LIVE UPDATES
Bota

Zelensky: Synimi i operacionit në Kursk të Rusisë është krijimi i një zone neutrale

Kjo është hera e parë që presidenti Zelensky deklaroi qartë qëllimin e operacionit, i cili filloi më 6 gusht. Më parë, ai kishte thënë se operacioni kishte për qëllim mbrojtjen e komuniteteve në rajonin kufitar Sumy nga bombardimet e vazhdueshme.

19 Gusht 2024, 07:20 Nga M.B
Zelensky: Synimi i operacionit në Kursk të Rusisë është
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha të dielën se operacioni i guximshëm ushtarak në rajonin Kursk të Rusisë, synon të krijojë një zonë neutrale për të parandaluar sulmet e mëtejshme të Moskës që përtej kufirit.

Kjo është hera e parë që presidenti Zelensky deklaroi qartë qëllimin e operacionit, i cili filloi më 6 gusht. Më parë, ai kishte thënë se operacioni kishte për qëllim mbrojtjen e komuniteteve në rajonin kufitar Sumy nga bombardimet e vazhdueshme.

Presidenti Zelensky tha se “tani detyra jonë kryesore në operacionet mbrojtëse në përgjithësi është të shkatërrojmë sa më shumë potencialin luftarak rus dhe të kryejmë sa më shumë kundërsulme. Kjo përfshin krijimin e një zone neutrale në territorin e agresorit – operacionin tonë në rajonin e Kurskut”, tha ai në fjalimin e tij të përnatshëm.

Këtë fundjavë, Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme në rajon dhe ka goditur një të dytë aty pranë, duke ndërprerë linjat e furnizimit për forcat ruse, ndërsa ka vazhduar me operacionin që filloi më 6 gusht, thanë zyrtarët.

Blogerët ushtarakë pro-Kremlinit pranuan se shkatërrimi i urës së parë në lumin Seim pranë qytetit të Glushkovo, do të pengojë furnizimet për forcat ruse që përpiqen të zmbrapsin sulmin e Ukrainës, megjithëse Moska mund të përdorë ende kalime të improvizuara dhe ura më të vogla. Shefi i forcave ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, publikoi të premten një video të një sulmi ajror që shkatërroi urën.

Më pak se dy ditë më pas trupat ukrainase goditën një urë të dytë në Rusi, sipas zotit Oleshchuk dhe guvernatorit rajonal rus, Alexei Smirnov. Deri tani nuk ka pasur njoftime zyrtare se ku ka ndodhur saktësisht sulmi i dytë i urës. Burime ruse në aplikacionin Telegram thanë se ishte goditur një urë e dytë mbi Seim, në fshatin Zvannoe. Sipas faqes ruse të lajmeve Mash, tani në zonën e Kurskut ka mbetur vetëm një urë funksionale.

Agjencia e lajmeve Associated Press nuk mundi t'i vërtetonte menjëherë këto pretendime - por nëse konfirmohen, kjo do të thotë se sulmet ukrainase do të ndërlikojnë më tej përpjekjet e Moskës për të ripërtërirë forcat e saj në Kursk dhe për të evakuuar civilët.

Glushkovo është rreth 12 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën dhe afërsisht 16 kilometra në veriperëndim të zonës kryesore të betejës në Kursk. Zvannoe ndodhet 8 kilometra më tej në veriperëndim.

Kievi më parë ka folur pak për qëllimet e operacionit të tij në Rusi me tanke dhe automjete të tjera të blinduara, sulmi më i madh në vend që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili befasoi Kremlinin dhe gjatë të cilit shumë fshatra dhe qindra të burgosur ranë në duart e Ukrainës.

Forcat ukrainase hynë thellë në rajonin e Kurskut në disa drejtime, duke hasur pak rezistencë dhe duke shkaktuar kaos dhe panik, ndërsa dhjetëra mijëra civilë u evakuuan nga zona.

Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase gjenerali Oleksandr Syrskyi, pretendoi javën e kaluar se forcat e tij kishin përparuar në 1000 kilometra katrorë të rajonit. Pohimet nuk ishte e mundur të vërtetoheshin në mënyrë të pavarur.

Zonat neutrale synohen nga të dyja palët

Në deklarimet e tij për krijimin e një zone neutrale, presidenti Zelensky tha se forcat ukrainase “arritën rezultate të mira dhe shumë të nevojshme”.

Analistët thonë se megjithëse Ukraina mund të përpiqet të konsolidojë përparimet e saj brenda Rusisë, kjo do të ishte një manovër e rrezikshme duke pasur parasysh burimet e kufizuara të Kievit, sepse linjat për furnizimit në thellësi të Kurskut, do të ishin të brishta përballë sulmeve ruse.

Operacioni ka rritur moralin e Ukrainës, që ishte dobësuar nga një kundërofensivë e dështuar verën e kaluar dhe përparimet e forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit.

Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë vizitës në Kinë në muajin maj se ofensiva e Moskës atë muaj në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës, kishte për qëllim krijimin e një zone neutrale.

Sulmi i asaj kohe që hapi një front të ri dhe zhvendosi mijëra ukrainas, ishte një përgjigje ndaj bombardimeve ukrainase të rajonit të Belgorodit të Rusisë, tha presidenti Putin.

“E kam thënë publikisht se nëse vazhdon, do të detyrohemi të krijojmë një zonë sigurie...”, tha ai. "Kjo është ajo që po bëjmë".

Zelensky kërkon leje për të përdorur armët perëndimore për të goditur më thellë në Rusi

Të shtunën presidenti Volodymyr Zelensky u kërkoi aleatëve të Kievit të heqin kufizimet e mbetura për përdorimin e armëve perëndimore për të goditur objektivat më thellë në Rusi, përfshirë ato në Kursk, duke thënë se trupat e tij mund të paralizojnë mundësitë e Moskës "për të përparuar dhe shkaktuar shkatërrime" nëse u jepen armë të mjaftueshme me rreze të gjatë veprimi.

Është thelbësore që partnerët tanë të heqin pengesat që nuk na lejojnë të dobësojmë pozicionet ruse. Trimëria e ushtarëve tanë dhe qëndrueshmëria e brigadave tona luftarake kompensojnë mungesën e vendimeve thelbësore nga partnerët tanë”, tha zoti Zelensky në një postim në platformën sociale X.

Ministria e Jashtme e Rusisë dhe blogerët pro Kremlinit kanë pretenduar se raketat HIMARS të prodhuara nga SHBA janë përdorur për të shkatërruar urat në Seim. Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Udhëheqësit e Ukrainës kanë kërkuar vazhdimisht leje për sulme me rreze të gjatë veprimi mbi bazat ajrore ruse dhe infrastrukturën tjetër që shfrytëzohet për të goditur objektet energjetike të Ukrainës dhe civilët.

Moska gjithashtu duket se ka shtuar sulmet ndaj Kievit, duke e shënjestruar atë të dielën me raketa balistike për të tretën herë këtë muaj, sipas shefit të administratës ushtarake bashkiake Serhii Popko. Ai tha në një postim në Telegram se në sulmet e të gushtit në kryeqytet, forcat ruse "me shumë gjasa kanë përdorur" raketa KN-23 me të cilat janë furnizuar nga Koreja e Veriut.

Një tjetër përpjekje për të goditur Kievin pasoi rreth orës 7 të mëngjesit, tha zoti Popko, këtë herë me raketa Iskander. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi të gjitha raketat e hedhura në të dy sulmet në qytet, tha ai.

Rriten shqetësimet rreth centralit bërthamor në Zaporizhia

Të shtunën shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), së tha se situata e sigurisë në termocentralin bërthamor Zaporizhia të pushtuar nga Rusia po përkeqësohet.

Shefi i agjencisë Rafael Grossi, bëri thirrje për "përmbajtje maksimale nga të gjitha palët " pasi një ekip i IAEA në central, raportoi për shpërthimin e një droni jashtë zonës së tij të mbrojtur. Sipas zotit Grossi shpërthimi ndodhi rreth 100 metra larg linjës së vetme të energjisë që furnizon centralin. Ekipi i agjencisë në central ka raportuar veprimtari të ngjeshura ushtarake në zonën përreth tij javën e kaluar, tha ai.

Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer akuza për sulmet pranë termocentralit, që kur ai u pushtua nga forcat ruse në fillim të agresionit në vitin 2022, duke përfshirë një zjarr në objekt fundjavën e kaluar. Zoti Grossi tha se zjarri kishte shkaktuar "dëm të konsiderueshëm", por nuk përbënte rrezik të menjëhershëm për sigurinë bërthamore.

Bjellorusia thotë se po vendos më shumë trupa në kufirin me Ukrainën

Bjellorusia, aleate e Moskës, ka grumbulluar "gati një të tretën" e ushtrisë së saj përgjatë kufirit me Ukrainën, sipas presidentit të saj autoritar Alexander Lukashenko.

Ai i tha televizionit shtetëror rus se Minsku po i përgjigjej vendosjes së më shumë se 120,000 trupave ukrainase në kufirin prej 1,084 kilometrash. Ushtria profesionale e Bjellorusisë numëron mbi 60,000 pjesëtarë.

Zëdhënësi i forcave kufitare ukrainase Andrii Demchenko, tha të dielën se nuk kishte vërejtur asnjë shenjë të shtimit të trupave të Bjellorusisë.

Lukashenko, i cili mban pushtetin për tre dekada, është mbështetur në përkrahjen ruse për të shtypur protestat më të mëdha në historinë post-sovjetike të Bjellorusisë pas rizgjedhjes së tij në vitin 2020, në një palë zgjedhje që u panë si mashtrim, si brenda dhe jashtë vendit. Ai lejoi trupat ruse të shfrytëzojnë territorin e Bjellorusisë për të pushtuar Ukrainën dhe i lejoi Moskës të vendosë armë taktike bërthamore në tokën e saj./ VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës