LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Çfarë do të thotë vdekja e Sinwarit për Hamasin e Libanin?

Sipas Netanjahut, vrasja e kreut të Hamasit, Sinwar shënon ditën pas Hamasit. Por analistët nuk mendojnë se kjo është goditja vdekjeprurëse për organizatën terroriste. Perspektivat e armëpushimit janë ende të paqarta.

20 Tetor 2024, 09:45 Nga r.ll
Analiza e DW: Çfarë do të thotë vdekja e Sinwarit për
foto ilustruese

IZRAEL- Sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, vrasja e të mërkurës e shefit politik të Hamasit,  Yahya Sinwar do të thotë se "Hamasi nuk do të sundojë më Gazën". Sipas Netanjahut, vdekja e Sinwarit, e cila u konfirmua të enjten, shënon fillimin e "ditës pas Hamasit". Vëzhguesit, megjithatë mendojnë ndryshe për milicinë e Hamasit të mbështetur nga Irani, e cila është kategorizuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe shumë vende të tjera.

"Vrasja e Sinwar-it është padyshim një goditje për Hamasin duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që ai luajti brenda organizatës," tha për DW, Neil Quilliam, bashkëpunëtor në Programin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut të institutit Chatham House me qendër në Londër. Megjithatë Quilliam thekson se në të kaluarën politika e prerjes së kokës drejtuese ka bërë pak për të minuar vullnetin dhe aftësinë e Hamasit për të luftuar Izraelin. 62-vjeçari Sinwar mori pushtetin pas vrasjes së liderit të mëparshëm politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran këtë korrik.

Quilliam mendon, se "Hamasi do të ngrejë një brez të ri liderësh, duke rizhvilluar kapacitetin e tij ushtarak dhe teknologjik dhe duke u bërë thirrje palestinezëve të rinj në Gaza dhe Bregun Perëndimor, të prekur nga konflikti me Izraelin”. Këtë qëndrim ka edhe Peter Lintl, studiues në fondacionin gjerman Shkenca dhe Politika (SWP). "Hamasi është sigurisht i dobësuar, por vdekja e Sinwar nuk është një goditje vdekjeprurëse për milicinë", tha ai për DW.

"Mundësi armëpushimi?"

Ndërkohë nga qarqet politike gjermane, franceze dhe amerikane është dëgjuar shpresa që vdekja e Sinwar-it të mund të paraqesënjë mundësi për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Largimi i Sinwar-it nga fusha e betejës, "paraqet një mundësi për të gjetur një rrugë përpara që i kthen pengjet në shtëpi, e çon luftën në fund dhe na çon në një ditë më pas", tha të enjten Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

Por të premten, vetëm një ditë pasi konfirmoi vdekjen e Sinwar-it, Hamasi u zotua se do t'i mbajë pengjet deri në fund të luftës në Gaza. Në 13 muajt e fundit të luftës në Gaza, e cila u ndez nga një sulm vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, rreth 42,000 njerëz janë vrarë sipas autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi. Dhe nga rreth 250 pengje që u morën në Gaza nga Hamasi më 7 tetor, rreth 100 ende besohet se janë në duart e Hamasit.

Megjithatë, Mohammed al-Qawas nga qendra e mendimit Emirati Emirates Policy Center (EPC) e konsideron vdekjen e Sinwar-it si fillimin e mundshëm të "një kapitulli të ri" të luftës në Gaza. "Sapo përgjegjësia për negociatat e armëpushimit t'u transferohet udhëheqësve të Hamasit jashtë vendit, këto negociata do t'i nënshtrohen edhe kalkulimeve të jashtme, sepse të gjithë këta liderë jashtë vendit janë të ndikuar nga kryeqytetetet, në të cilat ndodhen dhe ndoshta është ndikimi i këtyre kryeqyteteve që Hamasi mund të bëjë lëshime dhe të iniciojë një politikë të re”, tha al-Qawas për DW. Udhëheqja politike e Hamasit është e vendosur në Katar, megjithatë, Sinwari me bazë në Gaza ka qenë personi i tyre i preferuar për negociatat e armëpushimit të udhëhequra nga SHBA, Katari dhe Egjipti me Izraelin që nga vrasja e Haniyeh.

Lintl nga Fondacioni gjerman tha për DW se pavarësisht vdekjes së Sinwar-it, ai sheh pak arsye për të shpresuar se Izraeli mund të jetë i gatshëm që tani t'i japë fund luftës. Pavarësisht se e përshëndeti vdekjen e Sinwarit si fundin e Hamasit të enjten, kryeministri izraelit Netanyahu gjithashtu bëri të qartë se lufta nuk do të përfundonte para se liderët e mbetur të Hamasit – si Mohammed Sinwar, vëllai i Yahya Sinwar dhe pasardhësi i tij si shef ushtarak i Hamasit – të eliminoheshin dhe të gjithë pengjet e mbajtur nga Hamasi të kthehen.

Përtej Gazës - hakmarrja e Hezbollahut

Pas Gazës, Izraeli gjithashtu i është kundërvënë Hezbollahut në Liban pas një viti përleshjesh të kufizuara. Grupi militant i mbështetur nga Irani, Hezbollahu  – të cilin SHBA dhe Gjermania e kanë cilësuar plotësisht si një organizatë terroriste dhe krahu i armatosur i të cilit konsiderohet i tillë edhe nga Bashkimi Evropian – pretendon se vepron në mbështetje të Hamasit. Në shtator, Izraeli vrau liderin e tij, Hassan Nasrallah. Vëzhguesit theksojnë se vrasje të tilla nuk kanë ndihmuar në përfundimin e armiqësive. Kur vdekja e Sinwar-it u bë publike të enjten, Hezbollahu njoftoi një "fazë të re dhe përshkallëzuese" në luftën e tij me Izraelin, duke pretenduar se për herë të parë kishte përdorur raketa të drejtuara me precizion kundër Izraelit në një përpjekje për të "përshkallëzuar ditë pas dite."/DW

yahya sinwar lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet