LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet dhe referendumi testojnë të ardhmen evropiane të Moldavisë dhe ndikimin rus

Presidentja e tanishme, Maia Sandu, përballet me 10 kundërshtarë të kryesuar nga socialisti prorus, Alexandr Stoianoglo, dhe ish-kryetari populist, Renato Usatii, në zgjedhjet e treta të drejtpërdrejta presidenciale të republikës së varfër ish-sovjetike, në një kohë kur vendi po përballet me polarizim të brendshëm dhe me luftën në lindje, në Ukrainë.

20 Tetor 2024, 10:13 Nga r.ll
Zgjedhjet dhe referendumi testojnë të ardhmen evropiane të
foto ilustruese

MOLDAVI- Moldavët kanë filluar të votojnë mëngjesin e së dielës për ta rizgjedhur apo rrëzuar presidenten proevropiane dhe mbase për t’i mishëruar synimet e tyre evropiane në Kushtetutë. Derisa ata po inkurajohen nga Perëndimi, dyshimet janë të mëdha se Moska po përzihet në votimet e tyre.

Moldavia dhe vende të huaja kanë paralajmëruar për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë përmes dezinformimit, blerjes së votave dhe dërgimit të parave për të nxitur trazira, pasi Kishinjevi dhe bashkësia ndërkombëtare kanë treguar sa shumë i kushtojnë rëndësi zgjedhjeve të lira, drejta dhe paqësore.

Presidentja e tanishme, Maia Sandu, përballet me 10 kundërshtarë të kryesuar nga socialisti prorus, Alexandr Stoianoglo, dhe ish-kryetari populist, Renato Usatii, në zgjedhjet e treta të drejtpërdrejta presidenciale të republikës së varfër ish-sovjetike, në një kohë kur vendi po përballet me polarizim të brendshëm dhe me luftën në lindje, në Ukrainë.

Referendumi, i thirrur nga Sandu, i pyet 3.3 milionë moldavë brenda dhe jashtë vendit nëse e "mbështesin ndryshimin e Kushtetutës për anëtarësimin e Republikës së Moldavisë në Bashkimin Evropian".

Rezultatet e këtyre votimeve mund të ofrojnë mësime të vlefshme për aleatët e Sandut dhe opozitën para zgjedhjeve parlamentare të verës së ardhshme, të cilat do të jenë një referendum për katër vjetët e qeverisjes nga Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), që ajo e themeloi tetë vjet më parë.

Megjithëse në Moldavi presidenti ka pushtet të kufizuar ekzekutiv, Sandu e ka përdorur me sukses mesazhin e saj properëndimor dhe ndikimin e saj me partinë PAS për të sjellë disa reforma të kufizuara dhe për të siguruar kandidaturën formale të vendit për anëtarësim në BE, pavarësisht ndarjeve të thella brenda ish-republikës sovjetike.

Një nga veprimet e saj më ambicioze ka qenë eliminimi i varësisë së Moldavisë nga gazi natyror rus pas pushtimit të plotë të Ukrainës, por kjo ka shkaktuar inflacion dhe vështirësi të tjera ekonomike për shumë nga 2.4 milionë banorët e Moldavisë.

Sondazhet e fundit e tregojnë se Sandu gëzon 30-35% mbështetje, shumë më shumë se ish-prokurori i Përgjithshëm Stoianoglo, të cilin ajo e shkarkoi vitin e kaluar, që gëzon vetëm 9% mbështetje, dhe ish-kryebashkiakut Usatit, i cili promovon një qasje më të ekuilibruar midis Lindjes dhe Perëndimit në politikën e jashtme, i cili ka 6% përkrahje.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave, atëherë do të mbahet një balotazh më 3 nëntor mes dy kandidatëve që kanë siguruar më së shumti vota.

Përveç paralajmërimeve të forta nga zyrtarët vendës, përfshirë ministrin e jashtëm të Moldavisë, edhe zyrtarët amerikanë dhe ata perëndimorë e kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje, duke përmendur në korrik "veprime shumë të qarta nga rusët për t’i sabotuar zgjedhjet dhe referendumin e ardhshëm".

Rusia - e cila mban qindra trupa në një bazë ish-sovjetike në rajonin separatist të Moldavisë, Transdniester, ku shumica e popullsisë flet rusisht - e ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhjet moldave.

Prej kur partia e tij u ndalua nga Qeveria dhe më pas nga Gjykata Kushtetuese e Moldavisë vitin e kaluar për përpjekje për grusht shtet, oligarku i dënuar Ilan Shor është akuzuar për organizimin e një skeme shumë milionëshe për të paguar votues anti-BE dhe ndikues të ndryshëm. Ai dyshohet edhe për skema të tjera nga mërgimi i tij në Rusi për të promovuar Rusinë mes moldavëve dhe për të nxitur pakënaqësi ndaj Qeverisë së tyre.

Disa ditë para zgjedhjeve, autoritetet njoftuan se i kishin arrestuar katër persona dhe paralajmëruan se dhjetëra të tjerë ishin trajnuar në Rusi dhe Ballkan për ta “destabilizuar” vendin pas zgjedhjeve.

Javët e fundit janë karakterizuar nga një valë mbështetjeje të dukshme diplomatike për kauzën pro-BE në Moldavi, me theks të veçantë vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila njoftoi investime në vlerë gati 2 miliardë dollarë nga BE-ja për ta ndihmuar "dyfishimin e madhësisë së ekonomisë suaj brenda një dekade".

"Është zgjedhje juaj sovrane çfarë të bëni me vendin tuaj dhe askush nuk mund të ndërhyjë", tha von der Leyen në Kishinjev, më 10 tetor.

"Natyrisht, duke folur si presidente e Komisionit Evropian, unë besoj se Moldavia e ka vendin në Bashkimin tonë Evropian”, shtoi ajo.

Ndryshimet në Kushtetutë që janë pjesë e referendumit do të përfshinin konfirmimin në Preambulë të “identitetit evropian” të moldavëve, “pakthyeshmërinë e gjykatave evropiane” të vendit, dhe integrimin si një "synim strategjik" kombëtar.

Gjithashtu, do të shtohej një seksion që do të lejonte anëtarësimin përmes votës së shumicës në Parlamentin e Moldavisë.

Të paktën 1.1 milion votues duhet të marrin pjesë në referendum që ai të jetë i vlefshëm. Votimi kundër në referendum nuk do ta përjashtonte anëtarësimin e Moldavisë në të ardhmen, por do të ishte një goditje serioze për Sandun dhe aleatët e saj pro-BE. Rezultatet zyrtare priten të shpallen herët më 21 tetor./REL

zgjedhje ne moldavi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet