LIVE UPDATES
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Anketuesit i pyetën gjithashtu qytetarët se cilat ishin pritjet e tyre nga takimi midis Trump dhe Merz në Shtëpinë e Bardhë: 46 për qind e tyre besojnë se kancelari gjerman do të ketë sukses në krijimin e një marrëdhënieje të mirë me presidentin amerikan, ndërsa 44 për qind besojnë se ai nuk do të ketë sukses në këtë.

6 Qershor 2025, 09:34 Nga N.F
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Merz dhe Trump

GJERMANI- Cilat vende janë partnerë të besueshëm për Gjermaninë? Si e vlerësojnë qytetarët kancelarin Merz? Çfarë mendojnë për SHBA-në dhe Izraelin dhe kë do të votonin? Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti ose qeverie duhet t'i përgjigjet sot, pasi Trump poshtëroi publikisht pesidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa në Zyrën Ovale.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Cornelius theksoi, se Kancelari Friedrich Merz (CDU) udhëtoi për në Uashington i relaksuar, ndër tjera edhe për faktin se Gjermania është ekonomia e tretë më e madhe në botë dhe ka çfarë të ofrojë.

Shumë më shumë para për mbrojtjen

Friedrich Merz në Uashington prezantoi ndër tjera edhe një plan për ta bërë Bundeswehr-in "ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë". Presidentit të SHBA-së i pëlqen kjo, si dhe fakti që po shqyrtohet që të gjithë anëtarët e NATO-s duhet të ndajnë pesë për qind të PBB-së për mbrojtje në të ardhmen.

Megjithatë, vetëm gjysma e qytetarëve gjermanë mendojnë se kjo është e përshtatshme. Për një të tretën e të anketuarve, objektivi prej pesë për qind shkon shumë larg. Kjo tregohet nga rezultatet e anketës së fundit të opinionit publik ARD DeutschlandTrend, për të cilën agjencia Infratest dimap anketoi 1.292 votues gjermanë në fillim të qershorit.

Anketuesit i pyetën gjithashtu qytetarët se cilat ishin pritjet e tyre nga takimi midis Trump dhe Merz në Shtëpinë e Bardhë: 46 për qind e tyre besojnë se kancelari gjerman do të ketë sukses në krijimin e një marrëdhënieje të mirë me presidentin amerikan, ndërsa 44 për qind besojnë se ai nuk do të ketë sukses në këtë.

Në thelb, 47 për qind e qytetarëve besojnë se kancelari nuk ka aftësi të mjaftueshme diplomatike për sfidat e politikës së jashtme, ndërsa 40 për qind ende ia atribuojnë këto aftësi atij.

Cilat vende janë të besueshme?

Lidhjet e ngushta me Shtetet e Bashkuara, si dhe me Izraelin, janë pjesë e identitetit të politikës gjermane. Në të njëjtën kohë, është e qartë se distanca është rritur - edhe në sytë e votuesve gjithashtu. Pasi Donald Trump mori detyrën, besimi tek ky vend ra ndjeshëm në 18 përqindëshin aktual.

Në tetor 2024, 27 për qind e gjermanëve besonin se Izraeli është një partner i besueshëm, që Gjermania mund t'i besojë - tani vetëm 16 për qind mendojnë kështu. Dhe vetëm 10 për qind e votuesve gjermanë besojnë tek Rusia si partnere.

Në këtë drejtim, Ukraina ka mbështetjen e 48 për qind, ndërsa Franca fqinje tradicionalisht vlerësohet lart - aktualisht në 83 për qind.

Kritika të ashpra ndaj Izraelit

Përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj sulmeve të organizatës terroriste Hamas në vjeshtën e vitit 2023 la gjurmë. Plot 63 për qind e qytetarëve gjermanë besojnë se veprimi i Izraelit në Rripin e Gazës është i tepruar, ndërsa vetëm 18 për qind e shohin atë si të përshtatshëm.

Plot 77 për qind e të anketuarve e konsiderojnë të saktë që kancelari Merz kritikoi Izraelin për veprimet aktuale ushtarake në Rripin e Gazës. Vetëm çdo i 12-ti në Gjermani mendon se Gjermania duhet të qëndrojë pa kushte pranë Izraelit në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Në të njëjtën kohë, pothuajse gjysma e të anketuarve e kanë të vështirë ta pranojnë idenë e një detyrimi të veçantë gjerman për të mbrojtur Izraelin. Gjermanët më parë fajësonin Hamasin më shumë sesa Izraelin për situatën humanitare të popullsisë civile palestineze në Gaza.

Tani pothuajse një numër i barabartë qytetarësh fajësojnë si Izraelin (69 për qind) ashtu edhe Hamasin islamist (71 për qind).

Si rrjedhojë, shumica është e hapur për një rishikim të ndihmës ushtarake gjermane: 43 për qind favorizojnë kufizimin e eksporteve të armëve në Izrael, ndërsa 30 për qind të tjerë favorizojnë ndërprerjen e plotë të furnizimeve.

Vetëm një në gjashtë të anketuar (17 për qind) besojnë se qeveria gjermane duhet të vazhdojë të miratojë eksportet e armëve në Izrael pa ndryshime. Gjermania është, pas SHBA-së, furnizuesi më i rëndësishëm i armëve për Izraelin.

Reputacioni i Friedrich Merz u rrit

Një qeveri e re federale e përbërë nga CDU/CSU dhe SPD është në pushtet nga maji. 40 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me javët e para të punës së koalicionit kuq e zi. Me qeverinë e mëparshme të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së, në fillim të vitit 2022, kjo përqindje ishte pak më e lartë - 46 për qind.

Megjithatë, Friedrich Merz ka fituar ndjeshëm popullaritet që nga marrja e detyrës si kancelar. 39 për qind e të anketuarve janë tani të kënaqur me punën e tij - në prill ishin plot 14 për qind më pak. Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave Lars Klingbeil (SPD) gjithashtu ka 39 për qind mbështetje.

I vetmi politikan i lartë me të cilin shumica e qytetarëve janë ende të kënaqur është ministri federal i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD).

Pritje të moderuara nga qeveria e re

Sa besim kanë gjermanët në qeverinë e re? Kur bëhet fjalë për kënaqësinë, qëndrimet nuk ndryshojnë shumë nga ato të regjistruara nga anketuesit menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjysma e qytetarëve besojnë se ekipi i ri qeveritar mund të forcojë ekonominë gjermane (55 për qind; +1), si dhe të përfaqësojë më mirë interesat gjermane në botë (52 për qind; +1).

Megjithatë, skepticizmi është më i madh - dhe është rritur pak - kur bëhet fjalë për vendosjen e sigurisë në vend (43 për qind; -4) dhe menaxhimin efektiv të migracionit (38 për qind; -4). Dyshimet se koalicioni kuq e zi mund të ruajë siguri sociale në Gjermani janë rritur gjithashtu (37 për qind; -6).

Unioni CDU/CSU rrit epërsinë ndaj AfD-së

Nëse Bundestagu do të rizgjidhej të dielën e ardhshme, CDU/CSU do të fitonte 29 për qind të votave (+2), pra një rezultat më i mirë se në zgjedhjet e shkurtit. SPD, e cila është në koalicionin qeverisës me Unionin, shënoi një rënie të lehtë dhe do të binte në 15 për qind (-1).

AfD do të mbetej në të njëjtin nivel me 23 për qind mbështetje. Të Gjelbrit dhe të Majtët mund të mbështeten në dymbëdhjetë (+1), përkatësisht nëntë për qind (-1). Të gjitha partitë e tjera do të mbeteshin jashtë Bundestagut./DW

gjermani shba trump izrael

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend