LIVE UPDATES
Politike

Blinken në Tiranë, Tabaku: Mbështetja e SHBA-ve, jetike dhe e domosdoshme

Tabaku thotë se vizita e diplomatit është një shenjë e qartë e bashkëpunimit të fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

15 Shkurt 2024, 10:10 Nga M.B
Blinken në Tiranë, Tabaku: Mbështetja e SHBA-ve, jetike dhe e
Jorida Tabaku

TIRANA- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka përshëndetur vizitën që do të zhvillojë këtë të enjte në Tiranë. Tabaku thotë se vizita e diplomatit është një shenjë e qartë e bashkëpunimit të fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Ajo shtoi se mbështetja në këto momente për vendin është e domosdoshme.

Postimi i plotë:

Mirësevjen Sekretari Blinken!

Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur mbështetës më të rëndësishëm dhe partnerë më strategjikë dhe të fortë që prej kohës së pavarësisë se sa SHBA. Që prej mbështetjes së Presidentit Wilson në 1912 e deri në këtë shekull prania e SHBA ka qenë jetike për vendin tonë dhe të ardhmen e shqiptarëve. Vizita e sotme e sekretarit Blinken është një shenjë e qartë e këtij bashkëpunimi që përditë e më shumë forcohet. Në fundin e diktaturës më të egër në Europë, sekretari Baker ishte njeriu që solli erën e ndryshimit në një vend të etur për liri. Ka qenë SHBA që mbështeti procesin e integrimit dhe më tej shtytësja kryesore e hyrjes në NATO. Qe pikërisht presidenti Bush që shqiptoi realitetin e pavarësisë së Kosovës nga Tirana që i dha jetë ëndrrës së shqiptarëve, një ëndërr e mundësuar nga ndihma e presidentit Clinton në vitin e vështirë të 1999. Qe urtësia dhe angazhimi i SHBA në marrëveshjen e Ohrit që i dha mundësinë një kryeministri shqiptar të jetë në krye të Maqedonisë së Veriut.

Ndaj mbështetja e SHBA në këto momente kritike për vendin është jetike dhe mëse e domosdoshme; lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, përpjekja për një drejtësi që funksionon, një parlament eficent dhe forcimi i marrëdhënieve tregtare duhet të jenë synimi. Detyra jonë është te ngrihemi në një nivel tjetër, për të tërhequr investimet amerikane, për të qenë pol i rëndësishëm në globalizimin dhe zinxhirin e furnizimit. Kjo do të thotë që vendi ka nevojë për të ngritur një skemë për analizën e investimeve të huaja, për të zhvilluar konkurencën dhe meritokracinë! Koha që të zhvillojmë më tej bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe diversifikimit të saj për të përfituar realisht kapitalin por dhe zhvillimin edhe dijen e sipërmarrjeve amerikane që smund të jenë vetëm në emër të tilla. Për të qenë një partner realisht strategjik na duhet që të zhvillojmë realisht tregun duke zhvilluar një ekonomi tregu, kulturën e punës dhe fluksin e burimeve! Koha që mos të kënaqemi me vizita përshëndetëse por të ndërtojmë një tjetër kapitull të përbashkët zhvillimi mes vendeve tona!

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet