Hodhi shokun e tij nga ura në kanalin e ujërave të zeza dhe fshehu krimin, zbardhen emrat e viktimës dhe autorit
10 Dhjetor...
Bota
VIDEO/ Ariu i madh noton në ujërat e liqenit të Kalifornisë, peshkatarët: Menduam se ishte trung lundrues
Një ari është parë nga një udhërrëfyes peshkimi, më 30 gusht duke notuar në ujërat e liqenit McClure, Kaliforni, i cili tha se nuk kishte parë kurrë një të tillë atje më parë.
8 Shtator 2022, 07:30Nga s.s
Ariu
KALIFORNI- Një ari është parë nga një udhërrëfyes peshkimi, më 30 gusht duke notuar në ujërat e liqenit McClure, Kaliforni, i cili tha se nuk kishte parë kurrë një të tillë atje më parë.
Pamjet e regjistruara nga Ryan Cook në oën 9 të mëngjesit, tregojnë ariun e Kalifornisë duke notuar dhe sapo ka parë varkën e peshkimit ai ka vrapuar për tu ngjitur sipër shkëmbinjve.
"Unë mendova se ishte një trung lundrues. Sa u afrova, kuptova se ishte një ari dhe ngadalësova shpejtësinë, u ktheva dhe bëra videon. Ky është një ari i madh! Ne kemi një ari në ujë në liqenin McClure. Shikoni këtë arush! Unë kurrë nuk kam parë një të tillë në ujë”, është shprehur Cook.