Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky është numri i dytë më i lartë i fluturakeve kineze të detektuara mbi ishullin vetëqeverisës gjatë këtij viti.
KINA- Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se 32 avionë luftarakë të ushtrisë kineze janë detektuar përreth ishullit në 24 orët e fundit. Ky është numri i dytë më i lartë i fluturakeve kineze të detektuara mbi ishullin vetëqeverisës gjatë këtij viti. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Tajvanit, po ashtu, tha se në 24 orët e fundit janë detektuar edhe pesë anije të Marinës së Kinës përreth Tajvanit. Trembëdhjetë avionë “kanë kaluar vijën e mesme në Ngushticën e Tajvanit”, u shtua në deklaratë. Kjo vijë është kufiri jozyrtar mes Kinës dhe Tajvanit.
Forcat e armatosura të Tajvanit kanë “monitoruar situatën dhe dislokuan një avion patrullues, anije të Marinës, dhe sisteme të mbrojtjes raketore si përgjigje ndaj aktiviteteve të detektuara”.
Në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, kjo ministri kishte detektuar 33 avionë luftarakë kinezë rreth ishullit – numër rekord i avionëve të detektuar gjatë këtij viti. Detektimi i këtyre avionëve pasoi zgjedhjet presidenciale të 13 janarit, të cilat i fitoi zëvendëspresidenti aktual, Lai Ching-te, të cilin Pekini e kundërshton. Muajin e kaluar, Tajvani tha se 11 luftanije kineze u detektuan përreth ishullit, numri më i madh gjatë këtij viti, teksa Tajpei dhe Pekini u përplasën rreth një incidenti vdekjeprurës të një anijeje peshkimi.
Anija kineze e peshkimit, me katër persona në bord, u fundos më 14 shkurt afër Tajvanit, teksa po ndiqej nga rojet bregdetare tajvaneze. Gjatë këtij incidenti, dy persona u vranë dhe dy të tjerë shpëtuan. Ky incident ndodhi në kohën kur tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë të larta. Kina e konsideron Tajvanin pjesë të saj dhe nuk e përjashton mundësinë që një ditë të marrë kontrollin e tij, qoftë edhe me forcë./ REL
FRANCA- Publikimi i fotove që tregojnë presidentin Emmanuel Macron, duke goditur një thes boksi, kanë sjellë reagime të ndryshme...
Alba Renai SPANJË- Influencuese virtuale, Alba Renai do të jetë prezantuesja më e re në televizon. Edhe pse e krijuar me AI,...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli është i vendosur që të nisë një ofensivë tokësore kundër Hamasit – grupi...
foto ilustruese SHBA- Forcat Ajrore të SHBA-së kanë testuar për herë të parë një raketë hipersonike në Pa...
Foto nga festivali SPANJA- Festivali tradicional për ardhjen e pranverës përfundon me djegien e skulpturave në Valencia të Spanj&e...
Foto ilustruese HAITI- Shtetet e Bashkuara kanë nisur evakuimin e menjëhershëm të shtetasve të saj nga Haiti ndërsa kan&...
Donald Trump SHBA- Avokatët e Donald Trump po i kërkojnë gjykatës së New Yorkut të shtyjnë zbatimin e vendimit p...
benjamin netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se qeveria e tij së shpejti do të miratoj&eum...
KANADA- Qeveria kanadeze ka pezulluar për një kohë të pacaktuar eksportet e armëve në Izrael, sipas Zyrës së Ministrit...
Foto ilustruese GREQI- Një tërmet i dobët me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e s&e...