Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Komentet e tij vijnë në vazhdën e polemikave në opinionin e Serbisë, pasi këngëtarja kroate, Severina Vuçkoviç, u ndalua për disa orë në kufi me Serbinë, për shkak se ishte në “listën e kontrollit”. Vulin tha se në lista janë persona që kanë kënduar ose folur për Serbinë në një kontekst të keq.
SERBIA- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), ka bërë listat e atyre që nuk janë të mirëpritur në Serbi.
“Listat i kam bërë unë si ministër i Policisë dhe drejtor i BIA-s, bazuar në ligj dhe ndërgjegje. Më vjen keq që nuk u jam përkushtuar më shumë, sepse po shoh se sa njerëz të poshtër janë harruar. [Presidenti i Serbisë] Aleksandar Vuçiç nuk është pyetur dhe nuk është dashur të pyetet për këtë”, tha Vulin përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e partisë së tij, Lëvizja Socialiste, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Komentet e tij vijnë në vazhdën e polemikave në opinionin e Serbisë, pasi këngëtarja kroate, Severina Vuçkoviç, u ndalua për disa orë në kufi me Serbinë, për shkak se ishte në “listën e kontrollit”. Vulin tha se në lista janë persona që kanë kënduar ose folur për Serbinë në një kontekst të keq.
“Në listat që u kam dorëzuar organeve kompetente, ka pasur shtetas të huaj, që kanë ardhur në Serbi për të marrë pjesë në protesta të dhunshme, por edhe narko-bosë - nga Sarajeva deri në Prishtinë e Shkup”, tha Vulin.
Ai shtoi se në lista për “ndalim të detyrueshëm dhe kontroll të shtuar”, ka përfshirë edhe deputetë nga Kuvendi i Malit të Zi, të cilët kanë votuar për Serbinë si gjenocidiale. Këngëtarja Severina Vuçkoviç u lirua pas disa orësh në kufi, më 25 gusht, por pastaj nuk hyri në Serbi.
“Më pyetën se çfarë mendoj për Srebrenicën, për [operacionin] Stuhia, përse i kam mbështetur demonstratat kundër nxjerrjes së litiumit...”, tha mes tjerash Vuçkoviç pas incidentit.
Ajo shtoi se e do Serbinë, ku protestohet kundër nxjerrjes së litiumit, por se nuk do të shkojë atje derisa në krye të saj të jetë Aleksandar Vuçiç. Pas reagimit të opozitës në Serbi, organizatave joqeveritare, aktivistëve dhe artistëve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, thanë se Vuçkoviq nuk është arrestuar, por “ndaluar për kontroll” dhe se listat në bazë të të cilave është ndaluar këngëtarja, “ndoshta do të shlyhen në ditët në vazhdim”. Vulin ishte ministër i Brendshëm i Serbisë nga tetori i vitit 2020 deri në tetor të vitit 2022. Si drejtor i BIA-s shërbeu nga dhjetori i vitit 2022 deri në nëntor të vitit 2023./ REL
Gazeta e gjetur BRITANI E MADHE- Një gazetë e botuar pak ditë pas fundosjes së Titanikut u zbulua në një gard&...
pamje nga ngjarja RUSI- Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Rusi, ku një ari cirku hipur në hoverboard sulmon një trainer p...
Masud Pezeshkian IRAN- Presidenti iranian pro-reformave, Masud Pezeshkian, e ka emëruar ligjvënësin, Abdolkarim Hosseinzadeh, si zëvend...
Shaip Kamberi SERBI- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj grafiteve antishqiptare që jan&e...
Pavel Durov RUSI- Kur shpërthyen protestat në Bjellorusi më 2020, pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale, aktivistët iu drejt...
Keir Starmer ANGLI- Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, ka thënë të martën se do të duhet kohë e gjatë për...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur tani për takimin që pati javën e kaluar me kreun e Agjencisë...
Charles Quinton Brown SHBA- Rreziku afatshkurtër i një lufte të madhe në Lindje të Mesme disi është shmangur, pas shk&eu...
Rafael Grossi RUSI- Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, ka arritur të martë...
Pike kufitare "Mirëdita! Pasaportat, ju lutem! Duhet t’ju marrim edhe gjurmë të së paku katër gishtërinjve. Edhe fotogr...