LIVE UPDATES
Bota

KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

Serbia tashmë ka marrë mjete në formë të parafinancimit nga Plani i Rritjes, ndërsa tani do të marrë edhe pagesën e parë të rregullt.

14 Janar 2026, 15:03 Nga E. D
KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të
foto ilustruese

SERBI- Komisioni Evropian do të miratojë në ditët në vijim pagesën e parë të mjeteve për Serbinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime të besueshme në këtë institucion. Serbia tashmë ka marrë mjete në formë të parafinancimit nga Plani i Rritjes, ndërsa tani do të marrë edhe pagesën e parë të rregullt.

Kjo pagesë do të jetë në vlerë prej 61 milionë eurosh. Siç kanë sqaruar burimet në Komisionin Evropian, fillimisht ishte planifikuar që kësti i parë të ishte 112 milionë euro. Megjithatë, për të marrë shumën e plotë, Serbia duhej t’i përmbushte shtatë hapa reformues.

Sipas burimeve të REL-it, Serbia deri më tani i ka përmbushur plotësisht tri nga shtatë reformat e parashikuara, prandaj Komisioni Evropian ka vendosur ta zvogëlojë shumën e këstit të parë.

Pjesa e mbetur e mjeteve do të shpërndahet vetëm pasi Serbia t’i përmbushë edhe obligimet e tjera reformuese të parashikuara. Serbia, për momentin, është e fundit në radhën e shteteve që konsiderohen se i kanë përmbushur kushtet dhe kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme për t’u harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian.

Pagesën e parë nga ky paketë tashmë e kanë marrë në tetor të vitit të kaluar Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Pa mjete nga ky paketë, për momentin, kanë mbetur Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

Komisioni Evropian e ka miratuar Agjendën e Reformave të Bosnjë e Hercegovinës vetëm në dhjetor, ndërsa mjetet financiare, përfshirë edhe parafinancimin, mund të fillojnë të shpërndahen vetëm pasi marrëveshjet përkatëse të hyjnë në fuqi dhe pasi të përmbushen të gjitha kushtet.

Kosova, nga ana tjetër, ende nuk i ka miratuar marrëveshjet e kredisë me Komisionin Evropian, për shkak të krizës institucionale vitin e kaluar, që pamundësoi krijimin e një ekzekutivi të ri. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor paraqet paketën financiare më ambicioze të Bashkimit Evropian për rajonin.

Vlera e përgjithshme e paketës është 6 miliardë euro, prej të cilave 4 miliardë janë në formë kredish të favorshme, ndërsa 2 miliardë janë mjete të pakthyeshme (grante). Mjetet do të shpërndahen në përputhje me numrin e banorëve dhe prodhimin e brendshëm bruto të secilit shtet.

Sipas planeve paraprake, Shqipërisë i janë ndarë 922.1 milionë euro, Bosnjë e Hercegovinës 1 miliard e 85 milionë euro, Kosovës 882.6 milionë euro, Malit të Zi 383.5 milionë euro, Maqedonisë së Veriut 750.4 milionë euro, ndërsa për Serbinë janë paraparë 1 miliard e 586.4 milionë euro.

Të gjitha projektet e financuara nga Plani i Rritjes duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2027 dhe zgjatja e afateve nuk do të jetë e mundur. Bosnjë e Hercegovina në korrik të vitit të kaluar humbi 108 milionë euro, pasi nuk i përmbushi afatet për miratimin e agjendës së reformave. Në raste të tilla, mjetet e humbura rishpërndahen te shtetet e tjera të rajonit./REL

komisioni evropian

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë