18 Korrik 2023, 17:48
Nga a.l
Takimi
SHBA- I dërguari amerikan për klimën, John Kerry tha pas takimit me kryeministrin kinez se bashkëpunimi mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për trajtimin e çështjes së ndryshimeve klimatike është i domosdoshëm. Kerry tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë çliruesit më të mëdhenj në botë të gazeve serrë.
Takimi i të dërguarit amerikan për klimën, John Kerry me kryeministrin kinez Li Qiang të martën pasoi takimin e tij me kreun e marrëdhënieve me jashtë të Partisë Komuniste në pushtet, Wang Yi, në ditën e tij të dytë të bisedimeve në Pekin.
“Presidenti Biden pret që të shënojmë përparim në axhendën e ndryshimeve klimatike. Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë dy ekonomitë më të fuqishme në botë. Ne jemi gjithashtu dy çliruesit më të mëdhenj të gazeve serrë. Prandaj, bashkëpunimi mes vendeve tona është i domosdoshëm dhe do t'i tregonte pjesës tjetër të botës se si mund të bashkëpunojmë në trajtimin e kësaj çështje shumë urgjente”, tha zoti Kerry.
Li Qiang, zyrtari i dytë më i lartë në Kinë, tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë më ngushtë për "sfidën e madhe" të shkaktuar nga ngrohja globale.
Marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një nga nivelet më të ulëta mes mosmarrëveshjeve mbi tarifat, qasjen në teknologji, të drejtat e njeriut dhe kërcënimet e Kinës ndaj Tajvanit.
Kina kryeson botën në prodhimin dhe konsumimin e qymyrit, duke çliruar tonelata dioksid karboni në atmosferë çdo vit. Pekini është duke zgjeruar gjithashtu përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë si atë të prodhuar nga dielli dhe era. Kerry është zyrtari i tretë i lartë i administratës së Presidentit Biden në javët e fundit që udhëton në Kinë për takime me homologët kinezë, pas Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretares së Thesarit Janet Yellen./ VOA
john kerry
Bota
18 Korrik 2023, 17:43
a.l
Ushtari
SHBA- Travis King është ushtari amerikan që kaloi kufirin në Korenë e Veriut. Lajmi është bërë m...
Bota
18 Korrik 2023, 17:39
a.l
Takimi
KOSOVË- Përfaqësuesit e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajm&eu...
Bota
18 Korrik 2023, 17:41
k.m.
Foto ilustruese
Senati fillon këtë javë debatin për një projektbuxhet masiv që do të përcaktojë prioritetet e ...
Bota
18 Korrik 2023, 17:37
k.m.
Foto ilustruese
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës (AUV) thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin...
Bota
18 Korrik 2023, 17:36
a.l
Foto ilustruese
Rusia tha më 18 korrik se trafiku rrugor është rihapur pjesërisht në urën kryesore që lidh gadishullin e...
Bota
18 Korrik 2023, 17:16
foto ilustruese
ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite njoftoi sot nënshkrimin e marrëveshjeve të shumta me Turqinë, duke përfshir&e...
Bota
18 Korrik 2023, 17:23
a.l
Albin Kurti
GREQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Kretë ka folur për dakordimin me planet...
Bota
18 Korrik 2023, 17:15
a.l
Vladimir Putin dhe Cyril Ramaphosa
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa shprehet se arrestimi i presidentit rus, Vladimir Putin do t&e...
Bota
18 Korrik 2023, 17:11
A.B
Harta
SHBA- Vapa ekstreme ka prekur pjesë të mëdha të hemisferës veriore. Njëra pas tjetrës, valët e...
Bota
18 Korrik 2023, 16:52
a.l
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pretendon se së shpejti do të arrestohet në kuadër të një hetim fed...