat e përbashkëta, sidomos sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave. Ka pasur më shumë se 600 kandidatë nga vendet kandidate për t’u emëruar në këtë komitet. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Millojko Spajiç, shprehen gatishmërinë që vendet e tyre të punojnë drejt integrimit gradual në BE, jo si zëvendësim për anëtarësim të plotë, por vetëm si rrugë drejt anëtarësimit formal. Rama bëri thirrje që shembulli i EESC-së të ndiqet edhe nga institucionet e tjera të BE-së, përkatësisht nga Parlamenti Evropian, Komisioni dhe Këshilli. Një gjë e tillë, sipas kryeministrit shqiptar, do të bënte që njerëzit në Ballkanin Perëndimor të shohin se integrimi në BE është real dhe një gjë e tillë do të evitonte hyrjen në cikle të qëllimeve të mira, por që nuk prodhojnë rezultate konkrete. Rama, duke përmendur ndikimin që ka pasur agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës në rritjen e mbështetjes për procesin e zgjerimit, tha se nuk duhet pritur ndonjë agresion tjetër për të lëvizur përpara në këtë proces./ REL

komiteti ekonomik dhe social evropian

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet