LIVE UPDATES
Bota

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut

Në njoftim thuhej gjithashtu se janë vrarë edhe dy militantë të Hezbollahut në pjesën jugore të Libanit.

18 Prill 2024, 16:05 Nga E. D
Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të
foto ilustruese

IZRAEL- Ushtria izraelite tha të enjten se forcat e saj kishin kryen sulme ajrore në të gjithë Rripin e Gazës që kishin si objektiv luftëtarët dhe infrastrukturën e Hamasit.

Në njoftim thuhej gjithashtu se janë vrarë edhe dy militantë të Hezbollahut në pjesën jugore të Libanit.

Luftimet e fundit ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë rritur shqetësimet për përhapjen e konfliktit.

Edhe agjencia e lajmeve ‘France-Presse’, duke iu referuar përfaqësuesve të Hezbollahut, njoftoi se dy nga luftëtarët e grupit ishin vrarë nga një sulm ajror i Izraelit në Kfar Kila.

Izraeli njoftoi se 14 ushtarë të tij ishin plagosur të mërkurën nga një sulm i Hezbollahut në pjesën veriore të Izraelit.

Anëtarësimi i territoreve palestineze në OKB

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po përgatitet të votojë një rezolutë që rekomandon statusin e anëtarit me të drejta të plota për Autoritetin Palestinez.

Nëse ky Këshill rekomandon aplikimin e Autoritetit Palestinez, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet ta miratojë atë me dy të tretat e votave.

Por fati i kësaj përpjekje në Këshillin e Sigurimit është i paqartë, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë të drejtën e vetos.

Ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield tha të mërkurën gjatë një vizite në Korenë e Jugut se Uashingtoni nuk e sheh rezolutën si pjesë të përpjekjeve për arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.

Gaza është në prag të urisë, njoftojnë agjenci të shumta, por SHBA-të dhe Izraeli thonë se qasja tek ndihmat është përmirësuar këtë muaj. Në portin Ashdod të Gazës, kanë hyrë kamionë me ushqime për herë të parë që kur Izraeli miratoi hapjen e tij për ndihmat, njoftoi ushtria izraelite të mërkurën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë forcat izraelite kanë vrarë rreth 34,000 palestinezë që nga fillimi i luftës, dy të tretat e të cilëve gra dhe fëmijë.

Izraeli nisi ofensivën në përgjigje të sulmit terrorist të Hamasit ndaj shtetit hebre më 7 tetor 2023, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 persona, sipas shifrave izraelite. Militantët morën peng edhe rreth 250 të tjerë. Izraeli thotë se rreth 130 vetë vazhdojnë të mbahen peng, por një e katërta e tyre kanë të vdekur. Hamasi është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian e të tjera vende.

Katari po rimendon rolin si ndërmjetës

Katari po rivlerëson rolin e tij si ndërmjetës mes Izraelit dhe Hamasit, tha të mërkurën kryeministri i këtij vendi Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij turk në Doha.

Zoti Al Thani nuk dha detaje, por shtoi se kjo gjë po ndodhte pasi përpjekjet e vendit të tij ishin keqpërdorur, siç u shpreh ai.

"Në këtë pikë, po rivlerësojmë rolin tonë si ndërmjetës dhe angazhimin e palëve në këtë ndërmjetësim", tha ai.

Al Thani tha se kishte "kufij" brenda asaj që mund të bëjë Katari si ndërmjetës, megjithëse udhëheqësit kryesorë të Hamasit jetojnë në mërgim në këtë vend.

Më herët të mërkurën, zoti Al Thani tha se negociatat për një armëpushim të ri në Gazë ndodheshin në një "fazë delikate" dhe se po bëheshin përpjekje për të tejkaluar pengesat për arritjen e një marrëveshjeje.

Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në bisedime për të siguruar ndalimin e luftimeve, lirimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi në Gazë, si dhe lirimin e të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken diskutoi këtë çështje në një telefonatë me kryeministrin e Katarit të martën. Departamenti amerikan i Shtetit tha se të dy zyrtarët rikonfirmuan "rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë në ditët në vijim, me synimin për të arritur një armëpushim që siguron lirimin e të gjitha pengjeve".

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, bëri thirrje të mërkurën që bota të përqendrojë vëmendjen tek pengjet dhe që Hamasi t’i lirojë menjëherë ata dhe të pranojë propozimin për armëpushim.

“Arsyeja e vetme që konflikti vazhdon në Gazë është sepse ata nuk po i pranojnë kushtet e marrëveshjes”, tha zoti Cameron gjatë një vizite në Izrael. "Ne kemi nevojë që pengjet të lirohen e që në Gazë të futet ndihma”, shtoi ai.

Në ditët në vijim udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh pritet të vizitojë Turqinë për bisedime me presidentin Rexhep Tajip Erdogan./VOA

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet