Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Si pasojë e sulmeve janë dëmtuar sistemet e energjisë në rajonet Lviv dhe Zaporizhja, ka thënë Ukrenerho përmes një deklarate në Telegram, dhe që dy punëtorë janë shtruar në spital pas sulmeve në rajonin Zaporizhja.
KIEV- Ministria e Energjisë në Ukrainë dhe operatori kombëtar i rrjetit, Ukrenerho kanë thënë se infrastruktura shtetërore e energjisë është shënjestruar sërish me raketa dhe dronë rusë, në orët e hershme të 22 qershorit.
Si pasojë e sulmeve janë dëmtuar sistemet e energjisë në rajonet Lviv dhe Zaporizhja, ka thënë Ukrenerho përmes një deklarate në Telegram, dhe që dy punëtorë janë shtruar në spital pas sulmeve në rajonin Zaporizhja.
Ministria e Energjisë ka thënë se, për shkak të sulmit, janë shkëputur linjat e energjisë në lindje të Ukrainës, çka ka ndikuar në furnizime më të dobëta me energji në rajon.
Ukrenerho ka thënë se ky sulmi i tetë i shkallës së gjerë që ka shënjestruar sistemin e energjisë në tre muajt e fundit. Ndërkohë, ushtria e Ukrainës ka thënë se sistemet e saj për mbrojtje ajrore kanë rrëzuar 12 prej 16 raketave dhe të 13 dronët e nisur prej Rusisë përgjatë natës.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e ka komentuar sulmin. Në një tjetër sulm, më 21 qershor, është raportuar për pesë persona të vrarë në rajonin e Donjeckut. Në muajt e fundit, Rusia ka shënjestruar në mënyrë sistematike infrastrukturën kritike të energjisë në Ukrainë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke lënë mijëra njerëz pa qasje në rrymë.
Sipas disa vlerësimeve, rreth gjysma e kapacitetit për prodhim të rrymës në Ukrainë, është shkatërruar si pasojë e luftës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 20 qershor se shpreson në zhvillimin e infrastrukturës për energji të ripërtrishme, për të tejkaluar krizën me energji, të shkaktuar prej sulmeve ruse.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Nigel Farage ANGLI- Nigel Farage, lider i partisë britanike kundër migrimit, “Reforma në Mbretëri të Bashkuar”, ë...
pamje nga vendngjarja GREQI- Një zjarr masiv ka përfshirë Greqinë pasditen e së premtes në një zonë të p&...
Foto ilustruese GJERMANI- Në shumicën e landeve gjermane, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. Çfarë duhet b&e...
Pelegrinazhi ARABI SAUDITE- Qindra njerëz mendohet se kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite – sh...
Jens Stoltenberg QIPRO- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu referua kërcënimeve të fundit të Hezbollahut ...
Vuçiç dhe Kurti BRUKSEL- Në prag të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vu&cc...
Foto ilustruese GAZA- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se zyrat e tij në Gazë janë dëmtuar prej ...
UKRAINË- Negociatat e pranimit të Ukrainës dhe Moldavisë në BE pritet të fillojnë javën e ardhshme. Megjithatë, k...
Foto ilustruese MAQEDONI- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të shtunën seancën për votimin e Qeverisë...
Barcelona SPANJË- Barcelona ka njoftuar se do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në v...