Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Blinkën, në vizitën e tij të nëntë në Lindje të Mesme prej sulmit të Hamasit, grup palestinez të shpallur terrorist prej SHBA-së dhe fuqive tjera, më 7 tetor në Izrael, pritet të takojë më vonë gjatë së hënës edhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
IZRAEL- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të hënën në Izrael se negociatat që po zhvillohen për armëpushim në Gazë, janë “ndoshta mundësia e fundit” për të arritur marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
“Ky është një moment vendimtar – ndoshta më i miri, ndoshta mundësia e fundit për t’i kthyer pengjet në shtëpi, për të arritur armëpushim, dhe për t’u nisur në rrugë të duhur për paqe të qëndrueshme dhe siguri”, ka thënë Blinken pas takimit me presidentin izraelit, Isaac Herzog.
Diplomati i lartë amerikan ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e ka dërguar atë në Izrael “për të arritur këtë marrëveshje”.
“Është koha që të përfundohet kjo punë. Po ashtu, është koha që të sigurohemi që askush të mos marrë hapa që mund të dëmtojnë procesin”, ka thënë Blinken.
“Ne jemi duke punuar që të garantohemi se nuk ka përshkallëzim, nuk ka provokime, që nuk ka veprime që mund të largojnë nga arritja e kësaj marrëveshjeje, apo që të përshkallëzohet konflikti në vendet tjera, me intensitet më të lartë”.
Blinkën, në vizitën e tij të nëntë në Lindje të Mesme prej sulmit të Hamasit grup palestinez të shpallur terrorist prej SHBA-së dhe fuqive tjera më 7 tetor në Izrael, pritet të takojë më vonë gjatë së hënës edhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Si pasojë e sulmit të militantëve të Hamasit, në jug të Izraelit janë vrarë mbi 1.200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 240 të tjerë. Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 39.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.
Sekretari amerikan i Shtetit e ka cilësuar situatën aktuale si të “tensionuar” në Izrael dhe ka paralajmëruar kundër ndonjë veprimi që mund t’i rrisë tensionet, pas kërcënimeve të Iranit dhe grupit të armatosur libanez, Hezbollah, për t’u hakmarrë ndaj vrasjeve të kryera së fundmi ndaj dy liderëve militantë. Hezog, i cili ka rol ceremonial, ka thënë se izraelitët dëshirojnë të shohin kthimin e pengjeve “sa më shpejt që është e mundur”./ REL
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Megjithëse Nënpresidentja Kamala Harris ka zëvendësuar Presidentin Joe Biden si kandidatja demokra...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha të dielën se operacioni i guximshëm ushtarak në rajonin Kursk t...
fotot ilustruese JEMEN- Forcat amerikane kanë shkatërruar një dron Houthi në Jemen, tha Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM). "Në 24...
fotot ilustruese JEMEN- Kequshqyerja akut po rritet me shpejtësi në zonat e Jemenit të kontrolluara nga qeveria, me rastet më kritike p...
Godina AUSTRALI- Të ardhurat e kufizuara financiare mund të çojnë në izolim social. Por një bibliotekë në Melburn...
Karl Nehammer AUSTRI- Një shtetas afgan, ditë më parë ka kërcënuar me vdekje kancelarin austriak, Karl Nehammer. 28 vje&cced...
fotot ilustruese IZRAEL- Hamasi ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me propozimin e fundit gjatë bisedimeve në Doha, d...
fotot ilustruese KOSOVË- Ka disa muaj që ndërkombëtarët po përpiqen t’ia mbushin mendjen kryeministrit Albin Kurti q&eu...
Alberto Fernandez dhe Tamara Pettinato ARGJENTINË- Publiku argjentinas është tronditur së fundmi nga një video e prezantueses dhe ...
fotot ilustruese SHBA- Kryeministri izraelit ka akuzuar Hamasin se është “kokëfortë” ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA...