LIVE UPDATES
Politike

Situata politike në Kosovë/ Joseph: Kurti të heqë dorë nga populizmi përçarës dhe të përfitojë nga dobësimi i Vuçiçit

Ai e përshkruan largimin e liderit hungarez pas 16 vjetësh në pushtet si një “goditje” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se ai ka qenë një faktor kyç që i ka dhënë Beogradit hapësirë manovrimi brenda BE-së.

14 Prill 2026, 16:41 Nga E.d
Situata politike në Kosovë/ Joseph: Kurti të heqë dorë
Edward P. Joseph

Humbja e Viktor Orbanit në zgjedhjet në Hungari krijon një dritare të re mundësie për Kosovën, vlerëson Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve.

Ai e përshkruan largimin e liderit hungarez pas 16 vjetësh në pushtet si një “goditje” për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se ai ka qenë një faktor kyç që i ka dhënë Beogradit hapësirë manovrimi brenda BE-së.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet ta shfrytëzojë këtë “dobësim të Vuçiqit”, të tregojë përgjegjësi shtetërore dhe ta pozicionojë Kosovën si faktor stabiliteti, duke i lënë pas qasjet përçarëse.

“Ashtu siç administrata Trump nuk është e interesuar për lojërat e Vuçiqit, ajo nuk është e interesuar as për ato të Kurtit. Pezullimi i Dialogut Strategjik shtatorin e kaluar ishte dëshmi për këtë”, thotë Joseph për Radion Evropa e Lirë.

Joseph flet edhe për përplasjet mes SHBA-së dhe Evropës dhe ndikimin e tyre të mundshëm në Kosovë, në kohën kur në BE po shtohen thirrjet për më shumë autonomi në fushën e mbrojtjes.

Megjithatë, sipas ekspertit amerikan, roli i Shteteve të Bashkuara mbetet vendimtar - si boshti kryesor i NATO-s dhe garantuesi kryesor i sigurisë në Ballkan.

Radio Evropa e Lirë: Në disa deklarata së voni keni thënë se politika perëndimore në Ballkan shpesh është e paqartë dhe jokonsistente. Në Evropë po shtohen diskutimet për uljen e varësisë nga Shtetet e Bashkuara në çështjet e mbrojtjes. Si i vlerësoni pasojat e këtij trendi për sigurinë e Kosovës?

Edward P. Joseph: Tensionet e paprecedenta në marrëdhëniet transatlantike dhe në NATO, që burojnë nga lufta në Iran dhe çështje të tjera të diskutueshme, kanë ndikim në të gjithë Evropën, përfshirë Ballkanin.

Për momentin, jam shpresëplotë se nuk do të ketë ndryshime në qëndrimin e SHBA-së ndaj [misionit të NATO-s në Kosovë] KFOR. Anëtarë të njohur të Kongresit nga të dyja partitë, Republikane dhe Demokrate, i kanë shkruar sekretarit të Shtetit [Marco] Rubio, duke i kërkuar që të mos ketë ndryshime në praninë e SHBA-së në KFOR.

Megjithatë, divergjenca mes Evropës dhe SHBA-së vazhdon dhe, pavarësisht kësaj, Evropa ende ka nevojë për SHBA-në për sigurinë e përgjithshme. Uashingtoni mbetet boshti kryesor i NATO-s, ndërsa NATO-ja mbetet boshti i sigurisë në Ballkan.

Radio Evropa e Lirë: Ju shpesh keni theksuar rëndësinë e angazhimit të qëndrueshëm të SHBA-së në Ballkan. Nëse Evropa merr një rol më autonom në fushën e mbrojtjes, a prisni ndonjë ndryshim në angazhimin e Uashingtonit në Kosovë?

Edward P. Joseph: Unë, si shumë të tjerë, besoj se çdo tërheqje apo ulje e pranisë së SHBA-së në KFOR-i, është krejtësisht e parakohshme.

Po, është e rëndësishme që Evropa të ndërtojë më shumë kapacitete për sigurinë e saj dhe Evropa po e bën këtë. Megjithatë, Evropa nuk gëzon besueshmërinë e SHBA-së dhe besueshmëria është përbërësi kyç për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.

Rritja e vazhdueshme e armatimit në Serbi - përfshirë blerjen e raketave supersonike kineze - është një shqetësim serioz. Çfarë kërcënimi synojnë të luftojnë këto raketa?

Alarmet e vazhdueshme dhe të ekzagjeruara në Beograd për Deklaratën e Përbashkët të Sigurisë mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës janë gjithashtu shqetësuese, pasi Beogradi duket se po e përdor atë si pretekst për t’u armatosur dhe për të krijuar artificialisht një ndjenjë rreziku brenda vendit.

Radio Evropa e Lirë: Keni paralajmëruar më herët për paqartësitë në politikën e Perëndimit ndaj Serbisë. Debatet aktuale për “autonominë strategjike” të BE-së, a mund - pa dashje - t’i krijojnë Serbisë ose Rusisë mundësi për të testuar sa i bashkuar është Perëndimi në rajon?

Edward P. Joseph: Jo, nuk shoh asnjë lidhje mes autonomisë strategjike evropiane dhe politikës perëndimore ndaj Serbisë. Përkundrazi, shoh një ashpërsim të vonuar të qëndrimit të BE-së ndaj Serbisë.

[Komisionarja për Zgjerim e BE-së] Marta Kos ka kritikuar Beogradin për ligjet në gjyqësor. Po ashtu, po diskutohet seriozisht mundësia e pezullimit të një pjese të konsiderueshme të fondeve të BE-së.

Në të njëjtën kohë, administrata Trump nuk duket e interesuar për lojërat e Vuçiqit.

Uashingtoni e ka befasuar Beogradin me qëndrimin e fortë për nxjerrjen e rusëve nga [Industria e Naftës] NIS. Shpresohet që zgjedhjet në Hungari ta përshpejtojnë shitjen e NIS-it te [kompania hungareze] MOL.

Rusia dhe mbështetësit e saj kryesorë në Serbi nuk mund të jenë të lumtur që [kryeministri në largim i Hungarisë] Viktor Orban nuk do të jetë më ai që mbikëqyr MOL-in dhe kontrollin mbi NIS-in.

Humbja e partisë Fidesz të Orbanit në zgjedhjet në Hungari vetëm sa mund ta inkurajojë BE-në që, më në fund, të mbajë përgjegjës Beogradin dhe presidentin Vuçiq për reformat, për shtypjen e brendshme dhe për politikat destabilizuese ndaj fqinjëve të Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Në kontekstin e dialogut të ngecur midis Kosovës dhe Serbisë, a mund ta përmirësojë një qëndrim më i fortë mbrojtës i BE-së ndikimin e saj politik? Apo mungesa e unitetit të brendshëm të BE-së mbetet pengesë kryesore...

Edward P. Joseph: Kjo e dyta - ndarjet e brendshme në BE lidhur me Kosovën - është pengesa e vërtetë për ndikimin politik të BE-së në Ballkan.

Në fakt, siç kam shkruar dhe deklaruar edhe më herët, katër vendet e NATO-s që nuk e njohin Kosovën - Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja - e mbajnë të ngrirë këtë ngërç dhe e mbajnë rajonin të bllokuar.

Këto katër vende anëtare të NATO-s ia dorëzojnë në të vërtetë ndikimin Serbisë, duke i dhënë në mënyrë efektive Beogradit një lloj vetoje mbi lëvizjet e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së.

Nuk ka nevojë të merret në konsideratë ndonjë forcim ushtarak nga Evropa, kur Evropa është ende e ndarë politikisht për shkak të Kosovës. Në SAIS, kam publikuar dy punime për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Së pari, Ukraina mund ta njohë Kosovën - gjë që do të nxiste njohjen nga Greqia, e më pas nga Rumania dhe Sllovakia. Spanja, pastaj, do ta ndiqte natyrshëm këtë rrugë.

Së dyti, SHBA-ja mund të ofrojë një rrugë për anëtarësimin e Serbisë dhe Kosovës në NATO. Kjo do të ishte menjëherë transformuese për gjithë rajonin.

Por, për ta arritur këtë, Evropa duhet fillimisht të tejkalojë krizën aktuale në marrëdhëniet me administratën Trump.

Radio Evropa e Lirë: Në këtë mjedis në ndryshim, cili duhet të jetë prioriteti kryesor strategjik i Kosovës?

Edward P. Joseph: Prioriteti strategjik i Kosovës duhet të jetë pikërisht shfrytëzimi i vështirësive të Vuçiqit për t’u shfaqur si një shtyllë stabiliteti dhe bashkëpunimi në Ballkan. Pas takimeve të tij në Paris dhe Londër, tani është momenti për kryeministrin Albin Kurti që ta stabilizojë situatën në Kosovë.

Kurti duhet të tregojë përgjegjësi shtetërore dhe të bashkëpunojë me opozitën për një zgjidhje kompromisi për presidentin.

Kurti, gjithashtu, duhet të ndërmarrë hapa të veçantë për të treguar përkushtimin e tij të fortë ndaj komuniteteve joshumicë.

Ai duhet t’i vizitojë serbët dhe të deklarojë angazhimin e tij të plotë, se shërbimet shëndetësore dhe shërbimet e tjera do të vazhdojnë pa ndërprerje, derisa institucionet dikur serbe të integrohen në Republikën e Kosovës.

Ndërsa Vuçiq përballet me një vëmendje gjithnjë e më të madhe nga BE-ja - ku ai nuk e gëzon më mbrojtjen e Viktor Orbanit - Kurti mund ta shfrytëzojë këtë situatë.

Tani është momenti për të vendosur interesat e Kosovës në plan të parë dhe për të treguar kapacitete shtetërore si brenda vendit, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë: A ka qenë Orbani deri më tani një nga faktorët kryesorë që i ka dhënë Serbisë hapësirë për manovra brenda BE-së?

Edward P. Joseph: Po, Orban ka qenë faktor kyç - por jo i vetmi - që i ka dhënë Vuçiqit hapësirë manovrimi brenda BE-së.

Së pari, humbja e madhe zgjedhore e Orbanit është një tjetër goditje për Vuçiqin. Ndikimi në Beograd është shumë më i madh sesa arrestimi i Nicolas Maduros në janar, që gjithashtu erdhi si surprizë për presidentin serb. Këtë herë, ndikimi ndihet edhe në Uashington dhe në Moskë, duke goditur gjithë agjendën populiste-autoritare dhe proruse.

Së dyti, humbja e Orbanit është një shtysë për opozitën në Serbi në një vit zgjedhor. Krahasimi është i dukshëm për të gjithë: ‘nëse hungarezët mund ta largojnë Orbanin, atëherë serbët mund ta largojnë Vuçiqin dhe SNS-në’.

Së treti, kjo humbje rrit vetëbesimin e BE-së, pikërisht në momentin kur Vuçiq po përballet me një vëzhgim gjithnjë e më të madh. Komisioni i Venecias pritet të japë opinion për ligjet kontroverse për gjyqësorin, ndërsa Parlamenti Evropian pritet të publikojë një raport që ka gjasa ta trajtojë presionin e Beogradit ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe opozitës.

Shkurt, humbja e Orbanit i heq Beogradit mbrojtësin e tij kryesor brenda BE-së, ndërsa njëkohësisht dobëson aleatët e Vuçiqit në Uashington dhe Moskë.

Dhe, siç është parë, administrata Trump nuk i ka ofruar Vuçiqit mbështetje të fortë siç i ka dhënë Orbanit.

Budapesti mori një zgjatje njëvjeçare për importin e naftës dhe gazit rus, ndërsa Beogradi u përball me sanksione ndaj NIS-it, që çuan në mbylljen e rafinerisë në Pançevë. Kjo do të thotë se tani ka edhe më pak arsye që Uashingtoni ta mbështesë Vuçiqin.

Radio Evropa e Lirë: Thatë pak më herët se tani është momenti për Kurtin që t’i vërë interesat e Kosovës në plan të parë dhe të tregojë aftësi shtetërore brenda dhe jashtë vendit. Duke pasur parasysh që Kosova mbetet vendi më i prapambetur në integrimin në BE… çfarë përfitimesh konkrete mund të presë realisht në këmbim?

Edward P. Joseph: Zgjedhjet në Hungari krijojnë një mundësi të rëndësishme për Kurtin, nëse ai di ta shfrytëzojë atë.

Me Aleksandar Vuçiqin të dobësuar dhe Serbinë që hyn në një periudhë të tensionuar zgjedhore, nën një vëzhgim gjithnjë e më të madh nga BE-ja, Kosova mund të shfaqet si një burim stabiliteti.

Për ta arritur këtë, kryeministri Kurti duhet të heqë dorë nga populizmi i tij përçarës. Ai duhet të ndërtojë konsensus për një president të ri, duke shmangur zgjedhjet e përsëritura që janë të panevojshme dhe shpërqendruese.

Në këmbim, Kosova mund të presë mbështetje të re në Bruksel, në kryeqytetet e BE-së dhe në Uashington.

Ashtu siç administrata Trump nuk është e interesuar për lojërat e Vuçiqit, ajo nuk është e interesuar as për ato të Kurtit. Pezullimi i Dialogut Strategjik shtatorin e kaluar ishte dëshmi për këtë.

Kurti ka mundësinë të ndryshojë perceptimin - një perceptim që e dëmton Kosovën - se ai është një nxitës problematik. Në vend të kësaj, ai mund të tregojë se ai dhe Kosova janë partnerë të vlefshëm për BE-në, NATO-n dhe SHBA-në./REL

edward p. joseph kosova aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet