LIVE UPDATES
Aktualitet

Joachim Rohm për Kadarenë: La një boshllëk të madh pas

Falë tij, Shqipëria mbeti e fokusuar drejt Europës gjatë tranzicionit nga komunizmi në një shoqëri të lirë. Humbja është e madhe, jo vetëm letrare.

2 Korrik 2024, 08:55 Nga N.F
Joachim Rohm për Kadarenë: La një boshllëk të madh pas
Kadare dhe Rohm

GJERMANI-  Në një intervistë ekskluzive me DW, përkthyesi i Ismail Kadaresë në gjermanisht, Joachim Röhm, flet për marrëdhënien me shkrimtarin, dhe librat e tij të preferuar. 

Deutsche Welle: Sot erdhi lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të famshëm të letrave shqipe Ismail Kadare, dhe njëkohësisht autorit tuaj më të rëndësishëm. Çfarë ndjenjash dhe kujtimesh ju solli ky lajm?

Joachim Röhm: Shumë, shumë të dhimbshme. Sepse e di, që ka ikur jo vetëm një shkrimtar i madh i kalibrit botëror, por edhe një figurë orientuese për të gjithë kombin shqiptar, i cili ka arsye për të qenë krenar me Kadarenë. Falë tij, Shqipëria mbeti e fokusuar drejt Europës gjatë tranzicionit nga komunizmi në një shoqëri të lirë. Humbja është e madhe, jo vetëm letrare. Kam shumë kujtime të vlefshme, prej mbi katër dekadash që e kam njohur personalisht, por ato nuk mund të përmblidhen në pak fjalë.

Si ishte marrëdhënia juaj personale me Kadarenë?

Kemi pasur shumë takime gjatë këtyre dekadave, lexime, udhëtime letrare dhe konferenca në gjithë hapësirën gjermanishtfolëse. Në Shqipëri takoheshim gjithmonë, kur shkoja për vizitë ose në shtëpinë e tij, ose në kafenetë që i donte aq shumë. Mund të them se mes nesh ishte krijuar një marrëdhënie miqësore. Ndonjëherë nuk pajtohej me mendimet e mia, por me të mund të diskutoje për gjithçka. Si përkthyes vlerësoja mundësinë për ta pyetur gjithmonë, por ai asnjëherë nuk ndërhynte në punën time.

Nëse do të donim ta përshkruanim Ismail Kadarenë në bazë të personazheve të letërsisë së tij, kush do ta karakterizonte më së miri?

Ah, mendoj se shumë nga personazhet kanë diçka prej tij. Por besoj se kjo vlen për pothuajse të gjithë shkrimtaret dhe shkrimtarët. Vepra më personale e tij është ndoshta "Aksidenti", por e di që raporti i tij me këtë libër më vonë ishte i dyzuar. Në gjermanisht nuk është përkthyer. Te personazhi i Besian Vorpsit nga "Prilli i thyer" gjen autorin në interesin e tij për traditat shqiptare. Te Rudian Stefa, në librin "E Penguara", sheh shkrimtarin që duhet të mbijetojë nën mullinjtë e regjimit. Por personaliteti shumë kompleks i Ismail Kadaresë nuk mund të gjendet i tëri në librat e tij. Dhe besoj se kjo nuk mund të pritet.

Cili libër i Kadaresë tregon më së miri sipas jush mjeshtërinë e penës së tij? 


Ismail Kadare pëlqente formën e shkurtër, dhe shumë vepra të tij tregojnë se sa mirë e zotëronte atë. Këtë e dëshmon më së miri vëllimi "Vjedhja e gjumit mbretëror". Romane si "Dimri i vetmisë së madhe" dhe "Koncert në fund të dimrit" tregojnë se ai e ndiente veten të sigurt edhe në forma më komplekse shkrimi.

Ju, si përkthyes, a keni një libër që e doni më së shumti?


"Kronikë në gur". Ishte romani i parë i Kadaresë që kam përkthyer në gjermanisht (asokohe në shtëpinë botuese “Residenz" në Salzburg, Austri) dhe, sipas meje, është vepra e tij më intime dhe më e ngrohtë. Por edhe "Kamarja e turpit" është një libër, krejt ndryshe nga i pari, që më pëlqen shumë; po ashtu, personazhi i Gjorgut te "Prilli i thyer".

Ju e keni shoqëruar atë në shumë lexime në Gjermani. Çfarë pëlqenin lexuesit gjermanë më shumë te vepra e Kadaresë?


Jo vetëm në Gjermani, por edhe në Austri dhe Zvicër, Kadareja kishte një audiencë relativisht të vogël, por besnike dhe të përkushtuar. Lexuesit gjermanë vlerësonin sesi Kadare ndriçonte ndërveprimin midis miteve dhe realitetit dhe e përdorte këtë për të zbuluar marrëdhëniet e pushtetit. Kjo mund të jetë njëra nga arsyet e pëlqimit. Por ndoshta edhe njëfarë ekzotizmi i tij nga këndvështrimi i këtushëm; ose edhe talenti i tij i veçantë si rrëfimtar.

Përkthimet tuaja të veprave të Kadaresë janë shumë të vlerësuara në Gjermani dhe ju keni fituar çmimin e njohur Jane Scatcherd për përkthyes. Kadare vetë nuk ka fituar një çmim të rëndësishëm letrar në Gjermani. Si e shpjegoni këtë?


Në Gjermani nuk ka çmime letrare të krahasueshme me Man-Booker ose Princi i Asturias. Por, fakti që Kadare mund të jetë parë me dyshim nga disa figura të skenës letrare gjermane, ka të bëjë me debatin e këtushëm për përgjegjësinë e shkrimtarëve gjatë socializmit. Ky debat filloi në vitet '90 rreth figurës së shkrimtares Christa Wolf. U krijua një perceptim i padrejtë për Kadarenë dhe shumë kritikë letrarë, që më parë e lëvdonin atë, filluan ta kritikonin, megjithëse vepra e tij nuk kishte ndryshuar. Mendoj se shumica e tyre nuk e njihnin realitetin brutal të Shqipërisë, me të cilin duhej të përballeshin autorët shqiptarë, ndaj dhe besuan shumë lehtë në thashethemet nga skena letrare e përçarë shqiptare. Unë kam shkruar për këtë gjetkë. Gjithsesi, është e pamohueshme që debatet e atëhershme kanë lënë ende një shije të hidhur.

Shihni në letërsinë shqipe një pasardhëse ose një pasardhës të denjë, që mund ta zërë vendin e Kadaresë?


Nuk besoj se shkrimtarët e mëdhenj mund të zëvendësohen ose duhet të zëvendësohen. Një Kafka i dytë? Vështirë të parafytyrohet. Është e qartë se Kadareja lë një boshllëk të madh. Por fakti, që letërsia shqipe është tani në gjendje jo fort të mirë, nuk ka të bëjë me Kadarenë. Ka arsye të tjera, të shmangshme dhe të pashmangshme. Përmirësime mund të arrihen, nëse shkrimtarët nuk e kthejnë kokën vetëm nga e kaluara, por fillojnë të merren seriozisht me realitetet e sotme, ashtu siç bënte Kadareja në kohën e tij.

Joachim Röhm, i lindur më 1947-n në Stuttgart, është përkthyesi më i rëndësishëm i veprave të Ismail Kadaresë në gjermanisht.  Röhm është vlerësuar me çmimin Jane Scatcherd (Fondacioni Heinrich Maria Ledig-Rowohlt) dhe me çmimin Jusuf Vrioni për përkthyesit (Republika e Shqipërisë)./ DW

ismail kadare joachim rohm

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet