LIVE UPDATES
Bota

Katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Kiev, si pasojë e sulmeve ruse

Sulmet intensive kanë zgjatur disa orë dhe raportohet të jenë kryer me raketa lundruese dhe dronë kamikazë. Tymur Tkachenko, shef i departamentit ushtarak, ka thënë se dronët kanë goditur katet e një ndërtese të lartë në anën lindore të qytetit, dhe për pasojë ka shpërthyer zjarri.

6 Qershor 2025, 11:16 Nga N.F
Katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Kiev,
Foto

RUSI- Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa dhe dronë, ka bërë të ditur kryetari i qytetit, Vitali Klitschko më 6 qershor.

“Katër persona janë konfirmuar të vdekur në kryeqytet. Operacionet për kërkim-shpëtim janë duke vazhduar në disa lokacione”, ka bërë të ditur Klitschko në Telegram.

Sulmet intensive kanë zgjatur disa orë dhe raportohet të jenë kryer me raketa lundruese dhe dronë kamikazë. Tymur Tkachenko, shef i departamentit ushtarak, ka thënë se dronët kanë goditur katet e një ndërtese të lartë në anën lindore të qytetit, dhe për pasojë ka shpërthyer zjarri.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka dënuar sulmin masiv me dronë, që ka prekur shumë rajone të shtetit.

“Rusia nuk del nga vijat e saj – një tjetër sulm masiv në qytete dhe përditshmërinë e njerëzve”, ka thënë Zelensky. Ai ka shtuar se në sulme janë përfshirë mbi 400 dronë dhe më shumë se 40 raketa, përfshirë ato balistike.

Sipas Zelenskyt, 49 njerëz janë plagosur, ndonëse numri mund të rritet. Në mesin e të vrarëve janë tre zjarrfikës - Pavlo Yezhor, Danylo Skadin dhe Andriy Remenniy – të cilët kanë qenë duke punuar nën rrënoja për t’iu ndihmuar njerëzve.

Zelensky i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, sidomos Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, që të kenë përgjigje më të ashpër.

“Nëse dikush nuk është duke rritur presionin dhe po ofron kohë që të humbin edhe më shumë jetë njerëzish, ajo është bashkëfajësi. Na duhet të veprojmë me vendosmëri”, ka thënë ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më 4 qershor se presidenti rus, Vladimir Putin e ka paralajmëruar se Rusia do të përgjigjej për sulmet që janë kryer në hapësirat e forcës ajrore ruse, duke rezultuar me shkatërrim të dhjetëra bombarduesve rusë me kapacitet bërthamor.

Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) e ka kryer sulmin më 1 qershor, dhe më pas ka deklaruar se janë goditur më shumë se 40 bombardues.

Trump ka biseduar me Putinin përmes telefonit dhe e ka përshkruar thirrjen si “bisedë të mirë”, ndonëse e ka përmendur se nuk ishte e llojit që do të çonte në paqe të menjëhershme. Presidenti amerikan ka thënë se sulmet e befasishme ukrainase kanë qenë njëra prej temave të diskutimit.

“Kemi diskutuar sulmin në aeroplanët rusë nga ana e Ukrainës dhe disa sulme tjera që janë kryer nga të dyja palët”, ka thënë Trump.

Ai është takuar me kancelarin gjerman, Friedrich Merz të enjten në Shtëpinë e Bardhë, për të biseduar për bashkëpunimin për Ukrainën dhe tema tjera.

Merz, i cili ka nisur detyrën e kancelarit muajin e kaluar, u ka thënë gazetarëve para nisjes së takimit se nuk pret që do të ketë një rezultat shumë të madh lidhur me çështjen e tarifave, NATO-s apo luftës në Ukrainë. Mirëpo, pas takimit, ai ka deklaruar se është “jashtëzakonisht i kënaqur”.

Merz ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania pajtohen “sa e tmerrshme është lufta”, duke e bërë fajtor Putinin, dhe duke theksuar se Gjermania qëndron në anën e Ukrainës.

“Jemi duke analizuar mënyra për t’i dhënë fund shpejt”, ka thënë Merz.

“I kam thënë presidentit se ai është personi kryesor botë që mund të bëjë këtë, duke i bërë presion Rusisë”.

Gjermania është mbështetësja e dytë më e madhe për Ukrainën – pas Shteteve të Bashkuara - në aspektin ushtarak dhe financiar, teksa Kievi lufton pushtimin rus./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë