LIVE UPDATES
Politike

"Më është mohuar komunikimi me familjen dhe partinë"/ Ilir Meta kërkesë publike Komitetit të Helsinkit: Persekutimi im politik nuk ka ngjashmëri as me Rusinë e Putinit

Meta e cilëson situatën si persekutim politik dhe kërkon trajtim të barabartë me të paraburgosurit e tjerë, si dhe respektim të plotë të të drejtave të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

14 Prill 2026, 16:34 Nga E. D
"Më është mohuar komunikimi me familjen dhe
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka drejtuar një letër publike Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Përmes një audimesazhi, Meta ka ngritur akuza të forta për shkelje të të drejtave të tij gjatë qëndrimit në paraburgim.  Në letrën e tij, Meta thekson se po i mohohen të drejta themelore, përfshirë njohjen zyrtare të vendimeve që e prekin dhe të drejtën për ankim, ndërsa ngre akuza për keqinformim të institucioneve monitoruese mbi kushtet e tij të paraburgimit.

Ai tha ndër të tjera, se i është mohuar edhe komunikimi me familjen dhe partinë. Meta e cilëson situatën si persekutim politik dhe kërkon trajtim të barabartë me të paraburgosurit e tjerë, si dhe respektim të plotë të të drejtave të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Deklarata e plotë e Ilir Metës:

E nderuar Znj. Erida Skëndaj, Kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit! Të nderuar anëtarë të Komitetit të Helsinkit! Jam i detyruar, për arsye se sot në mënyrë tërësisht absurde m’u pengua që këtë letër drejtuar Kryetares së Komitetit të Helsinkit të Shqipërisë, Znj. Skëndaj, t’ja përcillja me firmën time përmes shërbimeve të IEVP-së “Jordan Misja”, pranë drejtuesve të Partisë së Lirisë, që prisnin për orë të tëra përjashta.
Meqënëse, kjo u pamundësua, atëherë jam i detyruar që ta bëj publike për të gjithë.

E nderuar Znj. Erida Skëndaj! Në radhë të parë ju falenderoj që pas 18 muajsh dërguat përfaqësuesin tuaj, Z. Zylyftar Bregu të Komitetit të Helsinkit, të më vizitonte në qelinë time, këtu te IEVP “Jordan Misja”. Së dyti, ju falenderoj se vetëm pas konstatimit nga ana e përfaqësuesit tuaj, se në tualetin e kësaj qelie nuk kishte drita, menjëherë erdhën elektriçistët dhe i vendosën, pasi këtë punë nuk i lejonin ta bënin që nga 23 tetori 2024, kur unë u bëra banor i IEVP-së që mban një emër Heroi si Jordan Misja.

Sigurisht që kjo është një neglizhencë “e vogël”, të cilën unë se kam ngritur kurrë publikisht, pasi këto sjellje ordinere nuk më habisin e shqetësojnë, por as përfaqësuesi juaj nuk do ta besonte po ta thoja publikisht pa e parë me sytë e tij. Mistrecllëqe të tilla ka dhe shumë të tjera, që përfaqësuesi juaj mund t’jua thotë juve siç është edhe shpimi i bidonave plastikë prej 20 litrash për të më cënuar sado pak mua ushtrimet fizike në qeli, meqënëse këtu nuk ka palestër. Ajo që më shqetësoi më shumë nga takimi me përfaqësuesin tuaj ishte se përgjegjësi i Policisë i kishte thënë se edhe unë bëj ajrosje dy herë në ditë si gjithë të tjerët.

Unë i kërkova ballafaqim përfaqësuesit tuaj me këtë përgjegjës policie, emrin e të cilit ai nuk e dinte ose nuk ma tha. Po kështu, jam i hapur në çdo kohë, në praninë tuaj apo të përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit, që të ballafaqohem me këtë përgjegjës policie, që mashtron Komitetin e Helsinkit. Që nga dënimi im, pas komunikimit telefonik me gazetaren Znj. Aida Toncica në 2 korrik 2025, përmes numrit të avokatit tim Z. Kujtim Cakrani, unë bëj vetëm një herë në ditë ajrosje, ndryshe nga 500 banorët e tjerë të IEVP-së “Jordan Misja” dhe këtë e dinë dhe e shohin të gjithë këtu, përveç këtij shefit të Policisë.

Po kështu, duhet të dini se edhe sot e kësaj dite edhe pse e kam kërkuar zyrtarisht edhe përmes avokatit tim, ende nuk na është dhënë vendimi zyrtar se përse jam dënuar unë nga Komisioni Disiplinor i IEVP “Jordan Misja”, që në 2 korrik 2025. A nuk kam të drejtë edhe unë si çdo qytetar që të njihem me bazën ligjore dhe arsyet e këtij vendim-dënimi? Po kështu, pse të më mohohet e drejta edhe mua, si çdo qytetari tjetër për t’u ankuar?
Akoma më e rëndë është përgjigjja për ju, e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, që vlerëson se çfarë duhet të them unë në media kur pyetem apo se nuk duhet të flas për çështjen penale kundër meje pasi kjo mund të shqetësojë prokurorët.

Pra, të tjerët kanë të drejtë të shpërndajnë gënjeshtra në media se gjoja kanë dalë fakte të reja nga hetimi kundër Metës, se gjoja Meta ka përdorur karta amerikane, ndërsa unë nuk paskam të drejtë t’u them të gjithë shqiptarëve se jo vetëm karta amerikane dhe europiane, por kurrë nuk kam patur mundësinë të përdor as kartë shqiptare. Në një vend demokratik, jo vetëm prokurorët kanë të drejtë të akuzojnë apo edhe të abuzojnë për fat të keq, e kjo varet nga personaliteti i tyre, por edhe i akuzuari ka të drejtë të mbrohet publikisht dhe të distancohet nga gënjeshtrat në adresë të tij.

Nëse i pandehuri intimidon prokurorët apo dëshmitarët, të cilët në rastin tim nuk ekzistojnë, askush nuk i ndalon prokurorët të ngrejnë akuza të reja ndaj të pandehurit, përfshirë edhe rastin tim. Për më tepër, që për shkak të funksioneve më të larta që kam mbajtur në Republikën e Shqipërisë si President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër, por edhe si President i Partisë së Lirisë sot, kam detyrimin të jap llogari para qytetarëve shqiptarë për çdo akuzë apo trillim kundër personit tim. Nuk mund të jetë cënim i hetimit, Znj. Kryetare, të kërkosh publikisht që të pyetet personi konkret shqiptaro-amerikan, që prokurorët nuk kanë dashur ta bëjnë deri tani, për katër vite me rradhë.

Edhe vetë gjyqtarja, Znj. Irena Gjoka, e konstatoi këtë mangësi të hetimit në dosje dhe ja la për detyrë Gjykatës të Themelit për ta zgjidhur në të ardhmen. Nuk është cënim i hetimit, Znj. Kryetare, që të kërkohet që letërporositë drejtuar SHBA për lobimet të bazohen mbi kontratën e ligjshme të LSI-së me GSIS-në, të regjistruar në SHBA dhe në Shqipëri dhe që çdo gjë të bëhet transparente sipas kësaj kontrate, si e vetmja mënyrë për të verifikuar nëse ka shkelje të ligjeve amerikane apo shqiptare dhe cili apo cila palë apo person është përgjegjës për këto shkelje nëse janë të vërteta, në SHBA apo në Shqipëri.

Keqpërdorimi i paraburgimit tim si mjet persekutimi politik dhe njerëzor, nuk ka ngjashmëri as me Rusinë e Putinit, ku kundërshtarëve u është lejuar të intervistohen edhe nga mediat ndërkombëtare në burgjet më të largëta të Siberisë. Po kështu, është një mashtrim që ju është bërë juve se gjoja jam lejuar të takohem me Z. Tedi Blushi. Që nga Qershori 2025, asnjë takim shtesë nuk më është lejuar dhe pranuar me Z. Tedi Blushi, madje ende vazhdon i bllokuar në mënyrë të paligjshme numri i tij i telefonit, pavarësisht nga rekomandimi i Avokatit të Popullit.

Z. Blushi apo edhe Z. Petrit Vasili apo Z. Edmond Panariti, gjatë kësaj kohe kanë ardhur në vend të familjarëve të mi, me kërkesën time, duke sakrifikuar takimet me familjarët e mi. Kjo është në kundërshtim me të gjitha të drejtat e mia njerëzore, por edhe politike, si President i Partisë së Lirisë, të njohura këto nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe të rekomanduara nga vetë Avokati i Popullit zyrtarisht. Unë nuk kam kërkuar të bëj mbledhje të Partisë së Lirisë këtu, siç e le të nënkuptuar përgjigjja e ish-Drejtorit të Përgjithshëm, Z. Klevis Qosja për ju. Por të kem mundësinë që përveç katër takimeve familjare, siç do i paraburgosur tjetër në Republikën e Shqipërisë, të kem takime shtesë me deputetët e Partisë së Lirisë apo drejtues të caktuar të saj, siç ka ndodhur para zgjedhjeve të 11 Majit 2025.

Po kështu, ju keqinformoheni kur ju thuhet se nuk ka patur kërkesa nga ne për të dhënë intervista në media kur janë me dhjetëra kërkesat e gazetarëve të njohur për të më intervistuar. Disa prej tyre kanë marrë leje edhe nga SPAK-u, por janë bllokuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që ju ka gënjyer juve. Ne do t’u vemë në dispozicion të gjitha kërkesat e gazetarëve dhe përgjigjet e SPAK-ut apo të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Unë Znj. Kryetare, nuk kërkoj asnjë trajtim të privilegjuar, por të drejta të barabarta si gjithë të paraburgosurit e tjerë dhe po kështu garantimin e të drejtave të mia politike, ku kryesorja është heqja e pengesave të paligjshme të komunikimit telefonik me Z. Tedi Blushi, si Sekretar i Përgjithshëm dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë dhe drejtues të tjerë të kësaj force politike.

Lejimi i takimeve me depuetët, pasi siç ju keni konstatuar me të drejtë, ndalimi i këtyre takimeve ka qenë i paligjshëm dhe i parregullt nga Drejtoria e Burgjeve. Në pamundësi për të ardhur dhe për t’ju takuar në zyrën tuaj, unë ju mirëpres në çdo kohë, nëse ju e gjeni atë për të biseduar edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë jo vetëm me standardet e paraburgimit, por edhe të vetë gardianëve dhe të punonjësve të burgjeve, që janë edhe më të vështira. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të paraburgosur, të cilët fatkeqësisht janë të shumtë që kanë humbur jetën për arsye shëndetësore apo që kanë vrarë veten, po për fat të keq kemi patur edhe raste të gardianëve që kanë bërë vetëvrasje.

Edhe njëherë, duke ju falenderuar për dërgimin e përfaqësuesit tuaj të Komitetit të Helsinkit në qelinë time dhe duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj në bërjen publike të kësaj letre, me qëllimin e vetëm që përmes transparencës, të përgënjeshtroj të gjitha të pavërtetat që ju janë raportuar juve dhe Komitetit të Helsinkit nga autoritetet përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të mia, njerëzore dhe politike, të cilat m’i garanton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, ju shpreh konsideratën më të lartë për ju dhe për Komitetin Shqiptar të Helsinkit./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht