Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se Beogradi "bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje", ndërsa akuzoi Prishtinën për dështimin e raundit të sotëm të bisedimeve.
BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë i dhanë fund sërish pa ndonjë përparim takimit të së enjtes në Bruksel, në të cilin u diskutua lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.
Në takimin e kaluar me 4 prill, i dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se “janë mbushur disa boshllëqe midis propozimeve të të dyja palëve dhe se do të vazhdojnë diskutimet bazuar në idetë e Bashkimit Evropian për kompromis”, ndonëse nuk dha hollësi se cili është “kompromisi” i propozuar.
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se Beogradi "bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje", ndërsa akuzoi Prishtinën për dështimin e raundit të sotëm të bisedimeve.
“Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve", tha ai, duke theksuar se Prishtina erdhi në Bruksel pa komentuar idetë e Bashkimit Evrppian dhe kjo tregon qartë se pala tjetër nuk dëshiron të pajtohet për asgjë".
Por, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha se qasja e palës serbe pamundësoi suksesin e bisedimeve.
“Ata në takim sot në mënyrë perfekte treguan kotësinë dhe mosvërtetësinë e konstatimeve të tyre të mëhershme se kemi një çështje urgjente ku disa qytetarë serb të moshës së shtyre nuk kanë arritur të marrin benefitet e tyre. Njësoj sikur herët e kaluara, ka pasur zero interesim nga pala serbe që të merren me këta qytetarë, e gjithë energjia e tyre sërish është orientuar drejt licencimit të një subjekti ekonomik të Serbisë në Kosovë, gjë që për neve është e papranueshme dhe e kemi bërë të qartë në vazhdimësi”, tha zoti Bislimi.
Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi me 1 shkurt, përcakton se euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë. Rregullorja nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi.
Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore./VOA
foto ilustruese UKRAINA- Ukraina kërkoi nga shtetet e grupit G7 ta mbështesin me më shumë sisteme mbrojtëse ajrore, siç vep...
foto ilustruese IRAN- Irani mund të rishikojë doktrinën e tij bërthamore mes kërcënimeve izraelite, paralajmëroi të...
alsu kurmasheva RUSI- Për afër 25 vjet, Alsu Kurmasheva ka punuar si gazetare në Shërbimin tatar-bashkir të Radios Evropa e Lir&eu...
Azzurra Carnelos ITALI- Një 33 vjeçare ka ndërruar jetë pasi refuzoi kimioterapinë në mënyrë që të mund...
Foto ilustruese GJERMANI- Në Gjermani prostitucioni është legal. Sipas aktivistëve për të drejtat e grave Gjermania ësht...
Klara Sanduloviç SERBI- Vajza e politikanit serb, Klara Sanduloviç ka folur për herë të parë pas deklaratës që ...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Derisa bota priti në ankth se çfarë do të ndodhte pas sulmit të madh të Iranit kundër ...
Thijs Reuten KOSOVË- Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar në lidhje me ndalimin e autobusëve të Kosovës nga autoritet s...
Andrej Plenkovic KROACI- Partia konservatore HDZ kryeson në zgjedhjet në Kroaci. Socialdemokratët dolën forca e dytë. Të dyja...
Jeff Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar në lidhje me mbajten në paraburgim të zëve...