LIVE UPDATES
Politike

"Ka pasur 25 kritere për tu futur në Sigurimin e Shtetit", Meta: Morën 7 vendime në një ditë

Po ashtu, Meta tha se pas këtij emaili, Autoriteti i Dosjeve mori 7 vendime të paligjshme brenda 24 orëve.

22 Shtator 2022, 21:17 Nga I.A
"Ka pasur 25 kritere për tu futur në Sigurimin e Shtetit",
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se për tu futur në Sigurimin e Shtetit ka pasur 25 kriteve. I ftuar në emisionin Top Story, Meta ka deklaruar se lajmet që ai është ish-sigurims janë lojëra, duke theksuar se Autoriteti i Dosjeve u shqetësia për një e-mail anonim. Po ashtu, Meta tha se pas këtij emaili, Autoriteti i Dosjeve mori 7 vendime të paligjshme brenda 24 orëve.

"Ka pasur 25 kritere për t’u futur në Sigurimin e Shtetit. Shkruhej emri i plotë, emër mbiemër, atësi. Këto janë lojrat e tyre. Kam një pyetje, Autoriteti i Dosjeve u shqetësia për një e-mail anonim që gjoja erdhi nga Amerika, erdhi me iniciale VFLP, një dosje që gjoja donte ta hiqte Berisha. Këta për 24 orë morën 7 vendime të paligjshme, kishin një ligj të gatshme, e çuan në Kuvend. E merr ai personi që gjoja e kisha spiunuar unë, që nga data 3, pra pas më shumë se 50 ditësh, ai thotë që kjo është një mashtrim dhe falsifikim. Ju nuk e keni lexuar i thotë, jeni palaço i thotë, se unë ato që kam thënë në 1990 kur më ka ndaluar sigurimi i shtetit, ia kam shkruajtur me shkrim dore. Kam folur vetëm me këta të tjerë," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!