LIVE UPDATES
Bota

Kina dhe Rusia me histori të gjatë të këmbimit të taktikave për censurë

Këto dokumente dhe regjistrime ka arritur t’i sigurojë Njësia Hetuese Ruse e Radios Evropa e Lirë, e njohur si Systema, nga një burim që ka pasur qasje në to.

5 Prill 2023, 22:35 Nga I.A
Kina dhe Rusia me histori të gjatë të këmbimit të
Foto Ilustruese

KINË- Vite përpara se udhëheqësi kinez, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, të shpallnin një partneritet “pa kufij” dhe Kremlini të niste një fushatë të gjerë censurimi - pas pushtimit të plotë të Ukrainës - Pekini dhe Moska kanë shkëmbyer metoda dhe taktika për të monitoruar mospajtimet dhe për të kontrolluar internetin.

Këtë bashkëpunim në rritje midis dy vendeve e dëshmojnë dokumentet dhe regjistrimet e takimeve me dyer të mbyllura të zyrtarëve nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) - rregullatori kryesor i internetit në Kinë - dhe atyre nga Roskomnadzori, që është agjenci qeveritare ruse, e ngarkuar me monitorimin e internetit.

Këto dokumente dhe regjistrime ka arritur t’i sigurojë Njësia Hetuese Ruse e Radios Evropa e Lirë, e njohur si Systema, nga një burim që ka pasur qasje në to. DDoSecrets - grup që publikon dokumente të hakuara - ka siguruar softuerin për kërkimin e dosjeve.

Pekini dhe Moska i kanë thelluar lidhjet e tyre gjatë dekadës së fundit dhe kontrolli i rrjedhës së informacioneve në internet ka qenë pika kryesore e këtij bashkëpunimi që nga udhëtimi i parë i Xisë në Rusi si udhëheqës i shtetit kinez, në vitin 2013.

Gjatë viteve që kanë pasuar, ai bashkëpunim është zgjeruar përmes një sërë marrëveshjesh dhe takimesh të nivelit të lartë në Kinë dhe në Rusi.

Dosjet japin prapaskenat e disa prej atyre diskutimeve - përmbajtja e të cilave nuk është raportuar më parë - dhe ofrojnë një dritare për nivelin praktik të bashkëpunimit që po zhvillohet midis Kinës dhe Rusisë, kur bëhet fjalë për monitorimin dhe kufizimin e internetit.

Diskutimet, që janë verifikuar nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se zyrtarët rusë kanë kërkuar këshilla dhe njohuri praktike nga homologët e tyre kinezë për një sërë çështjesh.

Në këmbim, zyrtarët kinezë kanë kërkuar ekspertiza nga rusët për rregullimin e mediave dhe trajtimin e mospajtimeve të popullit.

Në një shkëmbim të vitit 2019, zyrtarët nga CAC-ja i kanë kërkuar gjithashtu Roskomnadzorit t’i bllokojë disa vegëza me artikuj dhe me intervista, të cilat Kina i ka konsideruar si "të natyrës së rrezikshme dhe të dëmshme për interesin publik”.

Në një rast tjetër, në korrik të vitit 2017, Aleksandr Zharov, i cili ka shërbyer si udhëheqës i Roskomnadzorit deri në vitin 2020, i ka kërkuar një delegacioni kinez, të kryesuar nga Ren Xianling - në atë kohë zëvendësministër i CAC-së - të ndihmojë në organizimin e një vizite të specialistëve rusë në Kinë, ku ata do të mund t’i studionin operacionet e Projektit Mburoja e Artë - një sistem gjithëpërfshirës i censurës dhe mbikëqyrjes në internet.

Rezultati i kësaj vizite nuk është përshkruar në dosjet e siguruara nga Radio Evropa e Lirë, ndërsa Roskomnadzori dhe Ministria e Jashtme e Kinës nuk i janë përgjigjur pyetjeve të REL-it në lidhje me përmbajtjen e materialit.

Kjo kërkesë tregon se si Rusia ka bërë përpjekje ta imitojë Kinën në ushtrimin e kontrollit mbi njerëz, në epokën e mediave sociale, thotë Andrei Soldatov, një gazetar investigativ rus.

“Viti 2017 ka qenë një kohë vendimtare për drejtimin që do të merrte interneti rus”, thotë Soldatov për Radion Evropa e Lirë.

Për vite me radhë, Qeveria ruse ka zhvilluar infrastrukturën e saj teknologjike dhe ligjore në drejtim të kufizimit të lirisë së fjalës në internet. Shumë nga këto masa kanë ngecur në praktikë, përfshirë edhe përpjekjen për të ndaluar aplikacionin e mesazheve Telegram, në vitin 2018.

Por, në vitin 2019, përpjekjet kanë arritur kulmin, pasi ka hyrë në fuqi një ligj i diskutueshëm për “internetin sovran”. Ky ligj i ka mundësuar Moskës që ta forcojë kontrollin mbi internet, duke e kufizuar trafikun përmes një infrastrukture të kontrolluar nga shteti dhe duke krijuar një sistem kombëtar të emrave të domeneve.

Shumë nga masat e Rusisë janë ende shumë larg atyre të Kinës, por ato kanë vazhduar të avancohen, sidomos pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022.

Takimi i parë me dyer të mbyllura - për të cilin Radio Evropa e Lirë ka siguruar të dhëna - është zhvilluar më 4 korrik të vitit 2017 në Moskë, ku një delegacion rus, i udhëhequr nga Zharov, është takuar me një grup kinez të udhëhequr nga Ren.

Aleksandr Smirnov, udhëheqës i Departamentit të Marrëdhënieve Publike të Kremlinit, i cili mbikëqyr politikën e informacionit në emër të presidentit, e ka ftuar Zharovin në një forum mediatik ruso-kinez, që është zhvilluar në lidhje me një vizitë zyrtare të Xisë.

Përveç pjesëmarrjes në pjesën zyrtare të ngjarjes, Smirnov i ka thënë shefit të Roskomnadzorit në një letër që të takohet me CAC-në “për t’i shkëmbyer përvojat në rregullimin e sferës së internetit”.

Diskutimet, sipas letrës, janë bërë pas një kërkese të kinezëve.

Sipas dokumenteve dhe regjistrimeve audio, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, bisedimet kanë zgjatur më shumë se dy orë dhe kanë përfshirë Zharovin, dy zëvendës të tij dhe një asistent, si dhe Renin dhe tre zyrtarë të CAC-së, plus përkthyes për secilën palë.

Diskutimet janë shndërruar shpejt në kërkesa praktike për ekspertiza. Zharov ka pyetur për “mekanizmat për lejimin dhe kontrollimin” e mediave masive, mediave online dhe "blogerëve individualë", si dhe për përvojën kineze në rregullimin e aplikacioneve të mesazheve dhe të shërbimeve të enkriptimit.

Zharov ka sugjeruar që CAC-ja të dërgojë një ekip specialistësh në Rusi, për të studiuar aspektet teknike të sistemit rus për bllokimin e përmbajtjes në internet - gjë që, sipas tij, zhvillohej me një “efikasitet të lartë” brenda vendit.

Më pas, shefi i Roskomnadzorit ka kërkuar që ata të lejoheshin të dërgojnë një ekip në Kinë për të studiuar operacionet e sistemit të censurës dhe mbikëqyrjes së internetit të Kinës.

Pala kineze ka kërkuar më shumë detaje për llojet e informacionit të bllokuar në Rusi dhe për atë se si i monitoron diskutimet në internet dhe si i përpunon të dhënat personale.

Delegacioni kinez ka pyetur gjithashtu për protestat e organizuara nga politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, disa muaj përpara marsit të vitit 2017, duke dashur të dijë se çfarë mjetesh përdor Roskomnadzori për të rregulluar mbulimin mediatik të mitingjeve mbarëkombëtare.

“Këto shkëmbime të nivelit të lartë kanë vazhduar për disa kohë dhe ato kanë qenë gjithmonë të fokusuara në të kuptuarit e asaj që bën pala tjetër”, thotë Andrew Small, bashkëpunëtor i lartë i Fondit Gjerman Marshall, për Radion Evropa e Lirë.

Zharov ka thënë se protestat në disa qytete janë zhvilluar me lejet e duhura nga autoritetet, kështu që informacioni për to nuk ka qenë i kufizuar në internet. Sipas tij, vendimi për t’i lejuar ato është marrë pasi janë konsideruar si relativisht të vogla.

Pas takimit të korrikut, 2017, zyrtarët nga Roskomnadzori dhe CAC-ja kanë vazhduar të takohen dhe të këmbejnë ekspertiza.

Në vitin 2019, Rusia ka prezantuar ligjin e saj për “internetin sovran” dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur të ndërmarrë masa për ndëshkimin e kompanive të huaja të teknologjisë, si Google, Facebook dhe Twitter.

Marrë nga REL

kine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet