LIVE UPDATES
Bota

Këshilli i Sigurimit diskuton sot situatën në Ukrainë

Duke informuar Këshillin, Nënsekretarja e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary A. DiCarlo, tha se "të gjitha këto shifra dhe fakte, megjithëse tronditëse, nuk mund të transmetojnë shkallën e plotë të tragjedisë".

8 Shtator 2022, 08:03 Nga A.B
Këshilli i Sigurimit diskuton sot situatën në Ukrainë
Keshilli

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vrasjen e 5,718 civilëve, duke përfshirë 372 fëmijë, por shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta, i tha Këshillit të Sigurimit drejtuesja e Çështjeve Politike të OKB-së.

Duke informuar Këshillin, Nënsekretarja e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary A. DiCarlo, tha se "të gjitha këto shifra dhe fakte, megjithëse tronditëse, nuk mund të transmetojnë shkallën e plotë të tragjedisë".

Zonja DiCarlo vuri në dukje se "përballë paaftësisë së komunitetit ndërkombëtar për të ndalur këtë luftë të pakuptimtë, ne duhet të vazhdojmë të regjistrojmë pasojat e saj të tmerrshme sa më me besnikëri dhe saktësi që të jetë e mundur". “Është përgjegjësia jonë, dhe në të vërtetë, më e pakta që mund të bëjmë - të ndihmojmë në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të luftës dhe për të penguar konflikte të tjera të mundshme të dhunshme”, vazhdoi ajo.

Duke bërë thirrje për paqen "tbazuar në respektimin e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare", zonja DiCarlo tha gjithashtu se "të gjitha luftërat janë tragjike, por jo më shumë se luftërat që mund të shmangen".

Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ilze Brands Kehris, informoi se rreth 7 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë dhe miliona të tjerë kanë kërkuar strehim jashtë vendit. Sipas zonjës Kehris, "armiqësitë intensive, duke përfshirë shkatërrimin në shkallë të gjerë të infrastrukturës kritike civile dhe banesave, kanë detyruar shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre" dhe "shkeljet e të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar nga Federata Ruse, ose të kontrolluar nga grupet e armatosura të lidhura, kanë bërë gjithashtu që njerëzit të largohen”.

Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme theksoi gjithashtu "akuzat e besueshme për transferime të detyruara të fëmijëve të pashoqëruar në territorin e pushtuar nga Rusia ose në vetë Federatën Ruse". Sipas saj, OKB-ja “është e shqetësuar se autoritetet ruse kanë miratuar një procedurë të thjeshtuar për t'u dhënë nënshtetësinë ruse fëmijëve pa kujdes prindëror dhe se këta fëmijë do të kenë të drejtë për birësim nga familjet ruse”.

Vasily Nebenzya, Përfaqësuesi i Përhershëm në Kombet e Bashkuara i Federatës Ruse, tha se takimi i sotëm, i cili u thirr me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, kishte “çdo mundësi për t'u bërë një moment historik i ri në fushatën e dezinformimit të nisur nga Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë kundër vendit tonë”.

Taktika e perëndimit, vazhdoi zoti Nebenzya, është të zhvillojë "një luftë hibride në Ukrainë, deri në ukrainasin e fundit". Ai tha gjithashtu, “metodat e fëlliqura të propagandistëve perëndimorë janë gjithashtu shumë të njohura për ne”.

Khrystyna Hayovyshyn, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme nga Ukraina, u tha anëtarëve të Këshillit se "si pjesë e agresionit të saj Rusia vazhdon deportimin me forcë të qytetarëve ukrainas në territorin e saj". “Njerëzit tanë po transferohen në rajone të izoluara dhe depresive të Siberisë dhe Lindjes së Largët”, tha zonja Hayovyshyn. Sipas saj, “shkalla e këtij krimi është skandaloze – sipas të dhënave në dispozicion, afro 2.5 milionë ukrainas, përfshirë rreth 38 mijë fëmijë, janë transferuar nga rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës”.

Para takimit, përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield, foli para gazetarëve në Këshillin e Sigurimit. Ambasadorja tha se Shtetet e Bashkuara kanë “prova se qindra mijëra qytetarë ukrainas – përfshirë fëmijë – janë marrë në pyetje, janë ndaluar dhe janë dëbuar me forcë, dhe disa prej tyre janë dërguar në zona shumë të largëta”. “Disa lejohen të qëndrojnë në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës. Disa janë deportuar me forcë në Rusi. Dhe disa dërgohen në burgje. Dhe disa thjesht zhduken”, përfundoi ambasadorja Thomas-Greenfield./VOA

keshilli i sigurimit ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet