Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Bota
'Kemi reduktuar policët në Veri'/ Kurti nga Greqia: Po i hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme në veri
Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se në kuadër të kësaj marrëveshjeje të arritur më herët në Bratisllavë, numri i policëve në veri të vendit është ulur, ndërsa shtoi se tani është hapur rrugë për zgjedhjet e parakohshme.
18 Korrik 2023, 17:23Nga a.l
Albin Kurti
GREQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Kretë ka folur për dakordimin me planet e BE-së për të ulur tensionet në Veri. Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se në kuadër të kësaj marrëveshjeje të arritur më herët në Bratisllavë, numri i policëve në veri të vendit është ulur, ndërsa shtoi se tani është hapur rrugë për zgjedhjet e parakohshme.
“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë Policiës 25% në tri komunat veriore. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme në veri. Po zbatojmë tashmë me mirëbesim marrëveshjen me BE-në për de-përshkallëzimin e arritur në Bratislavë”, u shpreh Kurti.
As of last ëeek, ëe've reduced the presence of @Kosovo_Police by 25% in the 3 northern municipal buildings. Noë ëe are starting to pave the ëay for early elections. ???????? is already implementing in good faith the arrangement ëith the EU/EUSR on de-escalation reached in Bratislava.
Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm që të ulen tensionet në veri. Kosovës po i kërkohet që të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat veriore, ndërkaq Serbisë që të bindë serbët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.